Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një denoncim në lidhje me ish-drejtorin e Fondit të Kujdesit të Detyrueshmë Shëndetësor, i cili, sipas denoncimit të qytetarit dixhital, edhe pse u shkarkua pas akuzave për abuzimin me rimbursimin e ilaçeve, është rikthyer sërish me një post tjetër të rëndësishëm.
Berisha shkruan se, Ahmetaj është emëruar drejtor i përgjithshëm në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, që aktualisht e drejton Belinda Balluku.
Postimi i plotë:
Hajnia si merite absolute!
Lexonin denoncimin e qytetarit dixhital. sb
pershendetje doktor, Eduard Ahmetaj ishdrejtori i Fondit te kujdesit te detyrueshem shendetesor pas vjedhjeve, abuzimeve me rimbursimet e ilaceve dhe sksndaleve ne kete institucion emerohet drejtor i pergjithshen nga ministrja Balluku, ne qoftese do te kishte shtet ligjor Eduardi duhet te ndiqet penalisht per demin ekonomik te verifikuar nga KLSH dhe pasojat shendetesore qe kane shkaktuar te pacientet, i korruptuar dhe me masa te lene nga KLSH, Eduard Ahmetaj emerohet Drejtor i pergjithshem ne ministrine e Ballukut.