Ministri shqiptar në Mal të Zi ka debatuar ashpër me një deputet serb. Bëhet fjalë pikërisht për ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve në Kuvendin e Malit të Zi, Mehmet Zenkën. Ky i fundit u përplas me një deputet serb teksa diskutohej çështja e Kosovës.
Gjatë seancës parlamentare, deputeti serb e pyet Zenkën se cili është flamuri që ai përfaqëson. Përgjigja e Zenkës ishte e menjëhershme, duke i thënë se flamuri i tij është ai shqiptar.
Po ashtu ata kanë debatuar edhe për kishën në Rumi.