Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

COVID-19, zyrtarët amerikanë u bëjnë thirrje protestuesve të testohen

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
COVID-19, zyrtarët amerikanë u bëjnë thirrje protestuesve të testohen

Numri i vdekjeve në mbarë botën si pasojë e COVID-19 ka arritur në rreth 403 mijë që prej fillimit të shpërthimit të virusit ndërsa numri i të infektuarve nga koronavirusi është më shumë se shtatë milionë.

Shtetet e Bashkuara mbeten vendi me numrin më të madh të vdekjeve mbi 110 mijë.

SHBA ka gjithashtu numrin më të madh të rasteve të konfirmuara, rreth dy milionë, pasuar nga Brazili me rreth një të tretën e këtij numri, ndjekur nga Rusia e Britania.

Një lajm i mirë vjen nga Zelanda e re ku u njoftua të hënën se vendi kishte eliminuar infeksionet e reja me koronavirus. Zelanda e Re ka vendosur të heqë shumicën e kufizimeve të mbetura, por do të vazhdojë t’i mbajë të mbyllura kufijtë e vendit.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara autoritetet po u kërkojnë pjesëmarrësve në protesta lidhur me vdekjen e George Floyd, që të testohen për të kuptuar nëse janë infektuar nga COVID-19, pas më shumë se 10 ditë protestash e marshimesh pa ruajtur distancën fizike.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo theksoi nevojën për kryerjen e testeve duke shtuar se shteti po hap 15 qendra të reja testimi. Ai u kërkoi banorëve të mos rrezikojnë. Thirrje të ngjashme lidhur me nevojën për të kryer testime kanë ardhur nga drejtues shtetesh e qytetesh si Atlanta, San Francisko dhe Siatëll.

Sot (e hënë) në Nju Jork rreth 400 mijë vetë u rikthyen në punë ndërsa qyteti më i madh i vendit ka nisur fazën e parë të rihapjes.

Shumë prej tyre kanë përdorur metronë për herë të parë pas rreth tre muajsh. Punëtorët e ndërtimit dhe ata që punojnë në fabrika, magazina të tregtimit me shumicë apo dyqane me pakicë janë kthyer në punë. Por me mijëra restorante të qytetit do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura të paktën edhe për pjesën tjetër të muajit.

Ndërsa zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut duken mjaft të sigurt për të nisur rihapjen, Departamenti i Shëndetësisë në Florida njoftoi 1.180 raste të reja me koronavirus të dielën, duke thënë se kjo ishte dita e pestë me radhë që numri i rasteve të reja tejkalonte të 1.000 vetët.

Ekspertët në Florida thonë se njerëzit nuk po i kushtojnë vëmendje distancimin fizik me fillimin e lehtësimit të masave kufizuese. Sipas tyre shifrat janë rritur gjithashtu pas nisjen e protestave lidhur me vdekjen e George Floyd. /Voa

Tags: COVID-19koronaviruszyrtare amerikane

TË LIDHURA

Trump paralajmëron deklaratë për Rusinë pas sulmit në Ukrainë: “Do të shihni gjëra të ndodhin”
Bota

Trump paralajmëron deklaratë për Rusinë pas sulmit në Ukrainë: “Do të shihni gjëra të ndodhin”

08:13 | 12/07/2025
“Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave
Bota

“Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

21:03 | 11/07/2025
Rojet e QKUK-së në grevë 5-orëshe derisa të kryhet tenderi
Bota

Rojet e QKUK-së në grevë 5-orëshe derisa të kryhet tenderi

20:41 | 11/07/2025
Next Post
“I afërmi i zyrtarit të policisë dhe kushëriri i Tahirit”, Berisha zbardh rrjetin

“I afërmi i zyrtarit të policisë dhe kushëriri i Tahirit”, Berisha zbardh rrjetin

Zbardhet autopsia, pse humbën jetën foshnjet në Berat

Zbardhet autopsia, pse humbën jetën foshnjet në Berat

Rregullat e reja të transportit publik pas COVID-19. Urban çdo 4 minuta

Rregullat e reja të transportit publik pas COVID-19. Urban çdo 4 minuta

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së cakton datën për shqyrtimin e ankimimit ndaj “arrestit me burg”
Aktualitet

Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së cakton datën për shqyrtimin e ankimimit ndaj “arrestit me burg”

by mirseda
08:23 | 12/07/2025
0

Është caktuar data se kur Apeli i GJKKO-së do të shqyrtojë ankimimin e Ilir Metës për lënien...

Rebelim në terren, kryebashkiakët refuzojnë urdhrin e Ramës, nuk lëvizin nënkryetarët

Rebelim në terren, kryebashkiakët refuzojnë urdhrin e Ramës, nuk lëvizin nënkryetarët

08:20 | 12/07/2025
Getoar Selimi flet për raportin me Marinën: Jemi njësoj, jetën private e ruajmë me fanatizëm

Getoar Selimi flet për raportin me Marinën: Jemi njësoj, jetën private e ruajmë me fanatizëm

08:19 | 12/07/2025
Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

08:17 | 12/07/2025
Trump paralajmëron deklaratë për Rusinë pas sulmit në Ukrainë: “Do të shihni gjëra të ndodhin”

Trump paralajmëron deklaratë për Rusinë pas sulmit në Ukrainë: “Do të shihni gjëra të ndodhin”

08:13 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com