pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibompasacasinopusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetteosbet girişcasinomilyonbahiscasino girişteosbetbetgit girişbahiscasinocratosroyalbet girişbetgitgrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetJojobetcasibompasacasinobetkanyoncasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetesbetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetbahiscasinobetgitromabetbetsalvadorjojobetCasibomcratosroyalbetjojobetromabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Nostradamusi dhe Hitleri: A e parashikoi të ardhmen mjeku i shekullit XVI-të?

5 vjet ago
in Kryesore
(GERMANY OUT) Farbdruck, Nostradamus, Michel de Nostredame, vor Buch, in La Maison de Nostradamus, Salon de Provence, Frankreich,    (Photo by Rainer Binder/ullstein bild via Getty Images)

(GERMANY OUT) Farbdruck, Nostradamus, Michel de Nostredame, vor Buch, in La Maison de Nostradamus, Salon de Provence, Frankreich, (Photo by Rainer Binder/ullstein bild via Getty Images)

Mishel Nostradamusit i njihet merita e bërjes së shumë profecive të sakta mbi të ardhmen, që nga vdekja e mbretit Henrit II të Francës, dhe deri tek bombat bërthamore që ranë mbi  Hiroshima dhe Nagasaki. Për pjesën më të madhe të jetës së tij, ai ishte një shkencëtar i besueshëm që studioi sëmundjen e Murtajës dhe botën përreth tij.

Por nga fundi i jetës së tij nisi të shkruajë poezi enigmatike, të cilat janë interpretuar gjatë viteve për t’iu përshtatur ngjarjeve historike. Po sa i saktë ishte ai? Dhe a e paralajmëroi vërtet botën mbi ngjitjen në pushtet të Hitlerit, njeriut që do të kryente krime aq të përbindshme?

Jeta e Nostradamusit

Mishel dë Notrëdam, më vonë Nostradamus, lindi në vitin 1503 në Sen Remi të  Francë.

Ai nisi ta praktikojë profesionin e mjekut në Agen në vitet 1530, edhe pse ishte përjashtuar nga shkolla e mjekësisë. Ai u bë i njohur për një trajtim inovativ mjekësor të Murtajës.

Por pas vitit 1555 ai nisi të bënte profeci, të cilat i botoi në një libër me poezi të rimuara. Fama e tij si parashikues u bë aq e madhe, saqë u ftua në oborrin e Katerina de Mediçit, bashkëshortja e mbretit francez Henri II, ku ai bënte parashikime mbi fatin e familjes së saj.

Fama e tij u rrit akoma më tej kur pretendohet se parashikoi vdekjen e mbretit. Ai tha se një luan i ri do të kapërcente një të moshuar në një fushë beteje, duke shpuar syrin e luanit të moshuar. Pak muaj më vonë Henri II, do të vdiste gjatë një turneu duelesh me kuaj, kur një heshtë e shpoi maskën dhe i çau syrin monarkut. Nostradamus vdiq në 1566. Një natë para vdekjes ai i tha sekretarit të tij “Nuk do të më gjesh më të gjallë me lindjen e diellit!”. Dhe në fakt ai vdiq natën dhe u gjet i pajetë të nesërmen në mëngjes.

Profecitë e tij: Fat, apo largpamësi?

Për shkak të paqartësisë së poezive 4-vargëshe, shumë njerëz janë kthyer pas në kohë dhe i kanë atribuar shkrimeve të Nostradamus ndodhjen e shumë ngjarjeve. Një nga profecitë më të njohura është mbi Zjarrin e Madh të  Londrës:”Gjaku i të drejtëve do të bëjë një gabim në Londër, që do të djegur nga rrufeja e njëzet tre e gjashtë…”.

23 nga 6 mund të tregojnë numrin 66 që ishte viti 1666 kur ra zjarri. Shumë njerëz u vranë në atë incident, dhe ideja e djegies së Londrës mund të shihet si e qartë në poezi. Por paqartësia e strofës lejon interpretime të tjera. Profecia që i atribuohet Hiroshimës dhe Nagasakit:”Mbi dy qyteteve do të bien Murtaja të ngjashme, të cilat nuk janë parë kurrë më parë”.

Apo mbi vrasjen e presidentit amerikan Xhon Kenedi:”Nga lart, e keqja do të bjerë mbi njeriun e madh, dhe një i pafajshëm që do të vritet do të akuzohet për atë vepër”. Dhe në fakt Kenedi u vra nga një snajper nga dritarja e një godine shumëkatëshe, ndërsa vrasësi i dyshuar, Li Harvi Osvald, nuk është besuar kurrë se ka qenë autori i vetëm, dhe u vra para

se të dilte në gjyq. Misteri përreth kësaj ngjarjeje, ka bërë që parashikimi i Nostradamusit të duket shumë i vërtetë.

A e parashikoi ai ngjitjen në pushtet të Hitlerit?

Adolf Hitleri është ndoshta udhëheqësi më famëkeq i një vendi evropian në historinë e kohëve moderne. Ai lindi në vitin 1889 në Austri, luftoi në Luftën e Parë Botërore, dhe u bë udhëheqësi i Partisë Naziste në vitet 1920. Ai ishte Fyhrer i Gjermanisë nga vitit 1933, deri në vdekjen e tij në vitin 1945.

Gjatë kësaj kohe, ai zgjeroi kufijtë e Gjermaninë në të gjithë Evropën, duke pushtuar

Francën dhe Poloninë, dhe kryer krime të tmerrshme ndaj njerëzve që i konsideronte si të padëshirueshëm. Ai njihet si arkitekti i kampeve të vdekjes dhe Holokaustit.

Disa studiues mendojnë se ngjitja e tij u parashikua nga Nostradamusi gati 500 vjet më parë. “Nga thellësitë e Evropës Perëndimore, një fëmijë i vogël do të lindë nga njerëz të varfër, dhe përmes gjuhës së tij, do të arrijë të joshë një grupim të madh njerëzish”- shkruan ai.

Në fakt Hitleri njihej si një individ karizmatik, dhe prindërit e tij vinin nga shtresa e varfër, gjë që i jep më shumë besueshmëri kësaj teorie. Një fjali e mëvonshme madje flet për një zonë të njohur si “Hister”. Hister është një zonë e  Danubit, pranë vendit ku lindi Adolf Hitleri. Një rastësi vërtet e çuditshme, apo një profeci mistike?

burimi: https://www.ancient-origins.net/unexplained-phenomena/nostradamus-0015415

Përshtatur për Tirana Today

Tags: arashikimhitlerinostradamusi

TË LIDHURA

Aktualitet

U kapën me arsenal armësh në Tiranë, Gjykata lë në burg katër të arrestuarit

15:47 | 11/06/2026
Aktualitet

“Sheshi u përket qytetarëve”/ Kërkohet forum popullor me 200 përfaqësues

15:28 | 11/06/2026
Aktualitet

GJKKO dënon 13 persona për pjesëmarrje në organizatë terroriste, ja sa vite burg për drejtuesit

15:15 | 11/06/2026
Next Post

Zgjedhjet për kreun e PD/ Në selinë blu mbërrijnë materialet zgjedhore (Foto)

reuters

Kanada, tre ditë zie pas sulmit ndaj familjes myslimane

Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në vend, 13 raste të reja me Covid-19







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

U kapën me arsenal armësh në Tiranë, Gjykata lë në burg katër të arrestuarit

by mirseda
15:47 | 11/06/2026
0

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba. Këta...

27-vjetori i çlirimit të Prishtinës/ Veteranët marshojnë, kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

15:33 | 11/06/2026

“Sheshi u përket qytetarëve”/ Kërkohet forum popullor me 200 përfaqësues

15:28 | 11/06/2026

GJKKO dënon 13 persona për pjesëmarrje në organizatë terroriste, ja sa vite burg për drejtuesit

15:15 | 11/06/2026

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

15:04 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com