Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Cufe Mullai, agjenti dështak i Sigurimit që u sorollat 9 vjet kot nëpër botë

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Cufe Mullai, agjenti dështak i Sigurimit që u sorollat 9 vjet kot nëpër botë

Nga Kastriot Dervishi/ Në propagandën komuniste ai ka hyrë si “zbulues” i madh, si njeri që korri mjaft suksese e solli informacione të mëdha. Në të vërtetë ishte veç një i dështuar që nuk bëri asgjë. Dështoi në objektivin e parë për të cilin u nis, u njoh sapo iku, si dhe solli si informacion lajme të ditura (antikomunistët legaliste në Bruksel nuk ishin të fshehtë, por publikë). Ky është Isuf (Cufe) Mullai, agjenti me pseudonimin fillestar “Dushku” e më pas “Luftëtari” (se duhej të mos ishte më dushk). Anëtar i PPSH-së, por që kishte ndjekur në vitet 1946-1948 një kurs ndërlidhje për radist në Jugosllavi, ai u propozua për t’u hedhur jashtë shtetit, duke u rekrutuar fillimisht më 5.4.1954 mbi baza patriotike.

Qëllimi ishte “penetrimi në bazën e spiunazhit amerikan në Munih”. Qysh në fillim u gabua. Në Shqipëri, legjendimin i tij nuk u mbajt tërësisht i fshehtë (e dinin, babai, kunati, gruaja, etj), si dhe rreth 20 persona funksionarë, duke u konsideruar një tjetër gabim në punët agjenturoro-operative.Për më shumë se një vit si bashkëpunëtor, nuk spikat në asgjë, nuk jep asgjë të vlefshme. U arratis me kombinacion në Greqi më 6.8.1955. Dërgohet në kampin e Lavrosit. Këtu i arratisuri shqiptar Mersin Pula nga Zhulati flet keq për të duke i thënë autoriteteve greke se Isufi ishte komunist dhe njeri i Sigurimit. I gjendur keq, Isuf Mullai kërkoi vizë për në Amerikë, por amerikanët ia refuzuan me arsyetimin e kish qenë anëtar i PPSH-së, gjëra që nuk i kish treguar më parë.

Mersini e kish vazhduar demaskimin e Isufit, teksa dy emigrantëve i kish thënë: “Cufe Mullai ndodhet këtu? Ai është i kuq dhe i Sigurimit. Ai ka bërë njëmijë e një (të zeza) në Shqipëri”. Me këto fjalë u mbush gjithë kampi. Nuk ngeli shqiptar pa e marrë vesh cili ishte Cufja. Pra “agjenti i famshëm” i letërsisë shqipe njihej pa u nisur mirë! Nga Greqia mundi t’i dërgojë familjes dy letra nëpërmjet postës amerikane (merre me mend çfarë sigurie!). Nga Tirana iu kërkua të japë informacione për gjendjen dhe bazat e emigracionit shqiptar në Greqi, por dështoi tërësisht. I gjendur i izoluar, në fillim të vitit 1957 “Dushku” regjistrohet me ndërhyrjen e Fuat Kuçit dhe Faik Bukmirit për të shkuar në Bruksel. Fillon punë si minator dhe hyn në lidhje me Ibrahim Bamin dhe Rexhep Kumbarçen, i pari kryetari e i dyti sekretar i degës së Legalitetit në Belgjikë.

Në Greqi ishte njohur edhe me Rexhep Aliun nga Kruja. Këtij të fundit, të cilit Sigurimi i kish vënë pseudonimin “Roberti” ishte hedhur për të përpunuar Abaz Kupin. Rexhep Aliu sapo kaloi kufirin deklaroi çdo gjë dhe punoi kundër Sigurimit. Për të mos u ndaluar deri këtu, Sigurimi gaboi kur nëpërmjet Cufe Mullait kërkoi rivendosjen e lidhjeve me Rexhep Aliun. Rexhepi, dyshues ndaj Cufes në vitin 1959 i vuri pas disa ndjekës. Të gjithë filluan ta sulmojnë Cufen si të kuq e të Sigurimit. Kjo luftë kish vazhduar plot 2 vjet deri në vitin 1961.

Gjatë kësaj kohe, Cufes i ndërrohet pseudonimi dhe i bëhet “Luftëtari”, por ndonjëherë e përdor edhe “Dushkun”.  I gjendur në vështirësi, një vit pas ardhjes së Bruksel, në mars 1958, kërkoi të rikthehej në Shqipëri. Këtë kërkesë do ta përsëriste çdo vit. Iu fol shumë që të vazhdonte të qëndronte. Në dhjetor 1958 shërbimi sekret belg, i informuar nga Rexhep Aliu, e ka marrë në pyetje për gjithë dyshimet e lindura. Sërish ky shërbim e pyet në vitin 1961 për lidhjet me legatën shqiptare të Parisit. Në vitet 1959-1961, Cufja jetonte me asistencën e shtetit si i papunë. Gjatë kësaj kohe, udhëtoi shkoi vetëm dy herë në Paris. Më 22.7.1959 “Dushku” është takuar në Kanë si emigrant i thjeshtë shqiptar me Mbretin Zog.

Kaq ka qenë gjithë “aktiviteti” i tij pranë mbretit. Në vitin 1959 punonte sekretar privat i sekretarit të Legalitetit në Bruksel, Ibrahim Bami, ndërsa luftohej nga Riza Momini, Adem Hoxhallari, etj. Pas vdekjes së Mbretit Zog, Gaqo Gogo ishte interesuar të dinte kush ishte ky njeri që “intrigon shumë në emigracion”. Cufja kërkon të ikë në SHBA por prapë i refuzohet viza. Në vitin 1960 pëson një aksident të rëndë automobilistik, që i kish humbur përkohësisht kujtesën. Cufja kishte bërë “jetë partie” fare pak vetëm pas vdekjes së Mbretit Zog. Po edhe këtu është dyshuar dhe është pezulluar. Rexhep Aliu vazhdonte ta luftonte fort, duke e vendosur me ndihmën e shërbim sekret belg edhe në gjurmim. E kishin kuptuar, madje mund ta vrisnin.

Dobësia e treguar në aktivitetin e tij, detyruan kryetarin e Degës së 4-t të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në MPB, Skënder Konicën, t’i propozojë ministrit të Punëve të Brendshme, kthimin në atdhe të “Luftëtarit”. Në raport thuhej se “Luftëtari” sulmohej nga të arratisurit si Rexhep Aliu, Ramadan Ismaili, Gjon Bala të cilët e thoshin hapur se ai ishte i Sigurimit. Thuhej se nuk kishte as mbështetjen e degës së Legalitetit të Belgjikës dhe as të Francës. Agjenti “Sholli” (T.Z.) që jetonte në Turqi kishte dëgjuar nga emigranti Tahir Kolgjini se në Bruksel jetonte një agjent i Sigurimit që gjurmohej nga policia e atjeshme për ta kapur në flagrancë. “Luftëtari” kritikohej se nuk kish zbatuar urdhrat e qendrës.

Sigurimi dilte në përfundimin se “Luftëtarin” ose mund ta vrisnin, ose të diskreditonin. Gjendja e tij paraqitej e falimentuar dhe e dëshpëruar. Fliste përçart natën dhe vuante nga nervat. Më 27.11.964 ministri miratoi këtë raport dhe po atë ditë u njoftua sekretari i parë i ambasadës shqiptare në Paris Myslim Sinoimeri. Cufe Mullai lë Brukselin dhe shkon në ambasadën shqiptare në Paris, prej nga ku merr pasaportën dhe kthehet në atdhe më 7.12.1964. Siç e kanë zakon komunistët, filluan të mendojnë ta përdorin për propagandë sikur kishte korrur sukses të madh. Më 24.12.1964 ministri propozoi legalizimin e tij si dhe dhënien e 50 mijë lekëve. Ministri po ashtu kërkoi nga zëvendëskryeministri Beqir Balluku që ai të dekorohej me “Urdhrin e trimërisë”, dekoratë e cila iu dha më 30.4.1965 në zyrat e Zbulimit Politik nga Zoi Themeli. Dështimin që kishte pasur si agjent duke mos hyrë dot në Kompaninë 4000 në Munih si dhe duke mos depërtuar në SHBA, propaganda e mbuloi duke thënë se misioni i tij kishte qenë pranë Mbretit Zog. “Dushk” e nisi dhe dushk përfundoi.

Tags: 9 vjetAgjentiboteCufe Mullaidështaknëpërsigurimitsorollat

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Paloka kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës

Paloka kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës

“Respektoj vendimin e trajnerit”, Foto flet për përjashtimin e të birit: Kombëtarja është…

“Respektoj vendimin e trajnerit”, Foto flet për përjashtimin e të birit: Kombëtarja është...

Dhuna në protestën e opozitës, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit (emrat)

Dhuna në protestën e opozitës, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit (emrat)







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!
Politikë

Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!

by mirseda
18:37 | 30/01/2026
0

Komisionit Parlamentar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj ka bërë një...

Spiropali–Ambasadori i Italisë: Tirana pret më 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII

Spiropali–Ambasadori i Italisë: Tirana pret më 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII

18:35 | 30/01/2026
Tragjedi në Itali, identifikohen dy të rinjët shqiptarë që humbën jetën në aksident

Tragjedi në Itali, identifikohen dy të rinjët shqiptarë që humbën jetën në aksident

18:20 | 30/01/2026
Moti i keq lë 10 mijë banorë pa energji, Shushica në errësirë që prej mbrëmjes

Moti i keq lë 10 mijë banorë pa energji, Shushica në errësirë që prej mbrëmjes

17:43 | 30/01/2026
SPAK refuzon komisionin “Nisma qytetare”, e quan cenim të pavarësisë

SPAK refuzon komisionin “Nisma qytetare”, e quan cenim të pavarësisë

17:38 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com