Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Deklaratat e Ramës krah Juncker, Nishani ndihet i turpëruar

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Deklaratat e Ramës krah Juncker, Nishani ndihet i turpëruar

Ish presidenti Bujar Nishani është ndiere i turpëruar nga deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama, krah presidentit te Komisionit Evropian Juncker.

Në një status të gjate në profilin e tij në “Facebook”, Nishani shkruan:

“Ne qytetarët prisnim me shumë interes komunikimin e Kryeministrit në këtë vizitë të rëndësishme të Presidentit Juncker në Shqipëri. Por kur pamë e dëgjuam se si Kryeministri gënjente faqe të gjithëve edhe Presidentin e Komisiomit, u ndjemë të turpëruar.”

Postimi i plotë i Bujar Nishanit:

Presidenti i Komisionit Evropian Juncker në kuadrin e një turi ballkanik vizitoj edhe Tiranën.

Një vizitë kjo shumë e mirëpritur dhe inkurajuese për proçesin e integrimit Evropian të Shqipërisë.

Opinioni publik priste me shumë interes konferencën e shtypit të lajmëruar nga Kryeministria për të dëgjuar se çfar raportimesh të rëndësishme dhe inkurajuese i kishte paraqitur Kryeministri i vendit Presidentit të Komisionit si arritje të Shqipërisë.

Ne tashmë e dimë që janë 5 (pesë) prioritetete kyçe mbi të cilat ngrihet i gjithë proçesi deri në hapjen e negociatve.

Kryeministri ynë jo thjesht na zhgenjeu, por na bëri me turp të gjithëve.

E pra ne nuk jemi të gjithë njësoj !

Kësisoj ne nuk e pranojmë këtë Turp, ndaj të paktën e denoncojmë.

Po pse na bëri me turp ?

Sepse e gënjeu publikisht, në konferencë zyrtare shtypi dhe përpara të gjithë opinionit publik, Presidentin e Komisionit.

Kryeministri nuk na tha asgjë dhe asnjë fjalë rreth 5 prioriteteve kyçe.

Asnjë “track record” në këto 5 fusha !

“Vetingu ka larguar 17 (shtatëmbëdhjetë) prokurorë e gjyqtarë”, raporton Kryeministri.

Sa TURP që e gënjen Presidentin Juncker ky Kryeministri ynë !
Deri në momentin e konferencës për shtyp, trupa e ngritur për vetingun nuk ka raportuar as edhe një rast të vetëm të skualifikimit të një gjyqtari apo prokurori pas vetimit përkatës. As edhe një !

Në fakt nuk ka se si ta raportoj atë se proçesi sapo ka nisur nga një listë fillestare e deklaruar publikisht. Proçes që me siguri do ti duhet të kaloj edhe në dyert e gjykatave të ndryshme.

Ata 6-7 prokurorë e gjyqtarë që janë deklaruar si të tërhequr (me ndonjë përjashtim të rrallë) janë larguar të gjithë për shkak të mbushjes së moshës së pensionit ose mbarimit të mandatit në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese.

Po pse sforcohet deri në atë masë Kryeministri ynë që të gënjejë edhe Presidentin e Komisionit Evropian, faqe të gjithë opinionit publik ?

“Tërheqja e Prokurorit të Përgjithshëm bëri të mundur hapjen e dosjeve të korrupsionit” raportonte ky Kryeministër për Presidentin e Komisionit !

Prokurori i Përgjithshëm nuk u tërhoq nga posti i tij. As edhe një ditë. Përfundoj cik më cik mandatin e vet.

Se cila ka qenë performanca e tij gjatë atij mandati është çështje tjetër.
Por Kryemimistri nuk mund ti thotë Presidentit të Komisionit se e hoqi Kryeprokurorin dhe tani ka filluar goditjen e korrupsionit !

Kjo është një sjellje që na bën me turp të gjithëve.

Cili korrupsion po goditet ?

Arrestimi i një drejtori dhe thirrja për intervistë e ministrave të partisë tjetër gjatë bashkëqeverisjes, qënka “truck recordi” i luftës ndaj korrupsionit ?

Kryeministri nuk ka patur të raportoj asnjë “track record” (për ndonjë hetim makar) të dhjetra denoncimeve të medias investigative dhe opozitës për aferat e ÇEZ, ARMO, CHECK-UP, INCENERATOREVE, PLATFORMEN KANABIS e plotë të tjera që siç po quhen tani “peshqit e mëdhenj”.

Do të ishte e pa drejtë në fakt të kërkohej ndonjë rezultat nga ajo që po quhet reforma e sistemit të drejtësisë.

Sepse ai është një proçes që do kohë të gjatë që të demonstrojë rezultate.
Ndryshimet Kushtetuese të korrikut 2016 ishte hapi domethënës dhe në fakt i vetmi deri tani që demonstroj nisjen e një proçesi të rëndësishëm.

Por më pas ky proçes është goditur rëndë me përfshirjen e ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, të drejtuesve të partisë komuniste (ekstremi i majtë), të dënuarve nga drejtësia dhe të militantëve partiakë në institucionet e reja të drejtësisë shqiptare.

Në vend të dezinformacionit për çështjet e drejtësisë, Kryemimistri do duhet të raportonte tek Presidenti i Komisionit situatën me luftēn kundër krimit të organizuar.

Tani jo vetëm që transporti i kanabisit nuk resht por ka marrë përmasa të frikëshme trafiku i heroinës nga Shqipëria.

Shqipëria nuk është një vend që prodhon heroinën. Jo !

Por opinioni publik ka parë se ajo sasi heroine që sekuestrohet është e gjitha heroinë që DEL nga Shqipëria drejt vendeve të BE. Asnjë gram nuk është sekuestruar gjatë HYRJES në territorin shqiptar. Ky fakt flet më shumë se çdo video-show me fjalime përpara policëve që nuk kanë më asnjë fije besimi tek mekanizmi që duhet të venë në punë.

Opinioni publik priste të dëgjonte se çfar i kishte raportuar Kryeministri i Shqipërisë Presidentit të Komisionit Evropian për goditjen e 40 grupeve të mëdha kriminale.

Aktiviteti i tyre kriminal tashmë është pranuar publikisht.

Qeverisë ju deshën 4 vite që të zbulonte dhe identifikonte egzistencën e këtyre grupe të organizuara kriminale.

Por gjatë vitit të pestë nuk shihet asnjë rekord për nisjen e goditjes së tyre, të pasurive të tyre kriminale.

Opinioni publik i njeh mirë se cilët janë këto grupe dhe figurat më prominente të krimit në Tiranë, cilët janë ata në Durrës, cilët janë ata në Vlorë, cilët janë ata në Shkodër, cilët janë ata në Elbasan, cilët janë ata në Fier, e kështu me rradhë.

Ata vazhdojnë veprimtaritë intensive kriminale dhe miqësitë afirmative elektorale.

Ky është i vetmi “track record” që kemi nga raporti me botën e krimit.

Ne qytetarët prisnim me shumë interes komunikimin e Kryeministrit në këtë vizitë të rëndësishme të Presidentit Juncker në Shqipëri.

Por kur pamë e dëgjuam se si Kryeministri gënjente faqe të gjithëve edhe Presidentin e Komisiomit, u ndjemë të turpëruar.

Integrimi i Shqipërisë në BE është një çështje shumë serioze. Një çështje shtetërore, një çështje madhore.

Si mund të sillet kështu një Kryeministër ?

Shqipëria ka 25 vjet që është angazhuar dhe përfshirë shtetërisht në këtë proçes. Sigurisht do vijoj angazhimin edhe më tej, madje më me shumë intensitet, pavarësisht nëse do mund të jetë pjesë e institucioneve zyrtare të Unionit në 10, 15 apo 25 vitet e ardhëshme.

Ky proçes që nuk është veçse shqiptar por dhe evropian do vijoj të mbetet prioritet për shqiptarët.

Për fatin tonë të mirë Komisioni Evropian, përtej problematikave që ne kemi në lidhje me 5 prioritetet ka një qëndrim të konsoliduar në dhënien e rekomandimit për hapjen e negociatave.

Por, pasi dështuam herën e shkuar, ne duhet të shpresojmë në bujarinë e Këshillit Evropian (vendet anëtare) që ka në dorë vendimin për hapjen e negociatave, çka do të ishte një hap shumë i rëndësishëm për vijimin e proçesit.

Pikërisht për këtë, Kryeministri dhe qeveria shqiptare duhet të jenë shumë seriozë.

Të trajtosh këtë çështje kaq të rëndësishme shtetërore me aq lehtësi sa të thuash edhe gënjeshtra përpara Presidentit të Komisionit Evropian është e pabesueshme.

Por kur ajo ndodh në të vërtet, bëhemi me turp !

Të paktën ta denoncojmë pasi nuk jemi të gjithë njësoj.

Tags: DeklaratatJunckerkrahndihetNishaniRamësturpëruar

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë
Aktualitet

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Next Post
Foto/Ekzekutohen në shtëpinë e tyre gazetari investigativ dhe e dashura e tij

Foto/Ekzekutohen në shtëpinë e tyre gazetari investigativ dhe e dashura e tij

I ikën nga emisioni, Ermalit “nuk i del inati” me Rashelin e Fifin

I ikën nga emisioni, Ermalit “nuk i del inati” me Rashelin e Fifin

“Jeni të lumtur që më dënuat me vdekje”, aktivistja akuza Ramës dhe Veliajt: Një ditë do ta paguani!

“Jeni të lumtur që më dënuat me vdekje”, aktivistja akuza Ramës dhe Veliajt: Një ditë do ta paguani!

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com