Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Demarkacioni/Seancë urgjente në Kuvendin e Kosovës

7 vjet ago
in Të Gjitha
Opozita kërkon mocion mosbesimi, Mustafa nuk shqetësohet

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin, siç është thënë, të ndryshuar dhe plotësuar, për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Këtij projektligji i është shtuar edhe deklarata e dy presidentëve, të Kosovës dhe Malit të Zi, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviç.

Pas miratimit të projektligjit nga ekzekutivi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se në emër të qeverisë së vendit do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe për të votuar ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

“Ekziston një vullnet i madh që kjo të ndodhë sa më shpejt. Ka pasur kërkesa që kjo të ndodhë nesër. Për shkak të konsultimeve, që janë ende në vazhdim, në mes të grupeve parlamentare, të deputetëve, propozoj që kjo të ndodhë pasnesër, në orën 10. Edhe për këtë kemi bërë konsultime ndërinstitucionale që ta shtyjmë mbajtjen e seancës, jo nesër, por pasnesër. Shpresoj që pasnesër do të jemi unik dhe do ta kemi një përkrahje, po e quaj maksimale për këtë vendim kaq të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës”, tha Haradinaj.

Ai ka shtuar se kërkesën për seancë do ta bëjë menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë.
Për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, nevojiten dy të tretat e votave të tërësishme të deputetëve të Kuvendit, pra, 80 nga 120 sosh. Vullnetin për ratifikim të kësaj marrëveshjeje e kanë shprehur partitë shqiptare në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën. Lista Serbe, si partner i koalicionit qeverisës, ende nuk e ka bërë zyrtarisht të ditur qëndrimin e saj.

Kryeministri Haradinaj, më herët ka theksuar se në mbledhjen e Qeverisë kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarët nga Lista Serbe, por ai nuk ka sqaruar nëse ky partner i koalicionit është pajtuar të votojë pozitivisht për Marrëveshjen për demarkacionin.

“Kjo ishte shumë shenjë e mirë që ishin në takimin e Qeverisë. Zakonisht, për disa tema të ndjeshme, e keni vërejtur se kanë munguar. Ta shohim. Kemi kohë dhe nuk mund ta precizoj”, tha Haradinaj.

Në rast se Marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ratifikohet brenda kësaj jave, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë theksuar se mund t’i arrijnë afatet kohore, për të hyrë në agjendën e institucioneve të Bashkimit Evropian, në mënyrë që gjatë këtij viti të arrihet një rezultat konkret lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Megjithatë, përveç ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, Kosova duhet ta përmbushë edhe kushtin për sundimin e ligjit dhe rezultatet konkrete në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ministrja e Integrimeve Evropiane e Qeverisë së Kosovës, Dhurata Hoxha, thotë se që nga viti 2015 kur Kosova ka qenë pozitivisht e vlerësuar lidhur me këtë kusht, trendi i njëjtë i përparimit në këtë fushë, sipas saj ka vazhduar edhe në vitet që pasuan.

“Nëse e shohim raportin në vitin 2016, në vitin 2017 dhe tani në dy muajt e fundit, ka një progres të vazhdueshëm, shkruan rel. Kuptohet që ne jemi në vazhdimësi duke raportuar, sepse çdo muaj raportojmë për këtë kusht dhe besoj që sa i përket çështjes për liberalizim të vizave, është bërë një progres shumë i mirë”, ka thënë ministrja Hoxha.

Sidoqoftë, autoritetet e Kosovës po bëjnë përpjekje që ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, të ndodhë brenda kësaj jave, në mënyrë që ta dorëzojnë raportin tek institucionet përkatëse evropiane, për të hyrë në agjendën e mbledhjes së Këshillit Evropian, e cila pritet të mbahet në javën e parë të muajit mars.

Tags: demarkacioniKosovësKuvendinseanceurgjente

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Profil/Kush janë “hajdutët” që vodhën tokat në Spille

Profil/Kush janë “hajdutët” që vodhën tokat në Spille

Champions League/Formacionet zyrtare

Champions League/Formacionet zyrtare

Rama: Ju rrëfej arsyen pse vesha atlete në Trieste

Rama: Ju rrëfej arsyen pse vesha atlete në Trieste

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com