Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar ministrin e Brendshëm se dekonspiroi aksionin për ish-oficerët me urdhër të kryeministrit Rama.
Kryedemokrati tha se Xhafaj dhe Rama po mbrojnë Saimir Tahirin, prandaj sipas tij, është domosdoshmëri largimi i kryeministrit Rama dhe reformimi i ministrisë së Brendshme.
FJALA E BASHËS:
As nga një skandal i madh i cili po studiohet nga ekspertët tanë të sigurisë dhe ligjeve. Dekonspirimi i aksionit është bërë nga Xhafaj me porosi të Ramës për të mbrojtur këta njerëz.
Rama nuk mund të lejojë arretsimin e njerëzve të cilët luajnë rol në inkriminimin e e drejtpërdrejt të Tahirit, Xhafës dhe Ramës. Si mund të pranojë Rama të arrestohet ish shefi i policisë Vlorë, i cili ka mbrojtur vëllanë e Xhafës?
Duhet një reformim tërësor i ministrisë së Brendshme dhe të kryhet me integritet. Kjo s’mund të ndodhe sa kohë që procesi diktohet nga Edi Rama. Hapi i parë është largimi i Ramës. Hapi i 2 proces i spastrimit të policisë, gjendja është alarmante.
Veprimi i parë është të çojë deri në fund hetimet për kokat që i kanë dhënë mbështetje bandave kriminale. Arrestimi i Tahirit është parathënia i një aksioni për pastrimin e epolicisë nga krimi. Rama do të bëjë gjithçka për të ndaluar arrestimin e policëve të korruptuar, siç bëri për Tahirin, ka mbështetjen e Xhafajt.
E kemi kërkuar dhe do e kërkojmë me forcë largimin e Ramës. Prokurorin nuk mund ta emërojë as Tahiri, as Rama, as Agron Xhafaj. Nuk do të pranojmë kurrë që kryeprokurori të emërohet nga subjektet e hetimit.