Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë vendimin që të shkarkojë Muhamet Mustafën nga detyra e këshilltarit politik për ekonomi.
Në vendimin e kryeministrit, thuhet se Mustafa është i detyruar që të bëjë deklarimin e pasurisë.
“Z. Muhamet Mustafa lirohet nga detyra e këshilltarit politik për ekonomi, të kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin në fjalë.