Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dalin përgjimet për Arben Ndokën, vëllai i tij: Keni bërë gabim të madh…

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Dalin përgjimet për Arben Ndokën, vëllai i tij: Keni bërë gabim të madh…

Ish-deputeti Arben Ndoka rezulton i përfshirë në aferën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare për tjetërsimin e pronave në Lezhë. Rasti i tij është zbuluar gjatë hetimeve që po kryheshin për grupin e Shijakut, pjesë e të cilit ishte edhe vëllai i tij, Gjevi Ndoka.

Gjatë përgjimeve të kryera në kuadër të hetimeve, Prokuroria ka transkriptuar edhe një bisedë për një truall 5 mijë metra katrorë, që ishte në pronësi të Ndokës. Burime nga Prokuroria thanë se Gjevi Ndoka, në periudhën pas vitit 2013, ka qenë pjesëtarë i stafit të Prefekturës Lezhë.

Si pjesë e kësaj administrate, dyshohet se ai ka krijuar lidhje me shumë zyrtarë lokalë, përfshirë ata të Hipotekës dhe ata të ALUIZNI-t e noterë. Vëllai i ish-deputetit Ndoka, sipas përgjimeve, rezulton se në bashkëpunim me persona të tjerë, duke falsifikuar dokumente përfitonte toka shtetërore, duke i kthyer në prona të tyre apo te persona të afërt.

Gjevi Ndoka nis operacionin e tij të tjetërsimit të pronave, duke kërkuar nga një person me profesion topograf foto dhe filmime të hartave të pronave në atë zonë për të kuptuar nëse kanë apo jo ndërhyrje apo pronarë.

PERGJIMET

Zona ku vepronte grupi i Gjevi Ndoka ishin pronat në Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë, Mali i Shëngjinit dhe Mali i Rencit. Për herë të parë emri i ish-deputetit Arben Ndoka del pasi ai thirret nga Policia lokale për një sqarim në lidhje me një hetim, që po bëhej për tjetërsimin e pronave që, sipas dosjes, rezulton se janë përdorur edhe për ndërtime pallatesh.

Në praktikën nr.1018 të datës 13 korrik 2015, e sekuestruar nga Krimet e Rënda rezulton se Arben Ndoka, së bashku me vëllain e tij Gjevi dhe familjarë të tjerë, ndërhyjnë te zyrtarë lokalë, duke i korruptuar apo shantazhuar, duke përfituar toka kryesisht në bregdet. Gjatë përgjimeve, hetuesit kanë zbuluar një konflikt të nisur në familjen Ndoka për një pronë rreth 5 mijë m2 me pronar Arben Ndokën.

Kur ish-deputeti ka kryer verifikimet e tij, ka zbuluar se kjo pronë s’kishte kaluar në pronësi të tij, por në emër të dhëndrit, të Sandër Ndokës, vëllait të ndjerë të Ndokës.

E pikërisht ky veprim dyshohet se ka sjellë një konflikt ku ish-deputeti ka kërkuar që kjo tokë t’i hiqej dhëndrit të vëllait të tij e të rikthehej sërish në pronështet e më pas ai e dinte vetë si do vepronte për të fituar pronësinë.

Ndoka rezulton se u ka kërkuar shpjegime edhe zyrtarëve lokalë, si atyre në Hipotekë dhe pranë zyrës së pronave. Në një nga përgjimet e Prokurorisë rezulton se Arben Ndoka i drejtohet të vëllait të tij Gjevi me fjalët “E keni bo, e, o gabim i madh ky, e ka bo. O bo ky, se ju e keni bo, nuk e bona unë”.

AVOKATI

Avokati i ish-deputetit Arben Ndoka, Marash Ibraj, ka folur ditën e djeshme për mediat, ku ka thënë se akuzat ndaj klientit të tij nuk qëndrojnë, pasi ai nuk ka pasur asnjë funksion publik.

“Klienti im Arben Ndoka ka mësuar se akuzohet për falsifikim. Ai nuk ka pasur asnjë post funksionari, që të mund të falsifikonte firma, ai ka qenë thjesht përfaqësues i popullit. Nuk ka lëshuar asnjë akt. Si mund të akuzohet për këtë gjë? Klienti im e kundërshton kategorikisht çdo akuzë”, tha Ibraj.

Nga ana tjetër, Policia tha zyrtarisht se hetimi disamujor ka mbledhur prova edhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve, vulave etj./PANORAMA/

Tags: Arben Ndokëndalinpergjimetvëllai

TË LIDHURA

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar
Aktualitet

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital

21:09 | 28/06/2025
Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë
Aktualitet

Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë

20:55 | 28/06/2025
Next Post

I shkroi letër Enver Hoxhës për “Shqipërinë Etnike”, u dënua me 10 vjet burg

Mesfushori i Arsenalit bën tatuazh stemën e një klubi tjetër

Mesfushori i Arsenalit bën tatuazh stemën e një klubi tjetër

Mjeku popullor: Ja receta për kurimin e tiroides

Mjeku popullor: Ja receta për kurimin e tiroides

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com