Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Demokracia përtej shtetit-komb

6 vjet ago
in Të Gjitha
Demokracia përtej shtetit-komb

Nga Kemal Dervis, “Project Syndicate”

Sipas ekonomistit të Harvardit, Dani Rodrik, është e pamundur të kemi njëkohësisht një sovranitet të plotë kombëtar, demokraci dhe globalizëm. Koncepti i “trilemës politike të ekonomisë botërore”, është i dobishëm, por jo i plotë.

Argumenti i Rodrik, i trajtuar në librin e tij të ri, është se shumë globalizëm e gërryen sovranitetin e shteteve kombëtare demokratike, duke ia nënshtruar gjithnjë e më shumë forcave ekonomike dhe financiare, të cilat nuk mund të përputhen me dëshirat e shumicës së brendshme.

Sipas kësaj logjike, një shtet autoritar mund të funksionojë më mirë në një botë të globalizuar, për shkak se nuk është i kufizuar për shembull nga shqetësimet zgjedhore. Me më pak globalizim, vendimmarrja demokratike brenda shtetit kombëtar, do të qe më pak e kufizuar nga forcat e jashtme – veçanërisht nga tregjet financiare – çka që do të thotë se fushëveprimi i saj do të ishte më i gjerë.

Pa shtetin-komb, globalizimi dhe demokracia, janë gjithashtu të mundura, edhe pse Rodrik është mosbesues nëse institucionet demokratike mund të funksionojnë në një shkallë globale. Ai nuk e portretizon këtë trilemë si një rregull të vështirë dhe të shpejtë. Përkundrazi, qëllimi i tij është të nxjerrë në pah sfidat që lidhen me nxitjen, ose ruajtjen pjesërisht ose plotësisht, të këtyre 3 rregullimeve institucionale.

Por, për të nxjerrë sa më shumë përfundime nga koncepti i Rodrikut, është e nevojshme të trajtohet një dimension tjetër:nivelet e shumta të qeverisjes, që ekzistojnë në botën e sotme. Shteti komb, i udhëhequr nga qeveria kombëtare, mbetet blloku thelbësor i rendit ndërkombëtar. Por nën shtetin-komb janë shtetet (ose provinca), qytetet dhe rajonet, të cilat mund të kenë strukturat e tyre qeverisëse. Mbi të, ekzistojnë blloqe mbikombëtare sikurse janë BE-ja, dhe institucionet globale si OKB.

Çdo diskutim i trilemës, duhet të marrë parasysh këto nivele të ndryshme të qeverisjes. Zhgënjimi i sotëm i përhapur me qeverinë, është pjesërisht një reagim kundër globalizimit, i cili duket se e imponon veten ndaj shteteve-kombe. Por një arsye tjetër për këtë zhgënjim, mund të jetë ajo se qytetarët ndihen të shkëputur nga qeveritë e tyre kombëtare.

Megjithatë, qeveritë nënkombëtare nuk janë aq larg, dhe qytetarët shpesh mendojnë se ende mund të ushtrojnë ndikim të rëndësishëm mbi to. Për pasojë, tensioni midis demokracisë dhe globalizimit, duket të jetë më pak akut le të themi në nivel lokal. Këtu ndihmon fakti që qeveritë nënkombëtare priten të përqendrohen më shumë tek shqetësimet e natyrës lokale, sikurse janë infrastruktura, arsimi dhe strehimi, të cilat nuk perceptohen si të ndikuara fuqishëm nga globalizimi.

Në anën tjetër të spektrit gjenden strukturat qeverisëse mbinacionale, sikurse është BE-ja. Jo vetëm që unioni merret shpesh me çështje të lidhura me globalizimin si tregtia; por qytetarët e Evropës ndjejnë se një Bruksel që është i largët dhe i shkëputur, dhe mbi të cilin kanë pak ndikim, po shkel sovranitetin e shteteve-kombeve. Ky ndjenjë, e ilustruar nga vota pro Brexit, mund të vërehet në të gjithë Evropën.

Qytetet janë qendrat e inovacionit dhe progresit; fuqizimi i tyre mund të jetë çelësi për pajtimin e sovranitetit popullor dhe globalizimit. Mënyrat përmes së cilave këto dinamika mund të komplikojnë trilemën politike të Rodrikut, janë shfaqur dukshëm në Katalonjë, ku tensioni midis demokracisë lokale dhe shtetit-komb, është akoma më i theksuar sesa ai i globalizimit.

Në fakt, shumë katalanas janë më shumë të frustruar me qeverinë kombëtare të Spanjës, sesa me globalizimin apo BE-në. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Skocinë në përballjen me Britaninë e Madhe. Në këtë kontekst, një tërheqje nga ana e shtetit-komb që kundërshton globalizimin, siç po ndodh në SHBA nën Presidentin Donald Trump, bëhet edhe më problematike, pasi kërcënon të ringjallë të gjitha patologjitë ekonomike dhe politike që nxiti në të shkuarën nacionalizmi.

Po nëse do të adoptonim një qasje të re, në të cilën demokracia në nivel vendor dhe sovraniteti të forcohen? Në shumë vende, në mos shumicën e tyre, qytetet janë qendra e inovacionit dhe progresit, pasi ekonomitë e shkallës dhe nxitjet pozitive, tërheqin kompanitë me performancë të lartë.

Qytetarët ndjehen pranë qeverive të tyre lokale, dhe janë krenarë për qytetet e tyre, por krenaria mbi identitetin e tyre, nuk ka cilësitë e dëmshme të nacionalizmit. Ndërsa shteti kombëtar heq dorë nga fuqia e tij ndaj qeverive rajonale, shtetërore ose komunale, trilema dobësohet. Ashtu si demokracia, me ndjenjën e saj të përkatësisë, edhe globalizimi, i nxitur nga qytetet kozmopolitane të hapura për botën, mund të lulëzojnë pa bërë që ndonjë vend të humbasë sovranitetin.

Përfitimet nga një qasjeje të tillë, mund të jenë të mëdha, por këtu ekzistojnë rreziqe serioze. Ndërsa zonat e suksesshme metropolitane, tërheqin një pjesë në rritje të kapitalit në vend, punëtorët e kualifikuar dhe kapacitetet inovative, veçanërisht në zonat rurale do të përballen me rënien ekonomike:Mundësi më të vogla për punësim, mbyllje e spitaleve dhe shkollave, dhe një infrastrukturë në përkeqësim të vazhdueshëm.

Kjo prirje, siç e kemi parë, krijon një terren të frytshëm për politikanët populistë, që ofrojnë zgjidhje të thjeshta, të rrënjosura në ideologji ekstreme, të cilat mbjellin përçarje dhe minojnë progresin. Prandaj është jetësore të gjenden mënyra për të ndihmuar që nga fillimi, ata që mund të mbeten prapa nga një sistem i tillë. Këtu, shteti-komb do të luajë rolin më të madh, megjithëse duhet të arrihet një ekuilibër i përshtatshëm, për të parandaluar rivendosjen e trilemës.

Shënim: Kemal Dervis, ish-ministër i Turqisë për Çështjet Ekonomike dhe ish-administrator i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), është anëtar i Institutit Brookings.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: beblloqedemokraciaKombëtareNga Kemal DervispërtejProject Syndicateshtetit-komb

TË LIDHURA

Diola Dosti flet për tradhtinë nga partneri: Ia kam falur asaj, nuk e dua fare
Të Gjitha

Diola Dosti flet për tradhtinë nga partneri: Ia kam falur asaj, nuk e dua fare

17:58 | 25/05/2023
Kapen mat në shoqërinë e njëri-tjetrit, Nita dhe Shpati sërish bashkë? (VIDEO)
Të Gjitha

Kapen mat në shoqërinë e njëri-tjetrit, Nita dhe Shpati sërish bashkë? (VIDEO)

22:02 | 24/05/2023
Dua Lipa prezanton të dashurin e ri
Stil

Dua Lipa prezanton të dashurin e ri

18:31 | 20/05/2023
Next Post
Vrasësi i padukshëm/ Sa i pastër është ajri që merr tani? Harta tregon të dhënat në kohë reale

Vrasësi i padukshëm/ Sa i pastër është ajri që merr tani? Harta tregon të dhënat në kohë reale

The Sun: Sekretet e Rita Orës, nga lidhjet e dashurisë e deri tek çështjet gjyqësore

The Sun: Sekretet e Rita Orës, nga lidhjet e dashurisë e deri tek çështjet gjyqësore

Rama reagon për herë të parë për “Kampin e Kretës”: Të shihemi sy më sy

LSI denoncon Ramën: Pasi rropi paratë e palmave, tani …

JU REKOMANDJOMË

Ja si vendet po e përdorin Covid-19, për të rritur fuqinë e tyre të butë

Ja si vendet po e përdorin Covid-19, për të rritur fuqinë e tyre të butë

2 vjet ago
Video/1 milionë të shtëna në minutë, ja kush është arma automatike më e fuqishme në botë

Video/1 milionë të shtëna në minutë, ja kush është arma automatike më e fuqishme në botë

4 vjet ago
Kurti flet për takimin urgjent me Ramën në Tiranë

Kurti flet për takimin urgjent me Ramën në Tiranë

9 muaj ago
Itali/Zbulohet identiteti i shqiptarit që ndërroi jetë pasi u përplas nga makina

Itali/Zbulohet identiteti i shqiptarit që ndërroi jetë pasi u përplas nga makina

3 vjet ago




TË FUNDIT

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi
Stil

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Maj 2023

by mirseda
22:43 | 29/05/2023
0

Dashi Edhe vazhdimësia e kësaj dite do varet nga ju. Nëse nuk tregoheni tolerantë dhe kërkoni të...

Policia e Kosovës, thirrje qytetarëve: Po qarkullojnë grupe kriminale me armë, ruani qetësinë!

Policia e Kosovës, thirrje qytetarëve: Po qarkullojnë grupe kriminale me armë, ruani qetësinë!

22:41 | 29/05/2023
Po afrohet dita e madhe! Zbulohet data e dasmës së Arbanës dhe Eduartit

Po afrohet dita e madhe! Zbulohet data e dasmës së Arbanës dhe Eduartit

22:18 | 29/05/2023
Kë thumbon Kejvina me postimin e saj të fundit? (Foto)

Kë thumbon Kejvina me postimin e saj të fundit? (Foto)

21:53 | 29/05/2023
Selena Gomez i bërtet truprojës pasi një fans i saj u afrua ta takonte (VIDEO)

Selena Gomez i bërtet truprojës pasi një fans i saj u afrua ta takonte (VIDEO)

21:33 | 29/05/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com