Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Dallime midis Gjermanisë dhe Francës në botën pas Trumpit?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Dallime midis Gjermanisë dhe Francës në botën pas Trumpit?

Presidenti francez Macron ka kritikuar në mënyrë të pazakontë ashpër Ministren gjermane të Mbrojtjes. Gjermania e Franca janë përplasur publikisht se a duhet të mbështeten për sigurinë te SHBA, shkruan Auron Dodi.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer shkroi në fillim të nëntorit, pak para zgjedhjeve në SHBA, një artikull në revistën „Politico”. Në të ajo argumentonte se “Iluzioni i një autonomie strategjike evropiane duhet të marrë fund: evropianët nuk mund të zëvendësojnë rolin vendimtar të SHBA, si garantuese e sigurisë.”

10 ditë më vonë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron reagoi me ashpërsi të pazakontë.

Në një intervistë online me revistën „Le Grand Continent” ai e quajti vlerësimin e Annegret Kramp-Karrenbauerit: „keqinterpretim të historisë”.  Macroni sqaroi se është “krejtësisht i një mendimi tjetër” nga Ministrja gjermane e Mbrojtjes.

Ai shtoi se „fatmirësisht kancelarja gjermane nuk ndjek këtë linjë, po ta kem kuptuar drejt”. Sipas tij SHBA do t’i pranojnë evropianët si aleatë, “vetëm po ta marrim seriozisht veten dhe të jemi sovranë në mbrojtjen tonë.”

Pas kësaj, reagoi sërish Ministrja gjermane e Mbrojtjes. Në një fjalim në Akademinë e Bundeswehrit, ushtrisë gjermane, në Hamburg, Annegret Kramp-Karrenbauer tha se “ideja e autonomisë strategjike të Evropës shkon shumë larg, po të ushqejë iluzionin se sigurinë, mirëqënien…mund ta garantojmë pa NATO-n dhe SHBA.”

Mosmarrëveshje për konceptin e pasqaruar të mbrojtjes evropiane

Kancelarja Merkel vërtet është shprehur që në krye të presidencës së Trumpit se “ne duhet ta marrim fatin tonë në duart tona”. Dhe e ka mbrojtur edhe së fundi idenë e sovranitetit evropian.

Por asnjëherë në Gjermani, nga asnjë qeveri, kjo nuk përfytyrohet në autonomi nga NATO-ja, apo pa SHBA. Për Gjermaninë ka rëndësi mbrojtja edhe me një arsenal bërthamor. Dhe Gjermania nuk është fuqi atomike, në dallim nga Franca.

Është e vërtetë se me politikën e Presidentit Trump ndaj Gjermanisë janë shtuar dyshimet për mbështetjen e SHBA.

Por edhe Gjermania është për forcimin e mbrojtjes së Evropës. Vetë Ministrja gjermane e Mbrojtjes mendon se Evropa duhet të bëhet fuqi ushtarake.

„Ne duhet të demonstrojmë se e kemi seriozisht për mbrojtjen tonë…Po qe për mua, mund ta përshpejtojmë procesin. Vetëm kur e vlerësojmë vetë sigurinë tonë, mund të presim që Amerika të bëjë të njëjtën gjë”, i tha ajo edhe këto ditë gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Për të sinjalizuar se janë ndërgjegjësuar për nevojën e forcimit të kërcënimit ushtarak, në Gjermani përmenden aktualisht si kujtesë rreziqet në botë. P.sh. sulmet e piratëve të internetit, nga Rusia.

Por një Evropë si fuqi ushtarake, për Gjermaninë, nuk mund të jetë në konkurrencë me SHBA dhe me NATO-n.

Këtë do ta kundërshtonin edhe të tjerë në Bashkimin Evropian, kryesisht në Lindje, të parët do të ishin polakët.

Kështu që gjermanët mendojnë sërish në plan më të gjerë se presidenti francez. Këtu ka vërtet dallime me francezët.

Thjesht një keqkuptim?

Përshtypja e parë është se presidenti francez e ka keqkuptuar qëndrimin e Ministres gjermane të Mbrojtjes. Por problemi duket më i gjerë.

Kërkesa franceze, për distancë nga SHBA, nuk është e re. Ajo e ka fillesën që pas Luftës së Dytë Botërore, te presidenti francez Charles de Gaulle.

Për të krijuar një kundërpeshë ndaj SHBA, Charles de Gaulle forcoi aleancën me Gjermaninë. Kancelari gjerman i asaj kohe, Konrad Adenauer e pranoi aleancën. Por lidhjen me SHBA ai e theksoi edhe në traktatin e miqësisë të Elizesë, mes Gjermanisë e Francës.

Franca gjithmonë është druajtur se Gjermania mund t’u japë përparësi marrëdhënieve me SHBA, jo integrimit evropian. Tani Emmanuel Macroni mendon se pas fitores së Bidenit në SHBA, Gjermania mund të kërkojë të futet sërish nën ombrellën amerikane, ku është ndierë e sigurtë 75 vitet e fundit.

Por këtu Macroni ndoshta nxitohet. Menjëherë pas fitores së Bidenit, kancelarja Merkel deklaroi se Gjermania do të bëjë shumë më tepër për mbrojtjen.

Pozicionime për epokën pas Merkelit?

Politika e Trumpit, që e shihte si kundërshtar Bashkimin Evropian, padyshim i afroi evropianët me njëri-tjetrin. Dhe tani presidenti Trump po largohet.

Megjithatë  për momentin do të ishte teprim të themi se kanë shpërthyer ndasi të reja, midis Gjermanisë e Francës. Gjermania e Franca pikënisjet i kanë pasur gjithmonë të ndryshme – në objektiv janë takuar.

Me qartësimin e pozicionit gjerman ndaj SHBA, Ministrja gjermane e Mbrojtjes i drejtohet edhe publikut brenda Gjermanisë, ku disa politikanë po përpiqen të lënë gjurmë të vlefshme për Gjermaninë e pas kancelares Merkel.

Kurse Macroni ndoshta shpreson të marrë rol udhëheqës në Evropën pas kancelares Merkel. Dhe pas deklaratës së ministres gjermane të Mbrojtjes, ai dyshon për mbështetjen gjermane. Mbështetje në NATO për konceptin e autonomisë ushtarake të Evropës (në distancë nga SHBA) Franca nuk ka, konstatonte këto ditë gazeta franceze “Le Monde”.

Reagimi i ashpër ndaj Annegret Kramp-Karrenbauerit mund të lidhet edhe me kujtesën që i bëri ajo si kryetare e sapozgjedhur e CDU-së Francës, që të mos presë sakrifica vetëm nga të tjerët, por të sakrifikojë e para për Evropën. AKK i propozoi Francës që vendin që mban Franca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së t’ia lërë Bashkimit Evropian.

Njëkohësisht, reagimi i ashpër i presidentit francez ka të bëjë mjaft me personin e tij e me situatën ku ndodhet.

Mënyra e të shprehurit të Macronit sinjalizon acarim dhe distancim ndaj botës. Mediet gjermane regjistruan se në intervistën që dha, ai nuk ia përmend asnjëherë emrin Ministres gjermane të Mbrojtjes. Në SHBA, gazeta New York Times regjistroi e habitur se Macroni nuk ia përmendi në intervistën e tij asnjëherë emrin as Presidentit të zgjedhur Biden.

Në Francë Macroni është nën presion, për shkak të menaxhimit jo optimal të pandemisë së Covid-19. Pas sulmeve të fundit islamiste në Francë, deklaratat e tij kritike ngjallën protesta edhe në botën myslimane.

Shumë nga prestigji i Macronit në Francë buron nga ai që perceptohet si sukses i tij, në politikën botërore dhe evropiane. Por edhe këtu rezultatet nuk janë mbresëlënëse. Pa asnjë dyshim, jo vetëm për paaftësi të Macronit.

Gjermania sërish e preferuar e SHBA?

Ekipi i Bidenit deklaroi qartë se do të riparojë marrëdhëniet me aleatët. Pritet që Bideni ta bëjë këtë edhe me Gjermaninë. Se deri ku do të ripërtërihet partneriteti në botën që ka ndryshuar, kjo mbetet megjithatë të shihet.

Nga ana tjetër: simpatia që demonstronte Donald Trumpi publikisht për Macronin tani i përket së kaluarës. Përfitime konkrete Francës ajo nuk duket se i solli.

Këtë në Francë e dinë. Për vizitën e fundit në Paris të Ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo, zyra e Macronit nxitoi të sqarojë se vizita bëhet me kërkesë të Pompeos. Dhe në transparencë të plotë me zyrën e presidentit të zgjedhur Biden.

Tags: FrancegjermaniSHBAsiguria

TË LIDHURA

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur
Bota

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
Sulm i frikshëm nga tigri në Tajlandë
Bota

Sulm i frikshëm nga tigri në Tajlandë

22:11 | 31/05/2025
Ndërron jetë në moshën 70 vjeçare babai i Rihannës
Bota

Ndërron jetë në moshën 70 vjeçare babai i Rihannës

21:42 | 31/05/2025
Next Post
Pandemia ‘ripushton’ Italinë, mbi 21 mijë raste në 24 orë

Tjetër bilanc i zi në Itali, edhe 827 viktima nga koronavirusi

Bota pas COVID-it, e parë nga bari i një hoteli në Tiranë

Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria fiton tre pozicione, Kosova në vend-numëro

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria fiton tre pozicione, Kosova në vend-numëro

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com