Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Dekurajimi, armiku i votës së lirë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Dekurajimi, armiku i votës së lirë

Nga: Agim Baçi

“Dëshpërimi më i thellë që mund të pushtojë një shoqëri është dyshimi se të jetosh ndershmërisht është e kotë”, thotë shkrimtari dhe gazetari italian Corrado Alvaro, duke prekur ndoshta një nga çështjet më të rëndësishme të shoqërisë së sotme.

Sot, shumë prindër në Shqipëri nuk e fshehin më faktin se kanë frikë që fëmijët e tyre t’i edukojnë si të ndershëm, pasi ashtu kanë frikë se mos humbasin në jetë, se mos etiketohen si naivë. Shumë prej tyre besojnë se po të jenë të ndershëm, fëmijët e tyre nuk do të arrijnë kurrë atë çfarë do t’u duhet dhe se do të rrëzohen nga të këqijtë.

Kjo situatë dekurajimi, ndaj mënyrës së të jetuarit me ndershmëri, ka krijuar në këto vite keqqverisjeje dhe talljeje një minidiktaturë të padukshme – një minidiktaturë që çdo ditë rrënon jetët tona, duke i hequr një nga një tullat e murit moral që brezat kanë ndërtuar përballë së keqes. Madje, ky dekurajim sot tenton të bindë qytetrët se vota e tyre nuk ka asnje vlerë, se vota e tyre nuk ndryshon asgjë nga realiteti, duke i çuar ata ose drejt mosvotimit ose shitblerjes së votës.

Ndërkohë, kjo përhapje e dekurajimit ka bërë që sot të krenohen ata që vjedhin, që mashtrojnë, që u marrin të tjerëve atë që u takon. Ky krenim i tyre është alarmi më i madh për të gjitë ne dhe e kthen çështjen e edukimit, sidomos të brezit të ardhshëm, si një shqetësim kombëtar, për të mos lënë korruptimin moral të shoqërisë të zgjerohet dhe të kthehet në moton e brezave që nesër do të kenë në dorë fatin e këtij vendi.

Është e rëndësishme ta themi hapur se dekurajimi është varfërimi i përditshëm i jetës së të gjithëve. E për më tepër që dekurajimi është rruga e shtruar një diktaturë të re.

Ndaj, le t’i themi të gjithë së bashku çdo shqiptari: Vota jote ka rëndësi për atë që do të ketë në duar zbatimin e ligjit, taksat e tua, vendimet për fëmijët e tu! Ndaj, mos i jepni pushtet të keqes, të ligës, duke shitur votën tuaj! Ai që tenton t’ju blejë votën, tenton t’ju blejë dinjitetin, tenton t’ju grabisë të ardhmen!

Tags: Agim Baçiarmikdekurajimiopinionvota e lirë

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Basha: Rama do ta bëjë Shqipërinë më keq se Bangladeshi

Basha: Rama do ta bëjë Shqipërinë më keq se Bangladeshi

Rritja e rasteve me Covid-19, Kosova shtrëngon masat kufizuese

Rritja e rasteve me Covid-19, Kosova shtrëngon masat kufizuese

‘Po përgatitet e 3-ta’, Putin: Vaksinimi i popullatës fillon në fund të vitit

Pentagoni në alarm, Rusia rrit presionet në Evropën Lindore dhe Arktik







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Manaj trondit Sylvinhon, Daku në stol – rikthehet Broja
Sport

Manaj trondit Sylvinhon, Daku në stol – rikthehet Broja

by mirseda
12:55 | 16/03/2026
0

Në pritje të publikimit të listës me lojtarët e ftuar për takimet e fazës “play-off” në kualifikueset...

Berisha: Rrezikohen marrëveshjet me BE, Rama bëri akt të rëndë me Serbinë!

Berisha: Rrezikohen marrëveshjet me BE, Rama bëri akt të rëndë me Serbinë!

12:45 | 16/03/2026
PS refuzoi heqjen e imunitetit të Ballukut, Berisha: “Mur në mbrojtje të korrupsionit”

PS refuzoi heqjen e imunitetit të Ballukut, Berisha: “Mur në mbrojtje të korrupsionit”

12:33 | 16/03/2026
Arrestohet amerikani në Tiranë: 21-vjeçarja e denoncon për përdhunim, “më shantazhoi”

Arrestohet amerikani në Tiranë: 21-vjeçarja e denoncon për përdhunim, “më shantazhoi”

12:31 | 16/03/2026
Rreziku i minave në Hormuz: Trump dërgon 2,500 marinsa amerikanë në Lindjen e Mesme

Rreziku i minave në Hormuz: Trump dërgon 2,500 marinsa amerikanë në Lindjen e Mesme

12:28 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com