E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

“Hiqet” kufiri me Kosovën, do ketë vetëm kamera

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Kosovë-Shqipëri, pohoi se është dhënë porosi në pikat e kalimit kufitar me Kosovën që të mos ketë asnjë kontroll e asnjë pengesë për kalimet e automjeteve për festat e nëntorit. Qytetarët kosovarë që duan të festojnë Pavarësinë e Shqipërisë dhe Festën e Flamurit këtë fundjavë nuk do të kenë asnjë pengesë për të kaluar kufirin drejt vendit tonë.

“Sa i takon flukseve që do jenë të mëdha e jo të zakonshme, duke përfshirë dhe festën kombëtare të datës 28 ku lëvizja do jetë me një fluks të shtuar. Kemi dhënë porosi në dy anët e kufirit që mos ketë kontrolle e asnjë pengesë për qarkullimin e shtetasve për periudhën e fundjavës së gjatë që krijon festa e 28 nëntorit”, tha ministri Çuçi.

Po ashtu ai paralajmëroi se fillimit të sezonit të ardhshëm veror, në kufi me Kosovën do të vendoset një sistem kamerash që do lexojnë përmes targës të dhënat e automjetit pa pasur nevojë që ato të ndalojnë.

“Kemi marrë masat e s’do presim sezonin e verës për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve, sidomos në pikën kryesore të kalimit të dy vendeve tona. Kemi rënë dakord që do vëmë një sistem kamerash në kufi dhe qarkullimi do bëhet pa ndalim e kamerat do regjistrojnë vetë çdo gjë sa i takon identitetit të makinës që kalon përmes leximit të targës së kamerave e çdo gjë do jetë automatike pa pasur nevoje të ndalojë në kufi. Kjo do jetë shumë më shpejt se sa fillim i sezonit”, tha ai.

Duke u ndalur te lejet e qëndrimit 5-vjeçare, ministri Bledi Çuçi deklaroi se do të bëhen lehtësime për këtë çështje, ku do të mjaftohet me plotësimin e një formulari. “Kemi bërë kapërcim për të lehtësuar lejet për të jetuar në të dyja anët e kufirit të shqiptarisë, duke bërë që një shtetas mjafton të plotësojë një formular me një dokument identifikimi e të deklarojë një adresë të përshtatshme. Dhe menjëherë pa asnjë procedurë shtesë merr lejen 5 vjeçare dhe pastaj do i takojë leja e përhershme pa pasur nevoje të bëjë aplikim tjetër”, tha Çuçi.

Lexo edhe :   Kosova dhe Shqipëria të mësojnë nga njëra-tjetra!
Lexo edhe :   “Të flasim si diplomat, të veprojmë si patriotë”, Kurti: Fati ynë është në BE

Për lejet e punës, ministri shtoi se: “Më me rëndësi në këtë pikë fakti që tani kjo leje qëndrimi unifikohet dhe e njësuar me lejen e punës, një kalvar që shtetasit tanë në dy anët e kufirit e kanë hequr në kurriz deri më sot, do të thotë pa asnjë dokument vetëm kjo leje qëndrimi që merret me kaq lehtësi çdo shtetas ka të drejtë të punojë në të dy anët e kufirit. S’ka nevoje për asnjë aplikim apo dokument, për të marrë leje pune në Shqipëri apo Kosovë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...