E premte, 26 Shkurt, 2021
15 C
Tirana

Delegacionet e larta amerikano-izraelite nisen drejt Emirateve

Delegacione të nivelit të lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli u nisën të hënën nga aeroporti Ben-Gurion i Izraelit për një vizitë në Abu Dabi, që shënon edhe fluturimin e parë tregtar nga Izraeli drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

Avioni kaloi mbi hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, që gjithashtu shënon herën e parë të një udhëtimi mbi këtë hapësirë, nga një avion tregtar izraelit.

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord të vendosin marrëdhënie diplomatike në fillim të këtij muaji, me ndërmjetësimin e SHBA-ve.

Emiratet e Bashkuara Arabe do të bëhen vendi i tretë arab që normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin, pas Egjiptit dhe Jordanisë.

Delegacioni amerikan përfshin këshilltarin e lartë të Presidentit Donald Trump, njëkohësisht dhëndri i tij Jared Kushner, këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien, të dërguarin për Lindjen e Mesme Avi Berkowitz si dhe të dërguarin për Iranin Brian Hook.

Duke folur për gazetarët para se të hipnin në avion, zoti Kushner tha “ndërsa ky është një fluturim historik, shpresojmë që ai të nisë një udhëtim edhe më historik për Lindjen e Mesme e më gjerë”.

Delegacioni izraelit përfshin këshilltarin për Sigurinë Kombëtare Meir Ben-Shabbat dhe drejtorët e përgjithshëm të disa ministrive.

“Këtë mëngjes përshëndetja tradicionale “qofsh në paqe” merr një rëndësi të veçantë për ne”, tha zoti Ben-Shabbat, duke shtuar se qëllimi i udhëtimit ishte të hidhte themelet për bashkëpunim në fushat e mjekësisë, tregtisë, teknologjisë dhe turizmit.

Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë do të zhvillojnë takime me homologët e tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan “Voa”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny transferohet në një burg jashtë Moskës

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalni është dërguar në një burg jashtë Moskës për të vuajtur dënimin, tha avokati i tij të enjten, një...

Kurba e koronavirusit mbetet e lartë, 20 viktima në 24 orët e fundit

Kurba e koronavirusit në Shqipëri vijon të mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 916 raste të reja. Ndërkohë, 20 persona...

A do të kandidojë në zgjedhje? Ja si përgjigjet ish-ministri, Sandër Lleshaj

Sa i përket listave të kandidatëve ato kalojnë në një proces të caktuar në PS, proces i cili është ende i pambyllur dhe nuk...

Erdogani duhet të zgjedhë njëherë e mirë midis Perëndimit dhe Lindjes

Nga: Metin Gurcan “Al Monitor” Në një hark kohor 5-ditor gjatë javës së kaluar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dha dy mesazhe diametralisht të kundërta...

Rikthehet vrullshëm ndërtimi, rriten me 2.3 herë sipërfaqet e lejeve të dhëna

Sektori i ndërtimit është rikthyer vrullshëm në tremujorin e katërt të 2020-n, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, si...