Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Deputeti shqiptar i prekur nga COVID-19, letër publike Ramës

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Deputeti shqiptar i prekur nga COVID-19, letër publike Ramës

Deputeti Adriatik Alimadhi është konfirmuar pozitiv me koronavirus. Ai tregon se në datën 24 të këtij muaji është paraqitur në urgjencë. Pasi i kanë kryer vizitën, analizat dhe një grafi për mushkritë, doktoresha e kishte këshilluar të bënte një vizitë në Sanatorium.

Teksa është përballur me një mjet që nuk i plotësonte parametrat për të sëmurë, ai tregon dhe rrugën e gjatë që i është dashur të përballojë në këto orë të vështira për jetën e tij.

Në këtë letër publike drejtuar Ramës, Alimadhi i ka kërkuar kryeministrit që të kthejë sytë dhe gjithë vemendjen e duhur nga shqiptarët.

Po kështu, ai ka qetësuar familjarët dhe mbështetësit e tij se ndodhet në një gjëndje të stabilizuar, dhe se s’ka asnjë rrezik.

Postimi i plotë

I nderuar z. Kryeminister!
Nuk kisha ndermend ta beja publike gjendjen time shendetesore pasi analizat nga ISHP me nxorren pozitiv.

Duke ju pare ju dhe ministren e shendetesise ne te cilen shetisnit shume serbest sepse e keni vene perpara kete popull duke i thene vetem futuni brenda…
Mire keni bere dhe per kete jemi shume dakord!

Bashkeshortja te cilen e ka kapur edhe ate virusi po me thoshte si nuk kane turp keta, si genjejne keta, si mashtrojne keta?! E kjo kuptohet sepe ime shoqe dinte dhe po ndjek gjithe ecurine time.

Po ju pershkruaj cfare kam bere une si proces: Ne date 24 te ketij muaji ne oret e vona te nates u paraqita ne urgjence. Me bene viziten, analizat, si dhe nje grafi per mushkrite.
Doktoresha me tha qe duhet te shkoni per vizite ne sanatorium dhe ashtu bera.

Me shoqeruan me ambulance. Po çfare ambulanca flisni ju more? Kur hipa ne te si ne frigorifer, me xhama te hapura qe nuk mbylleshin.

C’te them! Nje mjet qe nuk i plotesonte kurre parametrat per te semure.
Dakord, shkova ne sanatorium, doktoret atje ishin shume korrekt dhe pasi me moren te gjitha analizat me thane ejani neser ne mengjes per te bere nje skaner. Ashtu bera, ata me bene edhe tamponin.

Shkova ne oren 8 te mengjezit bera skanerin, i cili me nxorri me problem ne mushkri.

Pasi e kishte pare doktoresha me thote se dyshojne per COVID 19. Gjithesesi, me tha ajo, kete do ta japim kur te marrim pergjigjen e analizave nga ISHP, pas ores 16, te dates 24 mars.
Ashtu bera, pas ora 18 po e asaj dite me merre ne telefon doktoresha dhe me thote pergjigja e ISHP eshte; keni dale pozitiv.

Po ate dite njoftova kryetarin e Kuvendit me nje SMS mbi gjendjen time shendetsore. Per hire te se vertetes me mori menjehere ne telefon dhe me pyeti per gjendjen shendetedore.
I kerkova nderhyrjen e tij prane autoriteteve perkatese. Po ashtu ai me mori perseri sot ne telefon duke me pyetur perseri per gjendjen shendetesore, me pyeti ka pasur interesim apo jo? I thash jo dhe asgje deri tani.

Si ore jo tha…fare, fare? Po i tash asnje interesim. Mire me tha se po interesohem une dhe per kete e falenderoj.

Po mire z. Kryeminister, analizat kane dale qe ne daten 24 sot data 27, si nuk tregohet aspak interesim? Po mire kjo, njerezit e mi te dashur qe kam qene ne kontakt i bien 127 dhe interesohen per mua, pergjigja e tyre e dini cila eshte; keni temperature pini paracetomol etjera…

Po mire ata, po une qe kam dale pozitiv, ku eshte interesimi? Çfare duhet te beje une tani?
Kartela ime eshte ne urgjencen e spitalit sanatorium. Analizat i ka bere ISHP, ku çohen me pas? Sigurisht qe proçesin duhet ta ndjek une por kur bera analizat ata me kerkuan numrin e telefonit dhe do me njoftonin prej tij.

Pra qe ta kuptosh per mua nuk ka fare interesim dhe po te them mos beje prapagande; Do vine kaq ambulanca; Do behen gati kaq shtreter dhe do behen spitale. Kur do behen? Kur te vdesin njerzit?! Shqiptaret?!Thuaj shyqyr Zotit qe shqiptaret po te rrine ne shtepi ashtu sic po veprohet dhe jane marre masa ne vendet e prekura para nesh. Mirepo, leri pallavrat, gjithçka qe ju serviret shqiptareve nga ju eshte fallco.

Ata po lengojne ne shtepite e tyre, ashtu si edhe une me bashkshorten time. Po luftojne me jeten. E dime gjendjen e shtetit por mos i mashtro shqiptaret thuaju vetem te drejten dhe verteten.

Ne po perballemi vetem ne kete menyre gati prej nje jave, une sebashku me bashkshorten po e beje me radhe, e pi une nje paracetamol i pari, dhe i beje sherbimin asaj.
Me pas e pi ajo paracetamolin dhe me bene ajo mua sherbim.

Kete e bejme ne 4-5 ore, pa po te ishte per interesim nga ju fo kishim vdekur, prandaj mos na genjeni dhe mos na mashtroni. Dua gjithashtu tu them shqiptareve se nuk ka vend per panik fale sjelljes tuaj te duhur ne momentin e duhur.

Vecmas kesaj, statistikat ne Shqiperi kane treguar qe nuk ka pasur shume raste dhe ato te cilat kane qene jane mundur te kontrollohen nga shtepite e tyre apo edhe ndaj ndihmes te pakushtezuar te mjekeve ne menyra te ndryshme me njohjet e tyre qe kane.

Nuk e beje kete shkrim per vete por po te them sinqerisht: kthej syt dhe gjithe vemendjen e duhur nga shqiptaret, kontrolloni sherbimet mos i merrni te mireqena ato qe ju thone.

Informoj njerezit e mi te dashur qe ndihem me i lehtesuar nga gjendja fillestare, jam mire me shendetin.

Tags: Adriatik AlimadhikoronavirusKuvendi shqiptar

TË LIDHURA

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

21:53 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Next Post
Infektivi i QSUT në karantinë, “Fundjavë Ndryshe” pranë stafit mjekësor (FOTO)

Infektivi i QSUT në karantinë, "Fundjavë Ndryshe" pranë stafit mjekësor (FOTO)

Shqiptarët e ngelur jashtë, Ministria e Jashtme del me njoftimin e rëndësishëm

Shqiptarët e ngelur jashtë, Ministria e Jashtme del me njoftimin e rëndësishëm

Koronavirusi ka goditur në “zemër” qeverinë britanike, infektohet edhe Sekretari i Shëndetësisë

Koronavirusi ka goditur në "zemër" qeverinë britanike, infektohet edhe Sekretari i Shëndetësisë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com