Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Del videoja e “luftës” në Tiranë, kapen dy gangsterët

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Del videoja e “luftës” në Tiranë, kapen dy gangsterët

Incidenti i natës së mbrëmshme pranë burgut 313 në Tiranë, shkaktoi kaos në një nga zonat më të frekuentuara në kryeqytet, pranë rrugës “Jordan Misja”. Më herët u njoftua se dy të rinj thyen postbllokun e policisë, dhe tentuan të ikin duke u arratisur edhe në këmbë.

Në tentativë për t’i ikur policisë, shtetasit G. Koçi në timon dhe E. Kodra si pasagjer, nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, ndërsa qarkullonin me një fuoristradë “Tuareg”. Në tentativë për tu larguar, ata kanë përplasur disa automjete dhe dy motorë policie.

Motorë të policisë të rrëzuara, dy makina të përplasura ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën, policia e alarmuar, është gjithçka ka ndodhur pas ndjekjes së dy të rinjve, si nëpër filma.

Deklarata e policisë

“Policia e Tiranës vijon zbatimin e planit të masave, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e elementëve me precedent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, të trafikut të lëndëve narkotike, atyre në fushën e vjedhjes, për drejtuesit e mjeteve që bëjnë gara shpejtësie apo xhirojnë gomat në ambiente publike, të atyre që drejtojnë mjetet në gjendje të dehur, etj.

Në këtë kuadër, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:20, Policia e Tiranës ka evidentuar dhe goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje dhe mosbindjes së punonjësve të policisë për të ndaluar, ku falë punës së mirëorganizuar dhe ndjekjes nga ana e shërbimeve të policisë, kapen dhe arrestohen drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Gjatë ndjekjes nga policia të automjetit ku udhëtonin dy shtetasit që mbanin armë zjarri me vete, drejtuesi i automjetit ka përplasur duke u shkaktuar dëme materiale 4 automjeteve të tjera.

Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri të tipit “pistoletë”, të cilat u hodhën në një oborr banese dhe në një rrugicë nga drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.3, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj jetës dhe pronës në D.V. P., Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

Gentjan Koçi, 25-vjeç, banues në Tiranë dhe Ervin Kodra, 33-vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, në rrugën “Jordan Misja”,  duke lëvizur me mjetin tip “Tuareg”, i cili drejtohej nga shtetasi Gentjan Koçiu dhe pasagjer shtetasi Ervin Kodra, nuk i janë bindur shenjës së ndalimit të shërbimit të “Forcës së Posaçme Shigjeta”, pasi mbanin sende të kundraligjshme në mjet (2 armë zjarri pa leje), por janë larguar me shpejtësi me mjet, duke u bërë burim aksidenti, e duke u përplasur edhe me 4 mjete të tjera në rrugë, duke iu shkaktuar dëme materiale dhe pas ndjekjes nga ana e shërbimeve të policisë, këta shtetas janë ndaluar në rrugicat e rrugës “Jordan Misja”, ku dhe u bë arrestimi në flagrancë i tyre.

Gjithashtu nga ana e shërbimeve të policisë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri të llojit “pistoletë”, të hedhura prej shtetasve të lartpërmendur pasi braktisën mjetin, në oborrin e një banese dhe në një rrugicë”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Shkatërrim prone” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë”.

 

 

Tags: arrestohenpoliciatirane

TË LIDHURA

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira
Aktualitet

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira

21:53 | 04/11/2025
Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK
Politikë

Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK

21:13 | 04/11/2025
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Politikë

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

19:18 | 04/11/2025
Next Post
Autobusi merr flakë në hyrje të Shkodrës

Autobusi merr flakë në hyrje të Shkodrës

U kap me 19 pistoleta në Shqipëri, suedezi: Më duheshin para për shkollën

U kap me 19 pistoleta në Shqipëri, suedezi: Më duheshin para për shkollën

E dhunonte gruaja, burri merret në mbrojtje nga policia

E dhunonte gruaja, burri merret në mbrojtje nga policia







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë
Bota

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë

by mirseda
22:43 | 04/11/2025
0

Ukraina duhet të përshpejtojë ritmin e reformave të saj, nëse dëshiron të arrijë qëllimet e saj në...

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira

21:53 | 04/11/2025
SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin “Ronald Reagan” për shkak të një problemi sigurie

SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin “Ronald Reagan” për shkak të një problemi sigurie

21:16 | 04/11/2025
Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK

Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK

21:13 | 04/11/2025
Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament

Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament

20:29 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com