Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Depoja e armëve në Tiranë, policia sekuestron qindra armë të rënda e granata

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Depoja e armëve në Tiranë, policia sekuestron qindra armë të rënda e granata

Policia e Shtetit ka dhënë njoftim zyrtar, në lidhje me arsenalin e armëve të sekuestruara ditën e sotme në ambientet në pronësi të Sokol Xhurës.

Gjatë operacionit, u zbuluan dhe u goditen edhe 2 baza të tjera që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake nga grupe kriminale që kryenin krime kundër personit.

Nga pamjet e shpërndara, shihen dhjetëra armë të modeleve të ndryshme, të sofistikuara dhe me precizion të lartë, të fshehura në një depo të izoluar me mur në një magazinë

Njoftimi i plotë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Kompleks”.

Gjatë operacionit të zhvilluar ditën e sotme u zbuluan dhe u goditen edhe 2 baza të tjera që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake nga grupe kriminale që kryenin krime kundër personit.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e sektorit operacional dhe Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në DVP Tiranë, nën drejtimin e SPAK-ut, në vijim të operacionit policor të koduar “Kompleks”, kanë lokalizuar dhe goditur dhe 2 baza të tjera që shërbenin po për modifikimin, magazinimin dhe furnizimin me armë të grupeve kriminale në territorin e të gjithë vendit.

Në kuadër të operacionit të zhvilluar këtë mëngjes, gjatë kontrollit të maganizës së shtetasit Sokol Xhura, i cili është shpallur më herët në kërkim, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në një ambient të përshtatur, një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak: 50 automatik, 1 pushkë të precizionit të lartë (Snajper), 1 snajper draganoz, 1 antitank, 19 kundërajrorë, mitroloz (2 të rëndë dhe 1 të lehtë), pajisje ushtrarake, 10 dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat, dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 24 predha antitank, 1 arkë me lëndë eksplozive tritol, 100 granata të ndryshme, 6 kilogramë lëndë ekspoloziv C4, 7 armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme, 53 pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.

Më herët, më datë 01.04.2021, në kuadër të këtij operacioni u zbardhen tri ngjarje kriminale me armë e eksploziv të ndodhura më parë, u vunë në pranga 9 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Po në kuadër të operacionit të zhvilluar më datë 01.04.2021, Policia zbuloi 18 baza, gjeti dhe sekuestroi arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.

Policia e Tiranës është e vendosur për të krijuar një ambient sa më të sigurt duke parandaluar dhe goditur ashpër të gjithë personat që tentojnë të ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e krimeve kundër personit, në fushën e narkotikëve apo trafiqeve të paligjshme dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të vijojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112.

Tags: banesadepo armeshpolicia

TË LIDHURA

Ambasadori gjerman: Zgjedhja e kreut të SPAK të kryhet pa ndërhyrje nga jashtë
Politikë

Ambasadori gjerman: Zgjedhja e kreut të SPAK të kryhet pa ndërhyrje nga jashtë

22:11 | 17/09/2025
Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk dihen rrethanat e lëndimit
Aktualitet

Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk dihen rrethanat e lëndimit

21:43 | 17/09/2025
22-vjeçari shqiptar humbi jetën në tragjedinë hekurudhore të Tempit; babai i tij nis grevë në Athinë, duke prekur zemrat e mijëra njerëzve
Aktualitet

22-vjeçari shqiptar humbi jetën në tragjedinë hekurudhore të Tempit; babai i tij nis grevë në Athinë, duke prekur zemrat e mijëra njerëzve

20:49 | 17/09/2025
Next Post
Në Kosovë 11 viktima dhe 720 raste të reja me Covid-19

Kosova regjistron 9 viktima dhe 571 raste me koronavirus

Pas golit të parë, Hysaj synon edhe rinovimin me Napolin

Hysaj drejt Interit? Dy serbë “largojnë” mbrojtësin shqiptar

Rama parashikon sa mandate do marrë në 25 prill, i shkruan në një mbulesë buke

Rama parashikon sa mandate do marrë në 25 prill, i shkruan në një mbulesë buke

JU REKOMANDOJMË

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

21:23 | 12/09/2025




TË FUNDIT

Obama: SHBA në krizë politike pas vra*jes së Charlie Kirk
Bota

Obama: SHBA në krizë politike pas vra*jes së Charlie Kirk

by mirseda
22:44 | 17/09/2025
0

Ish-Presidenti amerikan, Barack Obama ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara po përballen me një krizë politike si...

Izraeli përfundon me sukses ndërtimin sistemit mbrojtës ajror me lazer

Izraeli përfundon me sukses ndërtimin sistemit mbrojtës ajror me lazer

22:23 | 17/09/2025
Ambasadori gjerman: Zgjedhja e kreut të SPAK të kryhet pa ndërhyrje nga jashtë

Ambasadori gjerman: Zgjedhja e kreut të SPAK të kryhet pa ndërhyrje nga jashtë

22:11 | 17/09/2025
Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk dihen rrethanat e lëndimit

Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk dihen rrethanat e lëndimit

21:43 | 17/09/2025
Lufta në Ukrainë, Zelensky: Do të marrim 3.5 mld dollarë për të blerë armë nga SHBA-të muajin e ardhshëm

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Do të marrim 3.5 mld dollarë për të blerë armë nga SHBA-të muajin e ardhshëm

21:12 | 17/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com