Një përleshje mes dy luanëve është kapur nga kamerat, duke sjellë pamje dramatike që tregon karakterin dominues të këtyre kafshëve.
Luanët meshkuj iu vërsulën njëri-tjetrit në një takim brutal në Sabi Sand Reserve, në pjesën jugperëndimore të Parkut Kombëtar Kruger, Afrikën e Jugut.
Grabitqarët përplasën fuqishëm, përpara se njëri prej tyre të dorëzohej duke rënë në shpinë. Të gjitha këto momente janë shkëputur në fotografi nga menaxherja e shitjeve, Corlette Wessels.