Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ç’po ndodh me pikat kufitare?! SHBA i merr nën kontroll

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Ç’po ndodh me pikat kufitare?! SHBA i merr nën kontroll

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të asistojnë autoritetet shqiptare për blindimin e kufijve, duke rritur maksimalisht kontrollin dhe sigurinë, për identifikimin dhe kapjen e çdo personi që ka probleme me ligjin brenda apo jashtë Shqipërisë.

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektmarrëveshje mes Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për instalimin dhe përdorimin e sistemit për krahasimin dhe vlerësimin e sigurt të identifikimit personal (PISCES), pikat e kalimit kufitar. Marrëveshja parashikon që SHBA do të instalojnë sistemin e ri për monitorimin e lëvizjes së udhëtarëve në pikat e kontrollit kufitar.

Sistemit PISCES do të instalohet fillimisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Në vijim, instalimi i sistemit PISCES do të zgjerohet edhe në aeroporte apo pika të tjera kufitare, të caktuara nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sistemi i ri shton disa elemente sigurie të kontrollit në pikat e kalimit kufitar. Elementi kryesor është ai i të dhënave biometrike të cilat do të identifikojnë edhe raste të vështira për t’u zbuluar nëpërmjet sistemit aktual. Gjithashtu, instalimi i këtij sistemi do të shoqërohet me një rinovim të infrastrukturës, duke pajisur çdo punonjës me kompjuter, lexues dokumentesh, lexues gjurme gishti, kamera për kontrollin e fytyrës, shkruan Shqiptarja.com

Këto të dhëna do të krahasohen me regjistrat e Interpolit dhe të FBI-së, duke dhënë një përparësi në zbulimin dhe ndalimin e personave të kërkuar në nivel ndërkombëtar. Qeveria e amerikane synon të kontribuojë në përgatitjen e infrastrukturës së ofruar nga qeveria e Shqipërisë, të nevojshme për instalimin dhe operimin e PISCES-it në mënyrë të vazhdueshme. Sistemi do të shërbejë për përmbushjen e një ndër objektivave të Ministrisë së Brendshme, sigurimin e menaxhimit të integruar të kufijve.

Ministria e Brendshme

Ministria e Brendshme Shqiptare dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës synojnë të bashkërendojnë rishikime periodike në mënyrë që të inventarizohen dhe të përditësohen mjetet dhe pajisjet kompjuterike të siguruara nga SHBA për sistemin PISCES.

Ministria e Brendshme ka për qëllim të vendosë në punë, të administrojë dhe të mirëmbajë pajisjet e parashikuara për sistemin PISCES, posaçërisht për qëllimet e specifikuara në memorandumin e qëllimit dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale të garantuara si për qytetarët e Republikës së Shqipërisë, ashtu edhe shtetasit e huaj që vizitojnë Shqipërinë dhe me marrëveshjet ndërkombëtare që lidhen për zbulimin dhe ndalimin e personave të kërkuar ndërkombëtarisht. Të dyja qeveritë synojnë të bashkërendohen përpara çdo transferimi apo zhvendosjeje të mjeteve dhe pajisjeve kompjuterike të PISCES. 

Tags: blindohetkontrollkufijtëSHBAshqiperia

TË LIDHURA

Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh këtë të premte qeverinë
Aktualitet

Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh këtë të premte qeverinë

11:20 | 27/02/2026
Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës,Zbardhen detaje fetusi shfaqi probleme me rrahjet ezemrës
Aktualitet

Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës,Zbardhen detaje fetusi shfaqi probleme me rrahjet ezemrës

11:18 | 27/02/2026
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas/ Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit
Aktualitet

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas/ Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit

10:02 | 27/02/2026
Next Post
TESTIMI PER MESUESIT/ Publikohen udhëzimet, nga regjistrimi te vlerësimi

TESTIMI PER MESUESIT/ Publikohen udhëzimet, nga regjistrimi te vlerësimi

Grabitja e dosjeve të bujshme/Policia kryen kapjen e madhe; Arreston rojen!

Grabitja e dosjeve të bujshme/Policia kryen kapjen e madhe; Arreston rojen!

Detaje/Grabitja e Prokurorisë, mafiozët thyen kamerat dhe…

Detajet/Kush janë hajdutët dhe si grabitën prokurorinë e Durrësit







JU REKOMANDOJMË

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh këtë të premte qeverinë
Aktualitet

Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh këtë të premte qeverinë

by mirseda
11:20 | 27/02/2026
0

Në këtë mbledhje për herë të fundit u ulën si ministra Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu, të...

Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës,Zbardhen detaje fetusi shfaqi probleme me rrahjet ezemrës

Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës,Zbardhen detaje fetusi shfaqi probleme me rrahjet ezemrës

11:18 | 27/02/2026
SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë

SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë

10:31 | 27/02/2026
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas/ Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas/ Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit

10:02 | 27/02/2026
Dy ngjarje brenda 10 minutash në Tiranë/ Policia: Autorët janë identifikuar

Ndryshime në polici! Ja kush emërohet në Krujë, Pogradec, Kamzë e Bulqizë

09:55 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com