E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Dënohet me burgim të përjetshëm ish-gjenerali serb, Ratko Mlladiç

Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara e mbështetën dënimin me burg të përjetshëm ndaj ish-shefit ushtarak serb, Ratko Mlladiç për organizimin e gjenocidit dhe mizorive të tjera gjatë gjithë luftës së Bosnjës 1992-95.

Ish-komandanti serb, Ratko Mlladiç ka humbur apelin e tij kundër një dënimi të vitit 2017 për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Mekanizimit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale, mbështeti dënimin e përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e rreth 8,000 burrave dhe djemve muslimanë boshnjakë (boshnjakë) në Srebrenicë.

Mekanizimi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale në Hagë, është një institucion pasardhës i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Më 2017, në gjykimin e shkallës së parë Mlladiq ishte dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë akuzash, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë dhe krime kundër njerëzimit.

Procesi gjyqësor ndaj Mlladiqit

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë paditi Ratko Mlladiqin më 24 korrik 1995. Pas 16 vjetësh në arrati, ai u paraqit në gjykatë për herë të parë në korrik të vitit 2011.

Mlladiç, një ish-gjeneral, ka qenë pjesëmarrës në luftën e Bosnje dhe Hercegovinës në vitet 92 -95 si komandant i ushtrisë së serbëve të Bosnjës.

Në vitin 2017, Haga e ka dënuar Mlladiqin – në shkallë të parë – me burgim të përjetshëm, pasi është shpallur fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës.

Gjyqi kundër tij kishte filluar në vitin 2012 dhe ka zgjatur gjithsej 530 ditë.

Pas shpalljes së vendimit, mbrojtja dhe prokurorët apeluan vendimin, dhe shpallja e vendimit përfundimtar bëhet sot (8 qershor).

Mbrojtja kishte kërkuar që ai të lirohej ose që lënda të kthehej në rigjykim. Ndërsa, prokuroria kishte kërkuar që Mlladiq të shpallet fajtor për gjenocid edhe në gjashtë komuna të tjera të Bosnje dhe Hercegovinës, përveç Srebrenicës.

Mlladiq ishte dënuar për gjenocid ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, në verën e vitit 1995, kur forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem, për përndjekje të myslimanëve dhe kroatëve nga Bosnja, për terrorizim të civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe marrje peng të pjesëtarëve të misionit të huaj, UNPROFOR, gjatë luftës në Bosnje.

Deri më tani, në qytetin e Srebrenicës janë gërmuar 94 varre masive dhe janë identifikuar eshtrat e më shumë se 6,900 personave të vrarë nga forcat e ushtrisë serbe. Më shumë se 1,000 banorë të zhdukur të Srebrenicës, kërkohen ende.

Dëshmia e krimeve të luftës

Ratko Mlladiç ishte komandant i përgjithshëm i Ushtrisë së Republika Sërpskës. Ushtria e tij e kishte mbajtur të rrethuar Sarajevën për 1,460 ditë duke hedhur qindra mijëra granata dhe sulme tjera mbi qytet. Më shumë se 11,500 njerëz u vranë. Numri i fëmijëve të vrarë gjatë rrethimit të Sarajevës është rreth 1,600.

Mlladiq, në shkallën e parë u gjykua nga Gjykata në Hagë për: gjenocid në Srebrenicë, persekutim, shfarosje, krime kundër njerëzimit, shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, dëbim, Zhvendosje të detyruar, terrorizëm, sulm ndaj civilëve dhe marrje e pengjeve.

Ai u dënua për 10 nga 11 akuzat. Ai u lirua nga akuza për gjenocid në gjashtë komuna të Bosnjës gjatë vitit 1992.

Atëbotë, gjykatësi kryesues, Alphons Orie, duke folur në lidhje me akuzën për gjenocid në Srebrenicë, pati thënë se “Dhoma zbuloi se anëtarët e ushtrisë së Republika Sërpskës kishin për qëllim shkatërrimin e myslimanëve boshnjakë”.

“Dhoma erdhi në përfundim se ndaj myslimanëve boshnjakë në dhe përreth Srebrenicës ishin kryer krime të gjenocidit, persekutimit, shfarosjes dhe vrasjes dhe akte çnjerëzore akte të zhvendosjes së detyruar”, pati thënë Orie.

Në vendimin e shkallë së parë thuhej se forcat e ushtrisë serbe, më parë kishin krijuar një atmosferë të pasigurisë dhe jotolerancës në Srebrenicë.

“Ata ndanë burrat, midis të cilëve kishte edhe të mitur. Gjykata gjeti se disa mijëra ishin vrarë sistematikisht”, thuhej në vendimin e Gjykatës.

Mlladiq ishte dënuar në mungesë nga gjykatat kroate si komandant i Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA) me 20 vjet burg për krime lufte të kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Përveç Mlladiqit, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë ka dënuar edhe 13 ish-anëtarë të tjerë të ushtrisë dhe policisë serbe për të njëjtat krime.

Nga të gjitha krimet e kryera gjatë luftimeve në ish-Jugosllavi, gjykatat ndërkombëtare e kanë karakterizuar vetëm krimin në Srebrenicë si gjenocid. Gjenocidi është konfirmuar me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në shkurt të vitit 2007./REL/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...

Hodhi çantën nga dritarja e lokalit sapo pa RENEA-n, pranga 27-vjeçarit

Kontrollet e befasishme të RENEA-s në Fier për kapjen e personave në kërkim, janë finalizuar me arrestimin e një të riu. Në pranga është...