Pas deklaratës së Vuçiç, i cili e cilësonte Kosovën si “nyjen gordiane që duhet zgjidhur”, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se “ky shkrim i Presidentit serb nuk mund të imagjinohej pak vjet më parë paçka se, siç i thonē, djalli fshihet nē detaje dhe nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë…”
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se ka ende shumë rrugë për të dalë tuneli i një historie të rëndë mizorish të përgjakshme, siç është historia e Ballkanit dhe është dakord me presidentin serb se Kosova është nyja gordiane, por shton se prerja e kësaj nyje duhet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia, si zgjidhja më e mirë.
POSTIMI I RAMËS: