Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero së fundmi ka bërë një deklaratë të fortë për asimptomatikët, pra për personat që janë të infektuar me koronavirus, por s’paraqesin shenja klinike.
Sipas Piperos, persona të tillë që janë në moshë të re, mund të vazhdojnë normalisht me aktivitetet e tyre, mjafton që të vendosin një maskë.
“Për një person që është në moshë të re, rezulton pozitiv dhe nuk ka shenja klinike, me një maskë mund të vazhdojë jetën, mund të vazhdojë të punojë, me kusht që të mos heqë maskën nga goja dhe hunda. Nuk është e domosdoshme, për mua të izolohet”, u shpreh mjeku i njohur në një intervistë televizive.
Referuar rastit të bërjes publik të emrave të vëllezërve Budina, të prekur nga COVID-19, Pipero theksoi se është kundër publikimit të tyre:
“Unë e kam shumë të vështirë të marr një informacion me emër në ISHP ose e kam të pamundur sepse i gjithë informacioni ka një protokoll të caktuar të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë”.