Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

DASH mirëpret “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari mes liderëve më të rinj botërorë

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
DASH mirëpret “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari mes liderëve më të rinj botërorë

Drejtuesi i Fondacionit ‘Fundjavë ndryshe’, Arbër Hajdari ka marrë pjesë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Drejtuesi i nismës “Fundjavë Ndryshe”, është ftuar në Uashington nga Departamenti i Shtetit si një prej liderëve më energjikë dhe më të rinj botërorë që ka institucionalizuar kauzën e tij.“Sot në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington DC”, shkruan Hajdari në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Ky takim cilësohet si një nga eventet e nivelit të lartë në të cilën janë ftuar 6 drejtues të rinj nga disa vende të botës që do të institucionalizojnë kauzën e tyre. Të rinjtë e ftuar nga DASH janë nga Shqipëria, Australia, Bangladeshi, Izraeli, Libani dhe Afrika e Jugut.Fondacioni bamirësisë “Fundjavë Ndryshe” ka ndryshuar jetën e qindra shqiptarëve që ishin në varfëri të skajshme. Vetëm një javë më parë janë ndërtuar në kohë rekord tre shtëpi dhe ka lumturuar tre familje që ishin lënë në mes të katër rrugëve nga institucionet shtetërore.

Kush është i riu që u përzgjodh nga Departamenti Amerikan i shtetit?

Arbër Hajdari drejtori ekzekutiv i “Fundjavë Ndryshe”, një nismë të cilën e ndërmori teksa ishte student, rreth dy vjet më parë, duke vendosur të ndezë një dritë shprese për familjet e varfra në Shqipëri.Bashkë me miqtë e tij ai arriti të mbledhë sa më shumë njerëz pranë vetes, të gatshëm për të ndihmuar të tjerët, duke u kushtuar atyre një fundjavë.

E gjitha nisi si një nismë personale e një studenti, i cili duke parë nevojat e shumta, vendosi që ta bëjë publike për shkak të pamundësisë për të ndihmuar të gjithë njerëzit në nevojë.

Nisma e tij u përhap përtej kufijve, deri tek shqiptarët në Amerikë, që vendosën të kontribuonin duke ndihmuar familjet e tjera shqiptare që vuanin në varfëri ekstreme.

Emri i Arbër Hajdarit është tashmë i pandashëm nga nisma e tij, e cila startoi më 27 tetor të vitit 2015, duke u dhënë shpresë dhjetëra e dhjetëra familjeve shqiptare në nevojë.

Në rreth dy vite të kësaj nisme, asnjë strukturë shtetërore apo organizatë nuk iu bashkua “Fundjavës”, e cila zgjodhi t’u përkasë atyre për të cilët u krijua.

Për gjithë kontributin e saj, vitin e kaluar ish-presidenti Bujar Nishani e vlerësoi “Fundjavë Ndryshe”, “Për merita të veçanta civile”, si nismën më të madhe të bamirësisë në të gjithë Shqipërinë.

Tags: arber hajdaribotëroredashfundjave ndrysheliderëvemirëpretrinj

TË LIDHURA

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale
Aktualitet

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

22:09 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
Frymëmarrje për peshëngritjen shqiptare, Briken Calja kampion i Europës

Frymëmarrje për peshëngritjen shqiptare, Briken Calja kampion i Europës

“Inceneratorët”/Dhëndri i Berishës: Punë plehrash, Zoto vjedh 178 mln euro!

“Inceneratorët”/Dhëndri i Berishës: Punë plehrash, Zoto vjedh 178 mln euro!

“Krenaria shqiptare; Arbër Hajdari, humanisti që shëron dhimbjet njerëzore”

“Krenaria shqiptare; Arbër Hajdari, humanisti që shëron dhimbjet njerëzore”







JU REKOMANDOJMË

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com