“Lufta me krimin nuk është loje politike”. Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama, teksa komenton takimin e rëndësishëm sot ne Tiranë në kuadër të operacionit “Fuqia e Ligjit”. Takim gjatë të cilit ambasadori amerikan Lu foli troç, duke përmendur emra dhe duke theksuar se pret që gjatë vitit 2018 të arrestohen peshqit e mëdhenj,
Kryeministri shkruan se nga lufta me krimin, ajo që ton është Shqipëria dhe njerëzit e këtij vendi.
“ERTV Live?: Prezantohet Operacioni Policor Forca e Ligjit dhe Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit kundër Krimit të Organizuar, e cila do të asistohet në terrenin e kësaj faze të re të luftës me krimin, nga agjentë të FBI dhe të disa agjencive prestigjoze kundër krimit në Gjermani, Itali dhe Britaninë e Madhe – LUFTA ME KRIMIN NUK ËSHTË LOJË POLITIKE dhe mes qeverisë që lufton krimin e atyre që luajnë politikisht e mediatikisht me krimin për baltosjen e qeverisë, dallimi është i qartë: Nga LUFTA fiton Shqipëria dhe njerëzit e zakonshëm të saj. Ndërsa nga LOJA ziejnë kazanet e politikës e të medias që helmojnë papushim opinionin për hesape mizerabël, politike e financiare, por EDHE PËR TË PENGUAR DREJTËSINË E RE që po vjen??????”, shkruan Rama.