Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

DASH, politikanëve kosovarë: Mos prekni Gjykatën Speciale

8 vjet ago
in Të Gjitha
DASH, politikanëve kosovarë: Mos prekni Gjykatën Speciale

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaron se përpjekjet e fundit në Parlamentin e Kosovës për të shfuqizuar ligjin”, për Gjykatën e Posaçme, e themeluar për “të shqyrtuar rastet e akuzave për krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime të tjera serioze të kryera gjatë konfliktit të viteve 1998-2000”.

Ky qëndrim u shpreh përmes një deklarate të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Heather Nauert.

“U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të Republikës së Kosovës që të respektojnë angazhimin e tyre ndaj punës së Dhomës së Specialistëve dhe të lënë të pandryshuar autoritetet dhe juridiksionin e gjykatës”, thuhet në deklaratë.

Siç u shpreh Sekretari Tillerson më 21 dhjetor, vënia në vend e drejtësisë në Ballkan nuk ka përfunduar, vazhdon deklarata, dhe “ne mbetemi të përkushtuar që të mbështesim drejtësinë për viktimat”.

“Ne përshëndesim kurajon morale të udhëheqësve politikë të Kosovës që miratuan ligjin dhe ndryshimin kushtetues që bëri të mundur themelimin e kësaj gjykate në vitin 2015”, shprehet zëdhënësja në deklaratë.

“U bëjmë thirrje me forcë udhëhqësve aktualë të Kosovës dhe anëtarëve të Parlamentit që të mos ta zhbëjnë atë arritje duke e prekur gjykatën tani ose në të ardhmen”, përfundon deklarata.

Ideja për shfuqizimin e gjykatës pasoi nënshkrimin e një peticioni nga ana e Organizatave të veteranëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që e cilësojnë atë diskriminuese për Kosovën.

43 deputetë paraqitën të premten e kaluar, më 22 dhjetor, kërkesën për një seance të jashtëzakonshme për të votuar shfuqizimin e ligjit. Në mungesë të kuorumit, kryesia e parlamentit nuk ishte në gjendje të merrte vendim për datën. Përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike, lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës serbe e bojkotuan takimin e kryesisë.

Ambasadorët perëndimorë reaguan me shpejtësi, duke paralajmëruar po atë natë Kosovën për pasoja të rënda. Ambasadori amerikan u shpreh se “këto përpjekje, nëse kanë sukses, do të kenë ndikime të thella negative për të ardhmen e Kosovës si pjesë e Evropës. Kjo do të konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara si një thikë pas shpine”.

Parlamenti i Kosovës është me pushime deri në mes të janarit, por debatet rreth nismës kanë vazhduar. Nuk është e qartë në se do të ketë përpjekje të reja për ta rimarrë në shqyrtim kërkesën kur parlamenti të mblidhet vitin e ardhshëm.

Në fillim të muajit gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, e cila me emrin “dhomat e posaçme” do të veprojë në Hagë me gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte.

Ideja për themelimin e gjykatës së posaçme për krime lufte në Kosovë, pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty, raporti i të cilit i paraqitur ne Këshillin e Evropës gjashtë vjet më parë, përmban akuza ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Gjykata është vendosur në Hagë për faktin se siç është thënë dëshmitarët mund të ndiheshin të kërcënuar nëse proceset gjyqësore do të zhvilloheshin në Kosovë.

Hetimet rreth pretendimeve për krime lufte të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Zyrtarët perëndimorë pohojnë se Gjykata do të ndihmojë heqjen e reve të zeza mbi Kosovën dhe do të veprojë në përputhje me ligjet e Kosovës.

Tags: dashGjykatën e Posaçmekosovarepolitikanëveprekni

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Ndalohet shqiptari në Greqi, pjesë e rrjetit që trafikoi 1.6 ton marijuanë

Ndalohet shqiptari në Greqi, pjesë e rrjetit që trafikoi 1.6 ton marijuanë

(Foto) Qeveria vendos t’i heqë TVSH-në, “Sheraton” largohet nga Shqipëria

(Foto) Qeveria vendos t'i heqë TVSH-në, "Sheraton" largohet nga Shqipëria

Zaev bën bilancin: 2017-a, viti i çlirimit në Maqedoni

Zaev bën bilancin: 2017-a, viti i çlirimit në Maqedoni

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com