Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

COV*D nëpër botë dhe çfarë duhet të bëjë Shqipëria

5 vjet ago
in Editorial - Opinione
Pandemia në vend, eksperti: Kapacitetet e spitaleve Covid 1&2, janë ezauruar

Nga Erion Dasho

1. A funksion Cor*naVac?

Tajlanda, një vend që ka përdorur masivisht Cor*naVac për të imunizuar qytetarët, u bë dëshmia e fundit mbi efektivitetin e dyshimtë të kësaj vaksine. Një dokument konfidencial, i bërë publik së fundi, tregon se autoritetet shëndetësore nuk i besojnë CoronaVac-ut por kanë frikë ta pranojnë këtë për të mos përkeqësuar më tej mosbesimin e publikut.

2. A duhet t’i kthehemi normalitetit?

Dy vende Singapori dhe Britania e Madhe po hedhin hapin e parë në këtë drejtim. Efekti i kombinuar i vaksinave cilësore (Pfizer, Moderna dhe Astra Zeneca) si dhe disponueshmëria tashmë e opsioneve për trajtimin e komplikacioneve, i ka bindur këto vende t’i kthehen “normalitetit të vërtetë” dhe jo të ashtuquajturit “normalitet të ri”, një term që jo pak ka frikësuar botën këto muajt e fundit dhe ka nxitur teori të shumta konspirative. Në veçanti, vendimi i Singaporit për ta trajtuar COVID-in si një virozë të zakonshme është shumë domethënës.

3. A duhen vendosur barriera në kufi?

Izraeli ka vaksinuar gati 100% të popullsisë mbi 12 vjeç me Pfizer dhe ka botuar të dhënat nga impakti me virusin delta. Edhe Pfizer nuk arrin të mbrojë 100% nga ky variant, prandaj autoritetet izraelite kanë kërkuar rivendosjen e maskave në mjedise të mbyllura dhe po ndërtojnë një qendër testimi të përhershme në aeroportin “Ben Gurion”.

ÇFARË DUHET TË BËJË SHQIPËRIA?

Së pari, t’i kthehet normalitetit të plotë, pa maska dhe pa orë policore. Nëse këtë po e bën Anglia dhe Singapori bazuar në arritjet e vaksinimit, Shqipëria që bazohet tek imuniteti natyral e ka plotësisht të mundur një gjë të tillë.

Së dyti, të heqë dorë nga shpenzimet e kota të imunizimit me CoronaVac. Të dhënat nga shumë vende, përfshi Tajlandën, Seishellët, Kilin, Indonezinë, etj., flasin për efekt të dyshimtë. Shqiptarët nuk kanë para të tepërta për të harxhuar.

Së treti, të mësojë nga shembulli i Izraelit dhe të vendosë menjëherë kontrollin në kufi. Derisa të kemi sigurinë se imuniteti natyror zgjat më shumë se një vit dhe mbron nga variantet, kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt.

Përballja e botës me COVID-in vazhdon, ndërkohë që Shqipëria ndodhet tashmë në një pozicion shumë komod. Qeveria ka përgjegjësinë ta shfrytëzojë këtë moment për të lejuar kthimin në normalitet të qytetarëve dhe për t’i dhënë frymëmarrje biznesit.

Le të marrim nga bota ato mësime që na vlejnë për të sotmen dhe të ardhmen!
Vaksinat e COVID-19 kalojnë shumë testime për sigurinë dhe efektivitetin e tyre dhe më pas monitorohen nga afër. /SYRI.net

Tags: covidErion Dashoshqiperia

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Next Post
Ekzekutohet brenda rezidencës private presidenti i Haitit

Ekzekutohet brenda rezidencës private presidenti i Haitit

Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë

Mutacioni i Covid-19/ ISHP dërgon mostra në Gjermani, ja kur vijnë përgjigjet

Covid-19/ ISHP: Nuk është identifikuar varianti Delta në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Dita e parë si çift i martuar,Rogerti‘nuk lë rehat’Gimbon dhe Selinën: Pse nuk fjetët në një krevat?
Showbizz

Dita e parë si çift i martuar,Rogerti‘nuk lë rehat’Gimbon dhe Selinën: Pse nuk fjetët në një krevat?

by mirseda
14:18 | 06/03/2026
0

Mëngjesin e sotëm, Gimbo dhe Selin u zgjuan duke shkëmbyer puthje dhe përqafime. Pas dasmës që çifti...

Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme/ Presidentja Osmani: Këtu na sollën njerëz të rrezikshëm

Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme/ Presidentja Osmani: Këtu na sollën njerëz të rrezikshëm

14:13 | 06/03/2026
Deputetët e PD kërkojnë mbledhje të Komisionit të Jashtëm dhe seancë dëgjimore me kryeministrin

Deputetët e PD kërkojnë mbledhje të Komisionit të Jashtëm dhe seancë dëgjimore me kryeministrin

14:01 | 06/03/2026
SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn/ Ish zv/kryeministri merret i pandehur për korrupsion pasiv

SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn/ Ish zv/kryeministri merret i pandehur për korrupsion pasiv

13:22 | 06/03/2026
Izraeli s*lmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit

Izraeli s*lmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit

13:10 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com