Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Çudirat shqiptare/Anëtari i Gjykatës së Lartë që ka ‘jetuar’ me 170 lekë në ditë

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Çudirat shqiptare/Anëtari i Gjykatës së Lartë që ka ‘jetuar’ me 170 lekë në ditë

Anëtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, për të justifikuar paratë e kursyera, pretendon se ka jetuar me 5 mijë lekë në muaj ose 170 lekë në ditë, gjatë periudhës kohore 1992 deri në vitin 2000. Ky standard jetese është pranuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, në vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Edmond Islamaj

Në analizën financiare, KPK thekson se shpenzimet e jetesës për periudhën 1992-2000 të Edmond Islamajt janë në shumën 480,000 lekë, mesatarisht 5,000 lekë në muaj. “Nga analiza financiare për periudhën 1992-2000, rezulton se: Subjekti i rivlerësimit ka deklaruar apartament banimi, me sipërfaqe 81.54 m², përfituar nga privatizimi i ish-banesave shtetërore në vitin 1993, ndodhur në Durrës. Shpenzimet e jetesës për periudhën 1992- 2000 janë në shumën 480,000 lekë (Për periudhën 1992-2000 është marrë si mesatare shuma prej 5,000 lekësh/muaj shpenzime jetese për subjektin). Të ardhurat e subjektit për periudhën 1992-2000, referuar dokumentacionit të vënë në dispozicion në total, janë 1,822,161 lekë”, thuhet në vendimin e KPK. Nga këto para, sipas KPK, gjyqtari ka çelur një depozitë në vitin 2000 me vlerë 5,191 euro, u janë llogaritur shpenzime jetese 480,000 lekë, ndërsa diferenca e mbetur për shpenzime të tjera është 653,880 lekë.

Si përfundim, në vendim thuhet se “trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi u njoh me rrethanat e çështjes, bazuar në provat e administruara, raportin dhe rekomandimet e relatorit të çështjes, dëgjoi subjektin e rivlerësimit në seancë dëgjimore publike, si dhe mori në shqyrtim të gjitha pretendimet dhe provat e parashtruara nga subjekti i rivlerësimit, konstaton se subjekti ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, një nivel të besueshëm të kontrollit të figurës, si dhe një nivel të lartë të vlerësimit të aftësive profesionale”.

Komisioneri Publik kundër KPK

Në qershor të vitit 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmonte në detyrë anëtarin e Gjykatës së Lartë Edmond Islamajn. Ndërkaq, Komisioneri Publik, në 11 korrik të 2018, i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ndryshimin e vendimit të KPK dhe një hetim më të thelluar për pasurinë e gjyqtarit. Arsyeja e ankimit nuk ishte llogaritja e kostos së jetesës së gjyqtarit për vitit 2000, por disa pasuri të gjyqtarit, të cilat sipas Komisionerit Publik nuk justifikohen apo që nuk janë deklaruar. Komisioneri Publik thekson se gjyqtari ka blerë 1 mijë metra katrorë tokë kullotë për 137.000 lekë, me çmim më të ulët se vlera e tregut. “Shitësi, përpara tjetërsimit të pronësisë te subjekti, nga shënimet e dokumenteve hipotekore, rezulton se e regjistron për herë të parë këtë pronë në emër të tij në datë ***.2.2015 dhe në datë ***.3.2015 ia shet subjektit të rivlerësimit”, thuhet në ankimim. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur një hetim të thelluar për gjyqtarin pas ankimimit nga ana e Komisionerit. Seanca e radhës gjyqësore dhe ndoshta e fundit është në datën 29 janar.

Tre pasuri të bashkëjetueses të padeklaruara

Komisioneri Publik thekson gjithashtu se gjyqtari Edmond Islamajn nuk ka deklaruar më parë, por vetëm në deklaratë e pasurisë për Vetingut, tre pasuri të bashkëjetueses, të cilat i disponon që nga vitit 2001. “Megjithëse në cilësinë e bashkëjetueses së subjektit të rivlerësimit, znj…., prej vitesh (v. 2005 deklarimi i parë) kryen deklarimin e pasurive dhe interesave privatë, pronësia e saj mbi këto pasuri të paluajtshme, që referohet se është fituar që në vitin 2001, nuk është deklaruar asnjëherë dhe deklarohet për herë të parë vetëm në deklaratën “Vetting” në vitin 2017. Konkretisht, znj…deklaron: “Apartament”, me sipërfaqe 141.13 m2; “Njësi”/ambient tregtar, me sipërfaqe 55 m2; “Garazh”, me sipërfaqe 16 m2”, pretendon Komisioneri Publik.

Makina 20 mijë euro

Komisioneri Publik ngre dyshime edhe mbi burimin e parave për blerjen e një makine 20 mijë euro nga gjyqtari, i cili pretendon se 60 % e shumës është paguar nga babai i tij, i cili nuk jeton më. “Në vitin 2014, katër vite pas blerjes, subjekti i rivlerësimit, duke nënshkruar dhe në emër të atit të tij, i shet automjetin për një vlerë prej 20.000 euro. Bazuar në përmbajtjen e kontratës, noteri e ka konsideruar të atin e subjektit të rivlerësimit si të përfaqësuar nga ky i fundit, por nga aktet e administruara nuk rezulton asnjë prokurë që të legjitimojë këtë përfaqësim”, arsyeton Komisioneri Publik.

Pasuri në emër të fëmijëve

Fëmijët e mitur të gjyqtarit kanë në pronësi një pasuri të paluajtshme ndërtesë dhe truall, të dyja me të njëjtën sipërfaqe prej 106.7 m2, dhuratë nga gjyshërit. Sipas Komisionerit Publik “nga përmbajtja e dokumentacionit bankar, përshkrimet e mandatpagesave, rezulton se (babai i bashkëjetueses së subjektit) dhe (babai i subjektit të rivlerësimit) rezulton se kanë hyrë në marrëdhënie huamarrje mes tyre, ku ky i fundit i ka marrë hua shumën 3.000.000 lekë z…, për blerjen e pasurisë, e cila më pas iu dhurua fëmijëve të mitur të subjektit të rivlerësimit. Komisioni, ka pyetur z…, si person i lidhur që ka dijeni. Nga procesverbali i datës…. mohon t’i ketë dhënë borxh shumën 3.000.000 lekë z…., duke pretenduar se është banka që ka gabuar, duke pohuar …“ne s’kemi pasur fare lekë””.

Nuk justifikojnë kursimet

Komisioneri Publik pretendon se për vitet 2005, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2015 na rezulton se gjyqtari dhe bashkëjetuesja nuk justifikojnë me të ardhura të ligjshme kursimet e deklaruara në deklaratat vjetore të interesave privatë. “Në total kjo vlerë e diferencës së pambuluar të kursimeve cash shkon në vlerën minus 4.466.990 lekë. Nuk rezulton të jetë konstatuar dhe hetuar nga Komisioni pamundësia financiare e subjektit për të mbuluar kursimet e deklaruara për vitet si më sipër me burime të ligjshme në kuptim të nenit D, pika 3, i aneksit të Kushtetutës, apo dhe saktësia e deklarimit për vitet të cilat rezultojnë me diferencë negative në mbulimin e kursimeve me të ardhura të ligjshme, në kuptim të nenit 32/5, të ligjit nr. 84/2016”, arsyeton Komisioneri.

Gjyqtari duhet të justifikojë udhëtimet jashtë vendit

Anëtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj duhet të justifikojë para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit edhe burimin e shpenzimeve për udhëzime jashtë vendit për periudhën 2004-2008, në të kundër rrezikon shkarkimin nga detyra. Në seancën e fundit gjyqësore të zhvilluar në 22 janar, Kolegji Apelimit u dorëzoi Edmond Islamajt dhe Komisionerit Publik një kopje e të dhënave nga sistemi TIMS për hyrje-daljet nga territori i Shqipërisë për Edmond Islamajn dhe personave të lidhur me të, për periudhën 1 janar 2004 deri në 1 janar 2008, të dhëna këto që autoritetet shtetërore i vunë në dispozicion Kolegjit.

Trupi gjykues i kërkoi subjektit të rivlerësimit që pasi të njihet me dokumentacionin, të përcaktojë se cilat udhëtime janë bërë për shkak të pozitës zyrtare dhe cilat për qëllime private. Islamaj kërkoi kohë për të bërë ndarjen e udhëzimeve që kishte bërë për shkak të detyrës me udhëtimet private. Kolegji i Apelimit i ka lënë kohë gjyqtarit deri në datën 29 janar, kur do të zhvillohet edhe seanca e radhës gjyqësore.(Burimi:shqiptarja.com)

TË LIDHURA

Zjarr i fuqishëm në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë
Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë

21:34 | 27/06/2025
E vranë apo u vetëplagos? Misteri i vdekjes së Fatos Cenajt thellohet
Aktualitet

E vranë apo u vetëplagos? Misteri i vdekjes së Fatos Cenajt thellohet

21:18 | 27/06/2025
Aksident në Elbasan-Librazh, guri bie nga kodra në mes të rrugës
Aktualitet

Aksident në Elbasan-Librazh, guri bie nga kodra në mes të rrugës

20:45 | 27/06/2025
Next Post
Përleshje mes luanëve me foto, mos i humbisni

Përleshje mes luanëve me foto, mos i humbisni

Venezuela, pse ndodhi kolapsi dhe kush do ndërhyjë

Venezuela, pse ndodhi kolapsi dhe kush do ndërhyjë

Në ankand Ford Fiesta e vitit ‘78 (foto)

Në ankand Ford Fiesta e vitit ‘78 (foto)

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Kosovo

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar

by mirseda
22:34 | 27/06/2025
0

Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit të shënohet dhe festohet...

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

22:32 | 27/06/2025
Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

22:29 | 27/06/2025
Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

21:49 | 27/06/2025
Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

21:46 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com