Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Debati për letrën dërguar Enverit/ Spartak Ngjela: Shkrimtarin e mbrojti vetëm…

8 vjet ago
in Të Gjitha
Debati për letrën dërguar Enverit/ Spartak Ngjela: Shkrimtarin e mbrojti vetëm…

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ka dalë “në mbrojtje” shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, pas kritikave që kanë qarkulluar ditët e fundit në lidhje me të dhe një letër të tij drejtuar Enver Hoxhës lidhur me të motrën.

“Xhelozia duhet duruar. Suksesi perëndimor nuk është nje gjë e lehtë. Gjithsesi, ata që e aspirojnë, dhe nuk e arrijnë dot si e ka arritur Ismail Kadare, le të vijojnë rrugën e mundimshme të dijes dhe shpërthimit të talentit; se ka ende shumë vend në detin e madhe të qytetërimit perëndimor, dhe Ismail Kadarea nuk ua ka mbyllur derën shqiptarëve drejt vlerave perëndimorë, perkundrazi”, shkruan ai nder të tjera.

Postimi i plotë në Facebook i Spartak Ngjelës

Shkrimtari Ismail Kadare dhe…

Sot në Shqiperi po sulmohet gjithçka perëndimore: në historinë tone përgjithësisht dhe – kundër Gjergj Kastriotit si hero kombëtar; kunder Rilindjes Kombëtare; kunder Vaso Pashës; kundër Fan Nolit; kundër Ismail Qemalit; dhe, tani së fundi, edhe kundër Ismail Kadaresë, sepse ai është sot, pa dyshim, një përfaqësues adamantik i kulturës dhe qytetërimit perendimor në Shqipëri.

Po cilët janë këta?

Nuk duhen përfillur, sepse nuk përfaqësojnë gjë. Janë të nxitur nga paaftësisia e tyre sepse iu mungon forca kreative. Po për këtë, Ismail Kadarea ua ka fajin?

Për këtë nuk ua ka fajin gjithashtu as Fan Noli, as Vaso Pasha dhe as Naim Frashëri.

Ismaik Kadare i paska bërë një letër Enver Hoxhës…

Tani po shohim të botuar në shtyp një letër që një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës në rrafsh botëror, i paska shkruar tiranit më mizor të kohës, po në rrafsh botëror.

Dhe?

Sipas kohës duhej të shkonte minimumi në burg, sepse tirani, për një shkrimtar të atij niveli parapëlqente litarin.

Ateherë?

Kadarea duhej të kishte “shkuar në litare vetë”, që tani t’i këndohej një këngë, dhe aq, Po ç’janë këta heronj që na u fshehën skutave nga tirani, dhe mirë bënë, por që tani na kërkokan heroiken!

Ore njerëz! a e dini ju se kush ka qënë Enver Hoxha? Vërtet e dini lider humanist që qante për një zog të vrarë? E dini që shkrimtari më i madh i kohës, i ka shkruar një letër tiranit më mizor të kohës, për të shpëtuar motrën e tij, dhe t’i hiqte atij edhe dyshimin e patologjisë së tij për vetë shkrimtarin?

Dhe kjo na i errësoka veprën e tij? Po a e dini ju sesa frikë ka pasur Enver Hoxha nga Ismail Kadare! Sepse kurrë nuk ia fali vetes dhe Sigurimit që e lejoi Kadarenë të botonte Generalin ne Francë.

Ismail Kadarenë nuk e ka shpëtuar as letra e tij, dhe as ato që ka shkruar i detyruar për tempin zyrëtar të një kohe tiranike: Ismail Kadarenë e shpëtoi fama e tij në Francë dhe në Perëndim. Se për spiunët që e ndiqnin këtu gjithë ditën, Kadare do të ishte ekzekutuar me kohë.

A e dini që, për vdekjen e tiranit, në vitin 1985, shkrimtari më madh i letrave shqipe nuk shkroi asnjë rresht!

Nuk mund të shkohet në Perëndim pa vlera kombëtare perëndimore, dhe ne, një që kemi gjallë: mos na duhet t’ia japim ose Enver Hoxhës, ose Stambollit, që do të ishte e njëjta gjë?

Por ama, unë që po shkruaj këto rreshta jam i sigurt kur them se këtë e kërkojnë të gjithë ata që në dy shekuj kanë dashur të zhbëjnë me asimilim dhe me genocid popullin shqiptar; që na kanë thënë turq të ardhur, por që nuk na zhdukën dot gjuhën. Dhe Ismail Kadare ka hyrë në histori si lëvrues i madhe i gjuhës moderne shqipe dhe – sigurisht që do të vijojë të luftohet për këtë.

Por, nga kush?

Ah, “këtu gjithçka ngec”, na ka thënë Shekspiri: ata duhet që domosdoshmërisht të jenë në një nivel me të. Ky patjetër që është kusht; se shqip di të shkruajë edhe një gjimnazist, sigurisht.

Nejse, unë këto rreshta nuk i shkrova që të mbroj një figurë historikë e cila ka, që në vitin 1970, që është figurë qëndrore në analet e kulturës, letërsisë, socilogjisë dhe politikës së lartë perëndimore: që nga Parisi e deri në New York; e që nga New Yorku në Londër e në Berlin. Por i shkrova për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar, se dinjiteti kombëtar është një nevojë panshqiptare sot, dhe natyrisht që është edhe nevoja ime.

Xhelozia duhet duruar. Suksesi perëndimor nuk është nje gjë e lehtë. Gjithsesi, ata që e aspirojnë, dhe nuk e arrijnë dot si e ka arritur Ismail Kadare, le të vijojnë rrugën e mundimshme të dijes dhe shpërthimit të talentit; se ka ende shumë vend në detin e madhe të qytetërimit perëndimor, dhe Ismail Kadarea nuk ua ka mbyllur derën shqiptarëve drejt vlerave perëndimorë, përkundrazi. 

 

Tags: Debati për letrënenver hoxhaIsmail KadarekritikaSpartak Ngjela

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Ministri i Drejtësisë denoncon: Mungojnë 300 byzylykë të të dënuarve

Ministri i Drejtësisë denoncon: Mungojnë 300 byzylykë të të dënuarve

Ministri i Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të Korçës, shkeli rregullat

Humb jetën i dënuari në burgun e Zaharisë, u ankua se nuk merrte dot frymë

Rama, drejtorëve të spitaleve: Na keni çuar 270 vjet pas, jeni të gjithë pis

Dëgjesa publike/ Rama publikon raportin: Ja çfarë i shqetëson qytetarët shkodranë

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Tedi Blushi në Konferencën e Kryetarëve: Po tentoni ta ktheni Parlamentin në mauzole ku flet vetëm “fantazma” Diella
Aktualitet

Tedi Blushi në Konferencën e Kryetarëve: Po tentoni ta ktheni Parlamentin në mauzole ku flet vetëm “fantazma” Diella

by mirseda
10:33 | 30/09/2025
0

Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u shpreh se refuzimi i mocionit me...

Gjykata e Lartë zgjedh Asim Vokshi si anëtar të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata e Lartë zgjedh Asim Vokshi si anëtar të Gjykatës Kushtetuese

09:51 | 30/09/2025
Shembet një shkollë në Indonezi, tre viktima dhe 65 persona të bllokuar nën rrënoja

Shembet një shkollë në Indonezi, tre viktima dhe 65 persona të bllokuar nën rrënoja

09:33 | 30/09/2025
Të dashurës së Laert Haxhiut i vendoset tritol në shtëpi!

Të dashurës së Laert Haxhiut i vendoset tritol në shtëpi!

09:27 | 30/09/2025
Rama: Nga sot nis pagesa e taksave të mjeteve online në e-Albania

Rama: Nga sot nis pagesa e taksave të mjeteve online në e-Albania

09:23 | 30/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com