Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Deputetët që tërheqin zvarrë Besa Shahinin dhe Edi Ramën”

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Deputetët që tërheqin zvarrë Besa Shahinin dhe Edi Ramën”

Akademiku i njohur Artan Fuga, ka publikuar një deklaratë të tij në ‘Facebook’ në lidhje me nismën e disa deputetëve në Kuvend për një dokument të përgatitur nga Akademia e Shkencave.

Fuga vë theksin tek draftligji i firmosur nga 14 deputetë për Reformën në Akademinë e Shkencave, ku sipas tij nuk do të sjellë ndryshime në institucion, pasi është përpiluar pa konsulta dhe studime.

“Unë kurrë nuk do të nënshtrohem prej tyre,  ata mund të marrin zvarrë Edi Ramën, Besa Shahinin, Gramos Ruçin, me ose pa dëshirën e tyre, por jo mua”, shkruan Artan Fuga.

Deklarata e plotë:

Deputetët që tërheqin zvarrë Besa Shahinin dhe Edi Ramën (Me ose pas dëshirën e tyre)

Me ane te kesaj deklarate per mediat i drejtohem opinionit publik te vendit dhe veçanerisht komunitetit te kerkuesve shkencore dhe profesoratit te universiteteve te Shqiperise, studenteve dhe te gjithe intelektualeve per nje ngjarje qe e konsideroj te turpshme, fatkeqe dhe me pasoja te renda per vendin ku jane perfshire nje grup deputetesh te Kuvendit te Shqiperise.

Ne menyre krejt arbitrare ata kane marre ne Ministrine e Arsimit nje dokument te pergatitur nga Akademia e Shkencave e Shqiperise, qe eshte ne gjendje katastrofike, e rrenuar prej vitesh, e perfshire nga parazitizmi dhe harxhimi pa kritere e parave publike, dhe duke e paraqitur si iniciative te tyre ligjore, fshehurazi grupeve të interesit dhe komunitetit shkencor të vendit, e kane depozituar ne Kuvendin e Shqiperise.

Ky dokument i turpshem që eshte pikerisht ai i perjetesimi të stagnacionit ne Akademinë e Shkencave serviret gjoja si iniciative ligjore e këtij grupi deputetesh, të cilët nuk jane konsultuar me asnje grup interesi, nuk kane ardhur asnje minute te vetme per t’u konsultuar per gjendjen dhe perspektivat e shkences shqiptare, qe kurre nuk kane treguar asnje interes publikisht per shkencen dhe universitetet shqiptare.

Ata i rrembejne nga dora iniciativën ministrise te arsimit per shkak te paaftesise te saj per te pasur guximin per te drejtuar procesin e reformimit te kerkimit shkencor, injorojnë konsultimin masiv qe eshte bere ne departamentet dhe fakultetet e universiteteve te vendit dhe ne menyre arbitrare krijojne alibine se marri ata vete nje iniciative ligjore pa pasur asnje dijeni as per procesin e deritanishem dhe as per permbajtjen e projektligjit që kanë depozituar.

Me kete veprim ky grup deputetesh injoron mendimin alternativ dhe as merr mundimin t’a konsultoje ate.

Ju drejtohem universitareve te vendit, rinise dhe intelektualeve te Shqiperise duke i njoftuar per kete puç institucional te ndermarre dhe kryer, per nje kaos midis institucioneve te vendit qe merren me arsimin dhe shkencen, per ndërgjegjen dhe etiken e këtyre deputeteve te Kuvendit te Shqiperise, i drejtohem kryeministrit Edi Rama, i drejtohem edhe kryetarit te Kuvendit Gramos Ruci, duke denoncuar kete akt te paprecedent që merr neper kembe cdo konsultim paraprak ligjor per kuadrin rregullues te arsimit, shkences dhe akademise te shkencave e universiteteve.

Nje projekt ligj qe bie ne kundershtim me ligjet dhe parimet e demokracise, qe shkel te drejtat qytetare, që ligjeron rrembimin per pushtet dhe privilegje te nje grushti personash qe kane uzurpuar Akademine e Shkencave.

Pyetja ime eshte : A e kane pare keta deputete qe depozitojne iniciativa ligjore që ne fakt nuk jane te tyre vlerësimin e BE per kete ceshtje ? Apo BE eshte thjesht një alibi dhe jo nje pike orientuese per kombin shqiptar !

Nje grusht individesh kane shpallur tashme zgjedhjet per kryetar ne Akademine e Shkencave ku kryetari perseri do te behet nenkryetar dhe nenkryetari kryetar.

Me ane te ketij akti te ketij grupi deputetesh qe nje pjese e madhe e tyre nuk kane asnje lidhje as me komisionin e arësimit, shkencës dhe mediave te Kuvendit teShqiperise, ata po e cojne situaten, me ose pa pelqimin e kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama, drejt pikes ku ai ate qe e quajti farse ne Akademine e Shkencave t’a konsideroje si reformim te saj.

Ta bejne me ose pa pelqimin e tij te pranoje si reformim farsen e farses, pra reformimin alibi, te lepije ate qe ka peshtyre, sikurse thote populli, duke e marre zvarre drejt nje projekti qe finalizon ne Akademine e Shkencave sundimin e konservatorizmit, dogmave dhe stalinizmit intelektual.

I drejtohem z. Gramos Ruçi nen pergjegjesine e te cilit ky grup deputetesh me fije qe shkojne deri afer tij, m’u përpara derës së tij, po kerkojne te mposhtin, marrin neper kembe, poshterojne komunitetin intelektual te vendit.

Eshte koha per t’i thene ndal ketyre veprimeve që tregojne krizen e thelle te institucioneve shqiptare, dhe marrjen neper kembe qe deputete te ndryshem, si edhe forca regresive në Akademinë e Shkencave, u bejne pedagogeve, krijuesve, intelektualeve te vendit, universitareve dhe gjithe opinionit publik intelektual per interesa egoiste per pushtet dhe trafik politik.

Une kurre nuk do te nenshtrohem prej tyre,  ata mund të marrin zvarrë Edi Ramën, Besa Shahinin, Gramos Ruçin, me ose pa dëshirën e tyre, por jo mua!

U bej thirrje te gjithe intelektualeve te vendit dhe universitareve e kerkuesve shkencore t’i dalin zot vetes dhe te mbeshtesin nje Shqiperi te vlerave, te dijes, sepse kjo Shqiperi që përpëlitet, por ende nuk ka vdekur dhe nuk do te vdesi dot.

Ju faleminderit !

Tags: akademia e shkencaveartan fugabesa shahinidokumentiEdi RamenMinistria e Arsimitzvarrë

TË LIDHURA

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

22:04 | 17/10/2025
Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”
Politikë

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”
Aktualitet

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Next Post
Dhuna ndaj mjekut në QSUT, Manastirliu paralajmëron ndryshime në Kodin Penal

Protesta e opozitës/ Dalin nga spitali 11 të lënduarit

“Kishim frikë të shkonim në parlament”, Spiropali flet për videon e Ramës me gratë

Spiropali për protestën: Basha një humbës pa fantazi, lanë kokrrën e namit

Reagon Avokati i Popullit: Dënojmë dhunën dhe gazin lotsjellës në protestë

Reagon Avokati i Popullit: Dënojmë dhunën dhe gazin lotsjellës në protestë







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

by mirseda
22:04 | 17/10/2025
0

TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj e ka nisur fushatën elektorale me një...

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

21:38 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

21:08 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com