Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

COVID-19/ Aplikacione për gjurmimin e të infektuarve! A po i vjen fundi privatësisë

6 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji, W-Instant
COVID-19/ Aplikacione për gjurmimin e të infektuarve! A po i vjen fundi privatësisë

Në një kohë kur pandemia e koronavirusit kërcënon njerëzimin e mjekësia është në luftë me kohën për të gjetur një vaksinë e një kurë efektive, krerët e shteteve i kanë kthyer sytë nga teknologjia në kërkim të mjeteve për të frenuar sa më shumë të jetë e mundur përhapjen e infeksionit.

Si përgjigje, ekspertët e teknologjisë së informacionit krijuan aplikacionet e gjurmimit të të prekurve nga COVID-19, bazuar në ekperiencën e vendeve aziatike si Kina që përmes gjurmimit të kontakteve falë sistemit të mbikëqyrjes të popullsisë, arriti të ulte me sukses kurbën e infektimit.

Koreja e Jugut, Irani, Rusia, SHBA-ja (New York), Polonia, Singapori e disa shtete të tjera kanë nisur ose janë në nisje të procedurave të gjurmimit të të infektuarve nëpërmjet aplikacioneve, gjë që po ngre një tjetër shqetësim të madh: atë të shkeljes së privatësisë.

Nëpërmjet disa prej këtyre aplikacioneve, qeveria ose edhe publiku kanë akses të vëzhgojnë çdo lëvizje që kryejnë mbajtësit e aplikacionit, duke i shndërruar qytetarët në pjesë të një sistemi monitorimi të ngjashëm me “Big Brother”, çka mund të rezultojnë në një mori problematikash të tjera.

Një masë e tillë është propozuar dhe në Gjermani ku ndjeshmëria ndaj privatësisë është maksimale për një komb që ka përjetuar tmerret e diktaturës naziste.

Aplikacioni në fjalë supozohet të dërgojë njoftime në momentin që një person diagnostikohet me COVID-19, drejt aplikacioneve në celularët e njerëzve me të cilët ky person ka pasur kontakt përgjatë një periudhe 2-javore.

Për të garantuar përdorimin e duhur të këtyre të dhënave, ato supozohet të ruhen vetëm për një periudhë të përcaktuar kohore dhe më pas të fshihen.

Një gjë e tillë nuk është pritur aspak mirë nga publiku gjerman.

Në kuadër të këtyre shqetësimeve, një grup europian studiuesish e ekspertësh të teknologjisë së informacionit, është mbledhur për të krijuar një teknologji gjurmimi të kontakteve, që të jetë konform ligjeve të privatësisë në kontinent.

Një gjurmim i ngjashëm me metodën e aplikuar në Kinën komuniste është sigurisht i vështirë për t’u imagjinuar në vendet europiane, ndaj projekti “Pan-European Privacy-Preserving Proximity Tracing”, synon të sjellë një qasje tjetër.

Ideja thelbësore qëndron në përdorimin e teknologjisë Bluetooth, që bazohet në anonimatin e kontakteve dhe afërsinë e tyre fizike.

Hans-Christian Boos, një nga ideatorët e projektit, është shprehur për “Der Spiegel”:

“Ne nuk mbledhim të dhëna mbi vendndodhjen apo mbi lëvizjen, nuk mbledhim informacione të kontakteve dhe as tipare të identifikueshme të pajisjeve”.

Sipas “Der Spiegel”, ky qëndrim do të thotë se aplikacionet që ndjekin këtë standard, gjenerojnë ID të përkohshme, për të penguar identifikimin e individëve.

Dy ose më shumë celularë që kanë një aplikacion të tillë, kur janë në afërsi dhe kanë të aktivizuar Bluetooth, shkëmbejnë këto ID të përkohshme që i ruajnë në formë të koduar.

Nëse një përdorues diagnostikohet me koronavirus, doktori mund t’i kërkojë të dhënat e mbledhura nga aplikacioni, të cilat transferohen në një server qendror.

Më tej, doktori do të kishte mundësinë që të përdorë sistemin për të njoftuar kontaktet e të prekurit se mund të jenë gjithashtu të infektuar.

Në këtë mënyrë, bartësit potencialë të virusit, me ose pa simptoma, do të mund të kërkonin të testoheshin ose të vetëizoloheshin.

Skeptikët gjithsesi kanë ngritur pikëpyetje të tjera lidhur me sigurinë e këtij projekti, megjithatë, aplikimi i një procedure të tillë të standardizuar në të gjithë Europën, do të lejonte gjurmimin edhe përtej kufijve, duke lënë më tej procesin e mënyrës së njoftimit të kontakteve të prekur, në dorë të secilit shtet.

Në Shqipëri, ku numri i të prekurve deri më tani (thuajse një muaj pas identifikimit të rastit të parë) është në 277 dhe ditën e sotme është shënuar viktima e 16-të, ende nuk është diskutuar publikisht përdorimi i një teknologjie të tillë për të gjurmuar rastet e prekura me COVID-19. /iconstyle.al

Tags: gjurmimkoronaviruste infektuarteknologji

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit
Bota

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit

11:36 | 05/12/2025
Lamtumirë bankomatëve? Zbulohet mënyra më e re për të tërhequr para
Ekonomi

Lamtumirë bankomatëve? Zbulohet mënyra më e re për të tërhequr para

09:15 | 02/12/2025
Next Post
Meta bën gjestin e veçantë në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Meta bën gjestin e veçantë në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

COVID-19/ Rama publikon foton e të moshuarve: Një lajm i mirë

COVID-19/ Rama publikon foton e të moshuarve: Një lajm i mirë

Shqiptarët të bllokuar në pikat kufitare/ Reagon Meta

Shqiptarët të bllokuar në pikat kufitare/ Reagon Meta







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima
Aktualitet

Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima

by mirseda
12:20 | 10/12/2025
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen nr. 1 të qytetit të Librazhdit, ku një banesë...

Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të

Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të

12:15 | 10/12/2025
“Europa duhet të përmbajë premtimin për integrimin”, Rama thirrje sipërmarrjes së huaj

“Europa duhet të përmbajë premtimin për integrimin”, Rama thirrje sipërmarrjes së huaj

12:12 | 10/12/2025
Shtyllë stabiliteti!”/ Rama takim me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë

Shtyllë stabiliteti!”/ Rama takim me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë

12:08 | 10/12/2025
“Europa duhet të përmbajë premtimin për integrimin”, Rama thirrje sipërmarrjes së huaj

“Europa duhet të përmbajë premtimin për integrimin”, Rama thirrje sipërmarrjes së huaj

12:02 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com