Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kur do të sekuestrohen pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar?

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria
Kur do të sekuestrohen pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar?

Vetingu në drejtësi, ka vërtetuar që në hapat e parë, kalbëzimin e madh që ka pasur sistemi gjyqësor në Shqipëri. Dorëheqjet e bujshme nga sistemi i ri i drejtësisë, vetëm për të shmangur verifikimin e pasurive marramendëse, nga ana e dhjetëra gjyqtarëve, prokurorëve dhe nëpunësve në këto institucione, nuk ishin gjë tjetër veçse akte të motivuara nga frika e demaskimit.

Të tjerët që tentuan të vazhdojnë karrierën, kanë “ngecur në rrjetën” e Vetingut, duke dhënë justifikime nga më qesharaket për qindra miliona lekët në llogari bankare dhe pasuri të patundshme, që zotërojnë vetë apo familjarë të tyre.

Të dorëhequrit dhe të shkarkuarit nga Komisioni i Përkohshëm i Kualifikimit, janë frikshëm shumë më shumë, sesa ata që deri tani e justifikojnë formalisht pasurinë që kanë.

Dy vite më parë, në kulmin e debatit për reformën, një vëzhgim i Zërit të Amerikës, konstatonte se gati 60 për qind e mbi 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve, kishin pasuri të pajustifikuara nga pagat që marrin çdo muaj. Por të dhënat faktike të muajve të fundit nga Vetingu, tregojnë se situata është shumë më dramatike.

Shqiptarët që kanë harxhuar miliona lekë dhe vite të jetës së tyre dyerve te gjykatave për të gjetur drejtësi, mund të ndjehen disi të lehtësuar nga zhvillime të tilla.

Megjithatë, ata dhe gjithë të tjerët, duan të dinë se kur do të nisë sekuestrimi i pasurive të këtyre gjyqtarëve, prokurorëve dhe atyre që do të futen në ‘listën e zezë’ në javët në vazhdim.

Sipas ndryshimeve të fundit në Kushtetutë, hetimi i zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të lartë për korrupsion do të kryhet nga SPAK, një strukturë që përbëhet nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat e Speciale.

Dhe pikërisht këtu qëndron edhe ngërçi, pasi SPAK do të ngrihet vetëm pasi të përfundojë përzgjedhja e kandidatëve, të cilët më parë duhet t’i nënshtrohen Vetingut.

Ambasadori amerikan Donald Lu, ka paralajmëruar se SPAK do të ngrihet dhe nisë të veprojë brenda vjeshtës, ndonëse kurthet e palëve politike, në varësi të situatës mund ta shtyjnë atë në Kalendat greke.

Aktualisht organi i akuzës po vepron në mënyrë të mefshtë. Ka në krye një prokurore me mandat të përkohshëm, të paragjykuar nga opozita, dhe që me veprimet apo mosveprimet e veta lidhur me disa prej dosjeve më të nxehta dhe aktuale penale si “Tahiri” apo “Llalla”, legjitimon sulmet që i bëhen.

Sekuestrimi i qindra miliona eurove, të vëna nga “varrmihësit” e sistemit të drejtësisë me anë marrjes së ryshfeteve, duhet të shkojnë në buxhetin e shtetit, dhe t’u shpërndahet shqiptarëve të ndershëm në formën e pagave, pensioneve apo një ndihme sociale dinjitoze.

Qeveritë e papërgjegjshme dhe të korruptuara, kanë futur shumë herë duart në xhepat e qytetarëve për të mbuluar vrimat e hapura në arkën e shtetit nga zullumet e tyre, duke rritur vazhdimisht taksat, pa kthyer në këmbim më shumë shërbime më të mira. Tani ka ardhur koha që qytetarët “të fusin duart” në xhepat e hajdutëve me kollare, dhe të marrin mbrapsht atë që u është vjedhur 3 dekadat e fundit.

TIRANA TODAY

Tags: Gjyqtarëvekorruptuarpasuritëprokurorëvesekuestrohen

TË LIDHURA

Zjarr i madh në autostradën Tiranë-Durrës, Ministria e Brendshme apel qytetarëve: Shmangni kalimin në këtë aks
Aktualitet

Zjarr i madh në autostradën Tiranë-Durrës, Ministria e Brendshme apel qytetarëve: Shmangni kalimin në këtë aks

22:43 | 23/09/2023
Flakët në Patos mbërrijnë shumë pranë nënstacionit, OSHEE: Stakohet energjia elektrike
Aktualitet

Flakët në Patos mbërrijnë shumë pranë nënstacionit, OSHEE: Stakohet energjia elektrike

21:27 | 23/09/2023
I riu shqiptar vritet nga eskavatori në vendin e punës, ishte dita e tij e parë e punës
Aktualitet

I riu shqiptar vritet nga eskavatori në vendin e punës, ishte dita e tij e parë e punës

21:00 | 23/09/2023
Next Post
Ibrahimoviç çmend amerikanët, predha e tij thyen shtyllën (Video)

Ibrahimoviç çmend amerikanët, predha e tij thyen shtyllën (Video)

“Çështja jetë a vdekje”, Merkel i vë litarin në fyt Ramës

“Çështja jetë a vdekje”, Merkel i vë litarin në fyt Ramës

Low zyrtarizon listën, mungojnë disa liderë të triumfit në Brazil

Low zyrtarizon listën, mungojnë disa liderë të triumfit në Brazil

JU REKOMANDOJMË

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor, e Mërkurë 20 Shtator 2023

22:19 | 19/09/2023
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor, e diel 24 shtator 2023

22:11 | 23/09/2023
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor, e Martë 19 Shtator 2023

21:43 | 18/09/2023
Shtypi i ditës, titujt e gazetave kryesore në vend

Shtypi i ditës, titujt e gazetave kryesore në vend

08:29 | 30/10/2019




TË FUNDIT

Zjarr i madh në autostradën Tiranë-Durrës, Ministria e Brendshme apel qytetarëve: Shmangni kalimin në këtë aks
Aktualitet

Zjarr i madh në autostradën Tiranë-Durrës, Ministria e Brendshme apel qytetarëve: Shmangni kalimin në këtë aks

by mirseda
22:43 | 23/09/2023
0

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në segmentin e autostradës Tiranë-Durrës. Ministria...

Banda e femrave plaçkit shtëpinë e të moshuarit, vjedhin 5 mijë euro flori dhe para cash

Banda e femrave plaçkit shtëpinë e të moshuarit, vjedhin 5 mijë euro flori dhe para cash

22:12 | 23/09/2023
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor, e diel 24 shtator 2023

22:11 | 23/09/2023
Flakët në Patos mbërrijnë shumë pranë nënstacionit, OSHEE: Stakohet energjia elektrike

Flakët në Patos mbërrijnë shumë pranë nënstacionit, OSHEE: Stakohet energjia elektrike

21:27 | 23/09/2023
I riu shqiptar vritet nga eskavatori në vendin e punës, ishte dita e tij e parë e punës

I riu shqiptar vritet nga eskavatori në vendin e punës, ishte dita e tij e parë e punës

21:00 | 23/09/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com