Ish-ministri Saimir Tahiri ka shprehur ngushëllimet familjes së 22-vjeçares që humbi jetën në aksidentin e rëndë dje në Tiranë. Në një mesazh të lënë në Facebook për kryetaren e FRESH-it në Njësinë 6, Rajselda Hamza, ai ka kujtuar kohën kur kanë punuar bashkë.
Statusi
Te preu jeten ne mes nje aksident i mallkuar. Punuam gjate bashke, e tani jam pa fjale!
Shpikim aq armiq ne te gjalle, sa harrojme armiqt e vertete qe na marrin jeten, perdite.
Te ndritte shpirti Rajs!
Propozova “Vrasjen Rrugore” dikur, por mbeti rrugeve te Parlamentit. Do mjaftonin vajzat e djemte qe kane lene jeten rrugeve nga aksidentet, per ta miratuar nje here e mire, perpara se kercitja e vdekjes ne rruge te na vije te pragu i shtepise.
E reja ndërroi jetën në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Vorë. Hamza udhëtonte si pasagjere në vend të parë, në një furgon mallrash i cili drejtohej nga një 28-vjeçar, Alkid Kondo.
Ai humbi kontrollin e drejtimit të automjetit, ku për pasojë furgoni doli nga rruga, duke u përplasur me një bordurë anësore.