Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë thirrje presidentit që të mos sillet si kreu alternativ i opozitës, por të bazohet në Kushtetutë.
Balla foli nga Elbasani për dekretimin e kryeministrit Rama pas refuzimit të dekretimit që i bëri Meta Gent Cakajt.
Sipas tij, sot duhet të marrë fund ngërçi i dekreteve dhe presidenti ka afat deri në orën 17:00.
“Të gjithë kandidatët e propozuar nga KM plotësojnë kriteret. Meta nuk mund të sillet si kreu alternativ i opozitës. Shpresoj që Meta të ketë përgjigje brenda orës 17:00, Presidenti të bazohet në Kushtetutë,” -tha Balla.