Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Debati: A duhet të shtrihet e drejta e votës tek 16-vjeçarët?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Debati: A duhet të shtrihet e drejta e votës tek 16-vjeçarët?

Në fjalimin e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Demokratike ditën e dielë, përpara se të zgjidhej kreu i saj, Enriko Leta propozoi dhënien e të drejtës së votës atyre që kanë mbushur moshën 16 vjeç. Kjo ide nuk është e re.

Leta e kishte propozuar edhe në vitin 2019. Në vitin 2015 Lega Nord paraqiti një projekt-ligj konkret mbi këtë çështje, dhe e njëjta nismë u promovua nga socialistët. Sipas Kushtetutës italiane, një person duhet të jetë të paktën 18 vjeç për të votuar për Dhomën e Deputetëve dhe 25 vjeç për Senatin.

Në Evropë, disa vende e kanë ulur tashmë kufirin e moshës për të votuar. Në Austri, 16-vjeçarët mund të votojnë në të gjitha zgjedhjet që nga viti 2007, ashtu si edhe në Maltë që nga viti 2018. Ndërkohë për zgjedhur, në të dyja vendet duhet të jesh mbi 18 vjeç.

Në Greqi, falë një reforme të qeverisë të ndërmarrë Aleksis Cipras, që nga viti 2016 mund të votojnë dhe 17-vjeçarët. Në Hungari, 16 vjeçarët mund të votojnë nëse janë të martuar. Ndërsa në Gjermani mund të marrin pjesë në votim vetëm në zgjedhjet lokale në disa lande, ashtu si në kantonin Glarus në Zvicër.

Në Skoci, 16-vjeçarët votuan për herë të parë në 2014 (në referendumin për pavarësi). Ndërsa në vitin 2011 pati një eksperiment të ngjashëm në Norvegji, me rastin e zgjedhjeve lokale. Në pjesën tjetër të botës, e drejta e votës është shtrirë edhe tek 16-vjeçarët në Argjentinë, Brazil, Nikaragua, Kubë, Ekuador.

Ndërsa në Indonezi dhe Timorin Lindor votimi lejohet në moshën 17 vjeç e lart. Po 17 vjeç votohet për herë të parë edhe në Korenë e Veriut, megjithëse vota në këtë shtet diktatorial nuk ka asnjë vlerë. E përditshmja “La Stampa”, duke cituar të dhënat e ISTAT, kujton se në Itali ata midis 16 dhe 18 vjeç janë rreth 1 milion e 130 mijë, ose 2 për qind e trupës zgjedhore.

Pra një masë “që nuk mund të zhvendosë dot ekuilibrat e mëdha”, edhe nëse të gjithë ata do të votonin në mënyrë kompakte për një parti të vetme. Historikisht, por jo pa përpjekje dhe beteja të mëdha civile, prirja e vendeve demokratike ka qenë përfshirja e sa e më shumë njerëzve në procesin demokratik.

Më e rëndësishmja nga këto beteja ishte ajo për të drejtën e votimit të quajtur një e drejtë universale, por nga e cila gratë ishin të përjashtuara. Në Itali gratë nisën të konsiderohen qytetare si burrat vetëm në fundin e Luftës së Dytë Botërore, me Kushtetutën e 10 marsit 1946.

Ndërkohë para Luftës së Dytë Botërore, gati kudo në botë, dikush duhej të ishte të paktën 21 vjeç ose më i madh për të votuar. Vetëm në vitet 1970, dhe pas protestave të të rinjve, shumë vende e ulën moshën në 18 vjeç (pra të drejtën për t’u zgjedhur, si dhe për të votuar).

Në Britani kjo gjë ndodhi në vitin 1969, në Shtetet e Bashkuara në vitin 1971, në Kanada dhe Gjermaninë Perëndimore në vitin 1972, në Australi dhe Francë në vitin 1974, ndërsa në Itali në vitin 1975. Këto reforma u shoqëruan me debate të mëdha dhe tejet të polarizuara nga pikëpamja politike.

Konservatorët përmendën papërgjegjësinë e të rinjve, duke hipotetizuar katastrofat që do të sillte përfshirja e tyre në zgjedhje. Të paktën në vitet 1970, ekzistonte frika se ata do të votonin masivisht në të majtë:diçka që pjesërisht ndodhi.

Sot një nga argumentet kryesore kundër votimit të 16-vjeçarëve e sipër, është besimi se në atë moshë njeriu nuk është mjaftueshëm i pjekur, i arsimuar dhe i vetëdijshëm, dhe për pasojë i paaftë për të pasur një ndërgjegje politike.

Psikologia e zhvillimit Ana Oliverio Ferraris, thotë se në moshën 16 vjeçare njeriu “ka ende shumë papjekuri dhe impulsivitet:të rinjtë e kësaj moshe, e lënë veten të dominohen nga emocionet, ndaj është e lehtë të ndikosh mbi mendimet e tyre dhe t’i shfrytëzosh ata”.

Për të mbështetur këtë argument, disa ekspertë bëjnë krahasime midis brezave dhe epokave. Ata thonë se në vitet 1970, kur u miratua ligji që uli moshën minimale për të votuar nga 21 në 18 vjeç, të rinjtë prireshin të kishin një pjekuri politike të ndryshe nga moshatarët e tyre sot.

Pastaj ka nga ata që mendojnë se të rinjtë priren të votojnë si prindërit e tyre, dhe për këtë arsye zgjerimi i të drejtës së votës, vetëm sa do t’i jepte më shumë forcë votës së atyre që tashmë votojnë.

Për të tjerët, dhënia e kësaj të drejte, do të kishte pasoja që merren shumë pak parasysh në debatin aktuale. Kështu lejimi i votimit në moshën 16 vjeç, do të nënkuptonte edhe uljen  e moshës kur dikush ka pasoja të drejtpërdrejta penale, civile ose administrative.

Burimi i lajmit: https://www.ilpost.it/2021/03/16/diritto-voto-16-anni/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: 16-vjeçtë rinjtëvotime

TË LIDHURA

Zjarr në shtëpinë e kryeministrit britanik, arrestohet 21-vjeçari
Bota

Zjarr në shtëpinë e kryeministrit britanik, arrestohet 21-vjeçari

11:26 | 13/05/2025
REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën
Bota

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

10:05 | 13/05/2025
Tërmet në Rumani, dridhjet u ndjenë në Moldavi dhe Ukrainë
Bota

Tërmet në Rumani, dridhjet u ndjenë në Moldavi dhe Ukrainë

11:22 | 12/05/2025
Next Post
Aksident i rëndë në Tiranë, 2 ambulanca në vendngjarje (Video)

Aksident i rëndë në Tiranë, 2 ambulanca në vendngjarje (Video)

Kim: SPAK po godet krimin e organizuar dhe korrupsionin

Kim: SPAK po godet krimin e organizuar dhe korrupsionin

Vendi në luftë me COVID-19, Basha bën lëvizjen strategjike

KQZ hoqi 78 emra nga lista/ PD: Vendim i padrejtë dhe i paligjshëm

JU REKOMANDOJMË

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025
Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025




TË FUNDIT

Samiti i 16 Majit në Tiranë, rrugët që do bllokohen nga nesër
Kryesore

Samiti i 16 Majit në Tiranë, rrugët që do bllokohen nga nesër

by mirseda
14:50 | 13/05/2025
0

Policia e Shtetit ka publikuar zyrtarisht planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë Samitit...

Mori peng dhe dhunoi një person, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

Mori peng dhe dhunoi një person, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

14:38 | 13/05/2025
Makina përplas 12-vjeçaren pranë shkollës në Korçë

Makina përplas 12-vjeçaren pranë shkollës në Korçë

13:58 | 13/05/2025
Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
“Toyota Yaris”, SPAK jep konkluzionet për Radovan Çelën

“Toyota Yaris”, SPAK jep konkluzionet për Radovan Çelën

12:31 | 13/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com