Emisioni BOOM ka denoncuar sot aktivitetin e paligjshëm të ambulancave private, të cilat ofrojnë shërbime mjekësore pa e pasur licencën për këtë lloj veprimtarie.
Boom ka zbuluar se një pjesë e mirë e atyre që ofrojnë këtë shërbim, janë agjencitë funerale, ku duket se shërbimet për të vdekurit e të gjallët, janë bërë bashkë.
Boom: Më kanë thënë që keni një ambulancë për të transportuar një njeri, nga spitali këtu, ta çoj deri në Berat?
Punonjësi i agjencisë funerale: Ka, por për momentin ti fol me këtë po është nis për Korçë ai shoferi. Për sot të duhet, për tani?
Boom: Jo mo po pyes që të di se e kemi me kështu domethënë…
Punonjësi i agjencisë funerale: Dëgjo, megjithatë merr këtë numrin, se ky është ai shefi ynë. Tani sa ka ik ai. Merre atë, më duhet thuaj një ambulancë.
Boom: E sa lekë bëjnë kështu, se ke idenë?
Punonjësi i agjencisë funerale: Ne jemi punëtor.
Boom: Po kështu i ka në gjendje të mirë, ka oksigjen?
Punonjësi i agjencisë funerale: I ka me vete oksigjen, i ka ato. Ai erdhi, se iku në Korçë, erdhi shkarkoi atë oksigjenin këtu ai.
(Punonjësi i funeralit tregon bombolën e oksigjenit brenda agjencisë funerale, këtë e përdorim në ambulancë thotë ai.)
Boom: Oksigjen është ai?
Punonjësi i agjencisë funerale: Po.
Boom: Po vetëm një ambulancë ka ai?
Punonjësi i agjencisë funerale: Një ambulancë ka, se këto të tjerat i ka të gjitha për funerale.
(Telefonojmë pronarin e agjencisë funerale që ka dhe ambulancën)
Gazetarja: Alo si kalove mirë?
Pronari i agjencisë funerale: Mirë, ça bëre?
Gazetarja: Ofroni shërbim me ambulancë private?
Pronari i agjencisë funerale: Po.
Gazetarja: Atëherë dua të transportoj një njeriun tim nga Tirana në Lushnje. Është në gjendje të rëndë.
Pronari i agjencisë funerale: Kur e do sot?
Gazetarja: Po sot, mendova nga pasditja.
Pronari i agjencisë funerale: Po unë aktualisht ambulancën tani po e nis për në Korçë .
Gazetarja: Ti ambulancën e ke me oksigjen, të paktën?
Pronari i agjencisë funerale: Po, me oksigjen, me oksigjen. 120 mijë lekë bën.
Gazetarja: Po ndonjë mjek keni ju?
Pronari i agjencisë funerale: Mjek jo, mund të gjejmë ndonjë infermier. Mund të flas nëse janë të lirë, këto të dy që njoh unë, mund të vijnë. Dhe ata duan një pagesë tjetër plus, e kanë tarifë fikse për Zotin, nuk është se kam lidhje unë me atë punë.
Gazetarja: Sa kushton ajo?
Pronari i agjencisë funerale: Diku te 50 mijë lekshi.
Gazetarja: Domethënë 170 në total ? E kuptova. Po është infermier, nuk është mjek? Ndonjë mjek nuk e gjejmë dot ë? Se tani infermieri mos nuk i del dot për zot?
Pronari i agjencisë funerale: Jo, mjek s`ma merr mendja të vijnë.
Agjencia e dytë funerale me autoambulancë
Boom: Dua të vete deri në Sarandë?
Punonjësi i agjencisë funerale: Në ça vendi të Sarandës e ke?
Boom: Brenda në Sarandë.
Punonjësi i agjencisë funerale: Në qytet?
Boom: Po.Sa lekë vete?
Punonjësi i agjencisë funerale: Me oksigjen, pa mjek ë?
Boom: Po sa vete me mjek? Sa vetë pa mjek, sa vete me mjek?
Punonjësi i agjencisë funerale: Do t`i tregoj të gjitha unë tani. Ne Sarandën me doktor, 350 mijë lekë veç me oksigjen shkojmë. Mjeku do deri në 30 mijë lekë. Maksimumi 25-30 merr deri atje. Unë do ta lë, neqoftëse do të marrësh edhe mjekun, do ta lë me 350 mijë lekë. Është 300 kilometra. Ne 120 lekë i marrim kilometrit.
Boom: E ke infermierin tënd privat këtë ti?
Punonjësi i agjencisë funerale: Po, privat. Nuk është i spitalit, nuk marrë …Po s`të vjen kush pa lekë, 50 mijë lekë të marrin, se i kam provuar të gjithë. Është me kilometra. Merr amerikanin, merr gjermanin, kë të dush ti me ambulancën. Vetëm unë i kam më lirë, se unë i kam private, nuk kam bashkëpronar. Pyet në Tiranë sa e ke kilometrin, unë ta kam llogaritur 1 mijë lekë kilometrin. Në Tiranë e kanë 1 euro deri në 1 mijë e 500 lekë, çdokush.
Boom: Ti ke dhe atë shërbimin funeral aty?
Punonjësi i agjencisë funerale: Po. Ne e di si na ka ndodh njëherë për në Sarandë? Erdhi njëri këtu, mu tek spitali e ka pas shtëpinë, i thashë ça gjendje e ke babën? Tu mbaru tha, ta çojmë në Sarandë. O shok thashë, Saranda është larg. S`mund ta çosh ti aq shpejt. Po e pate nda mendjen hajde ta nxjerrim sot që të shkoj. Jo tha, shkon. E mora në ambulancë, i thashë më mirë mos nisemi, më mirë le të vdesi, ai e ka marrë atë rrugë. Jo, tha, do ta lë ashtu.
Boom: Edhe ne ashtu e kemi.
Punonjësi i agjencisë funerale: Në Rinas, kemi hyp në Qafë – Kashar, në Vorë, vdiq. Pastaj unë ndërhyrjet e mia i bëra, që mos ta çojnë në mjeko-ligjor, se ai kishte kartelë. Mos ta çojshin atje, ja bona këto.
Funerali i tretë me autoambulancë, pa staf
Boom: Si kalove, kush e ka këtë ambulancë?
Qytetari: Neve.
Boom: E keni juve?
Qytetari: Po.
Boom: Ti je këtu, për ndonjë shërbim, për ndonjë gjë?
Qytetari: Po, të sëmurë ke?
Boom: Po, pra të sëmurë, sa lekë bën.
Qytetari: Hajde mo se nuk jam unë , hajde fol me shoferin.
Boom: Ku është?
Punonjësi i agjencisë funerale: Ja ku është te funerali.
Boom: Si jeni? Keni kështu shërbim ambulance ju?
Punonjësi i agjencisë funerale: Po.
Boom: Kemi për të transportuar një të sëmurë, ta çojmë në Lushnje
Punonjësi i agjencisë funerale: Ku në Lushnje, brenda në Lushnje?
Boom: Po, sa lekë bën?
Punonjësi i agjencisë funerale: 120 mijë lekë.
Boom: 120 mijë lekë, po ke oksigjen tek ajo?
Punonjësi i agjencisë funerale: Kam.
Boom: Ke ambulancë të mirë apo nga këto normale?
Punonjësi i agjencisë funerale: Ambulancë e 2010-ës.
Boom: Atij si duhet për momentin oksigjen, po si dihet rrugës. Po ndonjë infermier?
Punonjësi i agjencisë funerale: Infermieri të merr…më shumë do infermieri sesa makina pastaj.
Boom: Pse sa lekë do ?
Punonjësi i agjencisë funerale: Ku e ke të shtruar ti?
Boom: Këtu o burrë tek onkologjia, nga pas.
Punonjësi i agjencisë funerale: Ta gjej unë infermierin, ta gjej, llafin s`ta jap po…
Boom: Sa lekë kërkojnë?
Punonjësi i agjencisë funerale: 60- 70 mijë lekë i do.
Boom: Iiiii !
Punonjësi i agjencisë funerale: Ça po them !
Boom: Po për merak, për rrugës them.
Punonjësi i agjencisë funerale: Po prapë, po pati diçka me vdek s`ka ça t`i bëj infermieri, infermieri mund t`i bëj një injeksion, s`ka ça t`i bëj. S`është doktor ai.
Autoambulanca private me reklamë buzë rrugës
Shoferi i ambulancës private: Si ja kalove, mirë?
Boom: Si je ti? Dua të çoj mamanë deri tek shtëpia.
Shoferi i ambulancës private: Ku e ke shtëpinë?
Boom: Në Laprakë poshtë. Sa vete?
Shoferi i ambulancës private: 30 mijë lekë. Po jo me këtë ambulancë, këtë e kam kështu për reklamë. Do shkoj të marrë ambulancën tjetër. Kam një tjetër të 2013-ës. Ku në ça vendi, ça spitali është?
Boom: Këtu o burrë, tek onkologjiku aty poshtë.
Shoferi i ambulancës private: Te onkologjiku? Ka nevojë për oksigjen?
Boom: Po ke oksigjen ti?
Shoferi i ambulancës private: Te ajo s`kam pra, prandaj po të them.Nëqoftëse do oksigjen të shkoj të marr ambulancën tjetër, prandaj po të them.
Boom: 30 mijë lekë deri në Laprakë?
Shoferi i ambulancës private: Po.
Boom: Po barrel ke ti aty?
Shoferi i ambulancës private: Po normal, ambulanca është me barrelë.
Boom: Po kështu ke njeri ti aty, që t`i rri nga pas?
Shoferi i ambulancës private: Po është ky çuni i vogël. Është ky punëtori im.
Boom: Po mund të ketë ndonjë problem ai përshembull?
Shoferi i ambulancës private: Po mirë mo vëlla po e deshe me staf spitalor është 70 mijë lekë.
Boom: 70 mijë lekë?
Shoferi i ambulancës private: Po,po.
Boom: Po ça përfshin?
Shoferi i ambulancës private: Infermier, doktor.
Por për këtë aktivitet nuk ka kontroll, pasi lejën ta jep vetë Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ambulancat janë jashtë kontrollit Pra, shteti e ka lënë vetë të hapur shtegun për abuzime.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor: E sqarova me juristen, për autoambulancat nuk ka check list dhe nuk të kontrollon njeri për këto autoambulancat.
Boom: Domethënë unë mund të punoj me këto ambulancat?
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor: Të punosh se nuk ka kontroll për momentin nga ne.
Boom: Nuk ka kuadër ligjor domethënë?
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor: Jo.
Boom: Domethënë unë punoj normalisht dhe s`më ndalon njeri.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor: Punon normal dhe thuaj që unë kam pyetur në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor.
Boom: Kështu më duhet mua ndonjë doktor, ndonjë infermier, që mund ta kem nëpër rrethe unë përshembull? Ndërron jetë rrugës ai, ça t`i bëj unë?
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor: Po ambulanca do të ketë doktorin dhe infermierin e vet.
Boom: Po është problemi, se ja të kapën rrugës, a ku di gjë unë.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor: Nuk të kap njeri me ambulancat, vetëm se duhet të kesh patjetër një mjek ose një infermier.
Boom: Po i gjen kollaj, një infermier, se i jep pagesën sa duhet edhe…
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor: Vetëm për këtë mund të kapin. Ç`është kjo ambulancë pa mjek që shoqëron një të sëmurë?
Boom: Po, jo jo, ashtu s`bëhet fjalë.
Boom: Përshembull mund të ketë një pacient nga QSUT që i ka prerë shpresat, do të iki në shtëpi, ta marrin familjarët në shtëpi.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor: A e kuptova, këtë lloj shërbimi. Për ambulancat nuk ka.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor: Drejtoresha ky do një bazë ligjore që do ta hapi. Ja më vdiq rrugës thotë në ambulancë. Edhe normal që ambulanca do mjek dhe infermierë të paktën, apo jo?
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor: Nuk ka një rregullore , nuk di të them./oranews.tv