Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Deklaron dorëheqjen Prokurorja Speciale Publike në Shkup

6 vjet ago
in Rajoni, W-Instant
Deklaron dorëheqjen Prokurorja Speciale Publike në Shkup

Kryeprokurorja speciale publike Katica Janeva deklaroi dorëheqje të parevokueshme. Janeva thotë, se nuk do të lejojë që emri i saj të shfrytëzohet si alibi për t’u mbajtur në peng e ardhmja e Prokurorisë Speciale. Kryeprokurorja speciale publike Katica Janeva në sqarimin e shkurtër si shkak për tërheqjen e saj përmendi bllokimin e bisedimeve mes pushtetit dhe opozitës rreth fatit të PSP-së.

“Me muaj i ndjek kronikat e mediave për bisedimet e grupeve të punës të partive politike për të ardhmen e PSP-së. Shfrytëzoj rastin ta informoj opinionin se nuk do të lejoj që emri im të përdoret për alibinë e dikujt me çka peng do të mbahet fati i PSP-së dhe integrimet evropiane të vendit tim”, deklaroi Katica Janeva.

“E dorëzoj kërkesën time, e cila do të bëhet aktive atëherë kur partitë politike do të dakordohen për zgjidhjen e re ligjore dhe do të përzgjedhin pasardhësin tim”, thotë Katica Janeva.

Ditë më parë kryeministri Zaev duke folur për ligjin për prokurorinë publike, ka theksuar se pengesa e vetme për miratimin e këtij ligji mes pozitës dhe opozitës është kryeprokurorja Katica Janeva, gjegjësisht opozita nuk dëshiron që në krye të PSP-së të mbetet Janeva. Katica Janeva u emërua në pozitën e Prokurores Speciale më 15 shtator të vitit 2015. Qëllimi kryesor i formimit të PSP-së ishte të zbulojë kush ka përgjuar në mënyrë të paligjshme për thuajse një dekadë të tërë, por edhe t’i zbulojë të gjitha indikacionet për kriminalitet në të ashtuquajturat bomba që i publikoi opozita e atëhershme, LSDM.

Kryeministri fton takim liderësh

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev u bëri thirrje Ali Ahmetin nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Ziadin Selën nga Aleanca për Shqiptarët dhe Hristijan Mickoskin nga VMRO-DPMNE për takim liderësh të premten (19.07). “Ka mbetur shumë pak kohë deri në tetor kur presim që Komisioni Evropian të na bëjë me dije se duhet t’i fillojmë negociatat aderuese sipas kapitujve me Bashkimin Evropian. Duhet të punojmë së bashku për çështjet e mbetura, të marrim vendime të përbashkëta për të plotësuar kushtet për të filluar negociatat”, vuri në dukje Zaev.

Liderët e katër partive më të mëdha pritet të diskutojnë për Ligjin e Kodit Zgjedhor dhe modelin e ri zgjedhor, Ligjin e ri për Prokurorinë Publike dhe arritjen e konsensusit për regjistrimin e popullatës. Subjektet politike pjesëmarrëse mund të propozojnë tema, për të cilat duan të diskutohet mes liderëve. Zaev mbetet i prerë kundër zgjedhjeve të parakohshme, me arsyetimin se kjo do t’i kushtonte shtetit. VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk konfirmon nëse do të marrë pjesë ose jo, por thonë se insistimi tyre mbetet që pika e parë e takimit duhet të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Jemi të vendosur se në atë takim liderësh si fillim duhet diskutuar për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Lidhur me përbërjen e takimit dhe temat, ditëve në vijim do të diskutohet në organet e partisë”, ka deklaruar Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në parim refuzon kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke theksuar se për momentin prioritet ka zhvillimin ekonomik të vendit, që sipas tij nuk mund të arrihet me zgjedhje të parakohshme.

“Mbetem në qëndrimin se duhet të shkojmë në zgjedhje të rregullta. Zgjedhjet e shpejta parlamentare, e pamë se ku e çojnë vendin për shkak të konsultimeve politike. Zgjedhje të rregullta do të ketë në dhjetor të vitit 2020, por për mua nuk ka problem që ato të mbahen edhe në tetor”, ka thënë Zaev. BDI konfirmon pjesëmarrjen, por për çështjet që do të diskutohen do të prononcohet ditëve në vijim. Aleanca për Shqiptarët do të vendosë të mërkurën (17.07) kur do të mbajë mbledhjen e kryesisë. /DW

Tags: deklarondoreheqjeprokurorjaShkup

TË LIDHURA

E rëndë në Greqi/ 18-vjeçari mbyti nënën me peshqir dhe njoftoi policinë: Ejani se e vrava!
Rajoni

E rëndë në Greqi/ 18-vjeçari mbyti nënën me peshqir dhe njoftoi policinë: Ejani se e vrava!

13:20 | 21/10/2025
Për herë të parë, një shqiptar zgjidhet kryetar në komunën e Çashkës në Maqedoninë e Veriut
Rajoni

Për herë të parë, një shqiptar zgjidhet kryetar në komunën e Çashkës në Maqedoninë e Veriut

09:50 | 20/10/2025
Kapen rreth 700 mijë euro drogë në kufirin greko-shqiptar, katër në pranga. Tentuan të arratiseshin
Rajoni

Kapen rreth 700 mijë euro drogë në kufirin greko-shqiptar, katër në pranga. Tentuan të arratiseshin

20:43 | 18/10/2025
Next Post
Kallëzohet në Prokurori kryebashkiakja e LSI-së

Kallëzohet në Prokurori kryebashkiakja e LSI-së

Ish-ministri: Propozova ‘Vrasjen Rrugore’, mbeti rrugëve të Parlamentit

Ish-ministri: Propozova 'Vrasjen Rrugore', mbeti rrugëve të Parlamentit

Spiropali poston foton me Ismail dhe Helena Kadarenë, Luan Rama i jep një këshillë

Spiropali poston foton me Ismail dhe Helena Kadarenë, Luan Rama i jep një këshillë







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Anxhela Peristeri: “S’kam veshur ende fustanin e bardhë, dashuria dhe tradhtia janë pjesë e jetës.”
Showbizz

Anxhela Peristeri: “S’kam veshur ende fustanin e bardhë, dashuria dhe tradhtia janë pjesë e jetës.”

by mirseda
22:33 | 21/10/2025
0

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri, e ftuar në një intervistë, ka ndarë mendimet e saj për jetën...

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Parametrat stabël”/ Si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano

“Parametrat stabël”/ Si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano

22:07 | 21/10/2025
Linda Rama në Londër: Shqipëria po rizbulon vendin e saj, globalizmi na ka lidhur me botën

Linda Rama në Londër: Shqipëria po rizbulon vendin e saj, globalizmi na ka lidhur me botën

20:55 | 21/10/2025
Me kërkesë të SHBA-ve, Britania dërgon trupa në Izrael për të monitoruar armëpushimin në Gaza

Me kërkesë të SHBA-ve, Britania dërgon trupa në Izrael për të monitoruar armëpushimin në Gaza

20:52 | 21/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com