Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Depresioni sezonal/ Pse ndodh dhe si t’i menaxhoni simptomat

4 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Depresioni sezonal/ Pse ndodh dhe si t’i menaxhoni simptomat

Nga: Harriet Bowyer

Duke qenë se moti po bëhet më i ftohtë dhe ditët më të shkurtra, disa njerëz po vërejnë se kanë më pak energji dhe nuk po ndihen aq mirë me humorin si zakonisht. Ndërsa këto ndjenja mund të jenë të përkohshme për disa, gati 1 në 3 njerëz përballen gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit me një lloj depresioni të njohur si çrregullimi emocional sezonal (SAD).

Simptomat e SAD mund të ndryshojnë nga të lehta në të rënda, por zakonisht përfshijnë: humorin e keq, humbjen e interesit apo kënaqësinë për gjërat që ju kanë pëlqyer më parë, ndryshimin e oreksit (zakonisht duke ngrënë më shumë se sa zakonisht), ndryshimin e gjumit (zakonisht duke fjetur më shumë gjumë),dhe të ndjerit si të pavlerë.

Studiuesit nuk janë ende të qartë se çfarë e shkakton SAD, por ka të ngjarë që arsyet të jenë komplekse dhe te shumanshme. Disa studime sugjerojnë se kjo ndodh për shkak të një hipotalamusi jo funksional (zona e trurit që rregullon proceset biologjike si humori, gjumi dhe oreksi), apo nga prodhimi i tepërt i melatoninës (një hormon që kontrollon ciklin tonë gjumë-zgjim, dhe që prodhohet nga gjëndra pineale e trurit).

Nga ana tjetër, disa studiues teorizojnë se kjo gjendje mund të shkaktohet për shkak të të pasurit të një ritmi cirkadian të ndërprerë, pra të procesit natyror të brendshëm që rregullon ciklin tonë gjumë-zgjimit. Sigurisht, mund të ndikojnë edhe faktorë të tjerë.

Për shembull, disa studime kanë treguar se gratë mund të kenë më shumë gjasa të përjetojnë SAD, edhe pse për shkak të mungesës së hulumtimeve specifike, është e pasigurt nëse këto dallime gjinore ekzistojnë vërtet dhe nëse po pse.

Disa njerëz vënë re se simptomat e tyre nisin të përmirësohen kur stinët fillojnë të ndryshojnë dhe kur afrohet pranvera. Por kjo nuk do të thotë se njerëzit nuk kanë shumë gjëra në dorëgjatë muajve të dimrit, që mund t’i ndihmojnë ata të përballen me simptomat e tyre.

Për njerëzit e prekur nga SAD, trajtimet kryesore të rekomanduara përfshijnë ndërhyrje psikologjike (si terapitë e të folurit) apo marrjen e ilaçeve (siç janë anti-depresantët). Hulumtimet tregojnë se terapia konjitive e sjelljes (e cila fokusohet në sfidimin e mendimeve tona shqetësuese dhe ndryshimin e sjelljes sonë) është një trajtim efektiv për SAD.

Në një studim, studiuesit treguan se terapia konjitive e sjelljes (CBT), shoqërohej me një depresion dukshëm më të ulët kur u përdor një vit më vonë, krahasuar me terapinë me dritë (që përfshin uljen përpara ose poshtë një kutie e cila lëshon një dritë shumë të ndritshme, për rreth 20-30 minuta ose më shumë në ditë).

Një pjesë kyçe e CBT është mbështetja e pacientëve tek një teknikë të quajtur aktivizimi i sjelljes, e cila synon të përmirësojë gjendjen emocionale duke i inkurajuar njerëzit qëta strukturojnë ditën e tyre dhe të përfshihen në aktivitete kuptimplote dhe të këndshme, si për shembull një hobi.

Po ashtu studimet tregojnë se disa anti-depresantë (veçanërisht SSRI) mund të jenë veçanërisht efektivë në trajtimin e simptomave të SAD. Terapia e dritës është gjithashtu duke u shqyrtuar si një trajtim për SAD. Por përveç kërkimit të ndihmës profesionale, ka disa gjëra të tjera që mund të bëjnë njerëzit, për t’u përballur me SAD.

Dalja jashtë dhe marrja e dritës natyrale të ditës, është një nga udhëzimet e ekspertëve. Sipas një studimi, marrja e më shumë drite natyrale gjatë ditës mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave. Studiuesit e studimit, iu kërkuan pjesëmarrësve që të dilnin çdo ditë nga 1 orë shëtitje në natyrë, ose të përdornin një kuti me një dritë artificiale me dozë të ulët për 30 minuta në ditë për një periudhë 1-javore.

Pjesëmarrësit që dilnin çdo ditë shëtitje, treguan përmirësime të konsiderueshme në të gjitha simptomat e depresionit, krahasuar me ata të ekspozuara ndaj dritës artificiale. Ndërkohë, hulumtimet tregojnë gjithashtu se faktorët e stilit të jetesës (si nivelet e stërvitjes fizike dhe dieta), mund të luajnë një rol të rëndësishëm si në shkaktimin ashtu edhe në menaxhimin e depresionit.

Kur bëhet fjalë për SAD në veçanti, ka disa prova që sugjerojnë se ushtrimi (vetëm ose e kombinuar me terapinë me dritë) mund të përmirësojë simptomat. Sërish është ende e paqartë pse ndodh kështu. Por hulumtimi ka treguar se kjo mund të lidhet me ndryshimet në ritmin tonë cirkadian. / “The Conversation” – Bota.al

Tags: depresioniSADStudime

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
B.1.1.529 nga Afrika e Jugut/ Italia vendos kufizime të reja

B.1.1.529 nga Afrika e Jugut/ Italia vendos kufizime të reja

Semi përlotet teksa lexon kartolinën dhe falenderon Donaldin (VIDEO)

Semi përlotet teksa lexon kartolinën dhe falenderon Donaldin (VIDEO)

“Hiqet” kufiri me Kosovën, do ketë vetëm kamera

"Hiqet" kufiri me Kosovën, do ketë vetëm kamera

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com