Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Del video/Mashtronte me vizat, ja si vepronte grupi kriminal (emrat)

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Del video/Mashtronte me vizat, ja si vepronte grupi kriminal (emrat)

Në një deklaratë për media Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka dhënë detaje lidhur me goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që kryesisht merrej me trafik njerëzish drejt SHBA-së, Britanisë dhe Kanadasë.

DEKLARATË E PËRBASHKËT E POLICISË, PROKURORISË DHE SHÇBA:

Operacioni policor “272” – Arrestohen 17 shtetas, 1 në kërkim, mes tyre 2 punonjës policie. Trafikantët merrnin deri 20 mijë euro për person të trafikuar, shqiptar ose të huaj

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) finalizuan me sukses operacionin e koduar “272”.

Gjatë këtij operacioni, të kryer në bashkëpunim edhe me agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere, janë arrestuar 41 shtetas shqiptarë, grekë dhe kombësive të tjera, mes tyre 2 punonjës policie,  si dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.

Ndërkohë u zbuluan dhe sekuestruan 7 laboratorë  në Greqi dhe 4 në Shqipëri  për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme dhe një sasi e madhe parash cash, pasaporta biometrike të BE-së të falsifikuara.

Në koordinim të plotë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u krye ndalimi i shtetasve të mëposhtëm për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”:

  1. Ilir Myrtaj, 60 vjeç, nga Tirana
  2. Alfred Myrtaj, 54 vjeç, nga Tirana
  3. Marjo Myrtaj, 29 vjeç, nga Tirana
  4. Albert Xhelilaj, 57 vjeç, nga Tirana
  5. Gentjan Stojku, 37 vjeç, nga Tirana
  6. Florjan Hysenaj, 53 vjeç, nga Shkodra
  7. Entela Çala, 43 vjeçe, nga Tirana, punonjëse policie
  8. Arian Uku, 39 vjeç, nga Tirana, punonjës policie
  9. Keldi Beshi, 48 vjeç, nga Tirana
  10. Arben Kadiu, 54 vjeç, nga Tirana
  11. Ismail Alushani, 47 vjeç, nga Tirana
  12. Ylli Gokaj, 63 vjeç, nga Shkodra
  13. Aleksandër Leka, 61 vjeç, nga Tirana
  14. Shkëlqim Mema, 46 vjeç, nga Tirana
  15. Qazim Hysko, 60 vjeç, nga Tirana
  16. Rezalba Hotaj, 22 vjeçe, nga Shkodra
  17. Vera Mehmetaj, 27 vjeç, nga Shkodra

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi L.S., 26 vjeç, nga Gjirokastra.

Policia e Shtetit në nëntor 2016, në bazë të informacioneve të siguruara kishte regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda procedimin penal për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Nisur nga informacionet e mbledhura dhe të administruara është dokumentuar me prova se shtetasit Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelilaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin falsifikime të dokumenteve si letërnjoftime, pasaporta, viza, duke pajisur persona të ndryshëm kundrejt përfitimit monetar dhe material. Nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, ky grup transportonte njerëz në shtete të ndryshme, kryesisht: SHBA, Kanada dhe Mbretëri e Bashkuar.

Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi penal rezultoi se shtetasit Ilir Myrtaj, Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelilaj, Gentjan Stojku, Florjan Hysenaj, Entela Çala, Keldi Beshi, Arben Kadiu, Ismail Alushani, Ylli Gokaj, Aleksandër Leka, Shkëlqim Mema, Qazim Hysko, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal siguronin persona, të cilët kishin interes për të udhëtuar në shtetet e përshkruara më sipër, shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Pasi i pajisnin me dokumente identifikimi të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar u krijonin kushtet në mënyrë të paligjshme të udhëtonin drejt SHBA-së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar. Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia.

Në funksion të këtij hetimi janë dokumentuar disa episode ku personat e mësipërm, kanë falsifikuar dokumenteve të udhëtimit dhe kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit disa shtetasve.

Në këmbim për këtë aktivitet të paligjshëm ata merrnin nga personat e trafikuar shuma të konsiderueshme të vlerave monetare që shkonin deri në 20 mijë euro për person.

Në bashkëpunim me disa agjenci ligjzbatuese partnere të huaja, veçanërisht me autoritetet policore greke, në dhjetor 2017 është bërë i mundur arrestimi i 24 personave anëtarë të këtij grupi kriminal me aktivitet në Greqi, kryesisht shtetas shqiptarë dhe grekë, por edhe të kombësive të tjera, të cilëve u janë sekuestruar 7 laboratorë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.Shtetasit Gentjan Stojku dhe Alfred Myrtaj ishin ndërlidhësit mes dy pjesëve të grupit që vepronte në Shqipëri dhe Greqi. Ndërsa shtetasi Marjo Myrtaj ishte në rolin e korrierit mes tyre.

Në këtë veprimtari kriminale është evidentuar përfshirja edhe e dy punonjësve të policisë, Entela Çala dhe Arian Uku, të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal për zhvillimin e aktivitetit kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës si punonjës policie.

Gjatë operacionit nga policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal.

Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e gjithë skemës së falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Tags: Grupikriminalmashtronteveprontevizat

TË LIDHURA

U vendosi zjarrin mbeturinave në oborr, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë
Aktualitet

U vendosi zjarrin mbeturinave në oborr, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë

12:01 | 16/07/2025
Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet edhe e dashura e një prej autorëve të arrestuar
Aktualitet

Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet edhe e dashura e një prej autorëve të arrestuar

10:06 | 16/07/2025
Aksident i rëndë në Gjermani/ Mjeti permbyset disa herë pasi del nga rruga, humb jetën 21-vjeçarja nga Kosova
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani/ Mjeti permbyset disa herë pasi del nga rruga, humb jetën 21-vjeçarja nga Kosova

09:47 | 16/07/2025
Next Post
Kur do të sekuestrohen pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar?

Kur do të sekuestrohen pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar?

Ibrahimoviç çmend amerikanët, predha e tij thyen shtyllën (Video)

Ibrahimoviç çmend amerikanët, predha e tij thyen shtyllën (Video)

“Çështja jetë a vdekje”, Merkel i vë litarin në fyt Ramës

“Çështja jetë a vdekje”, Merkel i vë litarin në fyt Ramës

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

U vendosi zjarrin mbeturinave në oborr, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë
Aktualitet

U vendosi zjarrin mbeturinave në oborr, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë

by mirseda
12:01 | 16/07/2025
0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fushë-Milot të Kurbinit, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi...

Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet edhe e dashura e një prej autorëve të arrestuar

Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet edhe e dashura e një prej autorëve të arrestuar

10:06 | 16/07/2025
Aksident i rëndë në Gjermani/ Mjeti permbyset disa herë pasi del nga rruga, humb jetën 21-vjeçarja nga Kosova

Aksident i rëndë në Gjermani/ Mjeti permbyset disa herë pasi del nga rruga, humb jetën 21-vjeçarja nga Kosova

09:47 | 16/07/2025
U gjet i pajetë nga familjarët, dyshohet se 91-vjeçari u vetëvar në banesë

U gjet i pajetë nga familjarët, dyshohet se 91-vjeçari u vetëvar në banesë

08:52 | 16/07/2025
E vranë dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit/ Arrestohen dy persona, dy të tjerë në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

E vranë dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit/ Arrestohen dy persona, dy të tjerë në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

08:48 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com