Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

“Corriere della Sera” reportazh kryeqytetit shqiptar: Revolucion në Tiranë!

7 vjet ago
in Të Gjitha
“Corriere della Sera” reportazh kryeqytetit shqiptar: Revolucion në Tiranë!

Mediat e huaja vijojnë t’i bëjnë jehonë ndryshimeve që kanë ndodhur 3 vitet e fundit në Tiranë, por edhe ta promovojnë atë si një destinacion turistik, që po merr vëmendje të zgjeruar në Europë. Gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” e rendit Tiranën si destinacionin më të mirë për turistët italianë për festat e fundvitit, duke e cilësuar si një nga qytetet më të reja, me alternativa dhe kosto të ulët, në Europën e re. “Nga tregjet e vogla përreth pemës së madhe në Sheshin “Skënderbej”, tek ndriçimi i kudogjendur”, shkruan gazetarja e njohur Fancesca Masotti, “bën që Krishtlindja të ndihet kudo”. Në suplementin e saj, “Corriere della Sera” evidenton nismën e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për Pyllin Orbital për gjelbërimin e kryeqytetit, si dhe transformimin e sheshit “Skënderbej”, Pazarit të Ri dhe Piramidës që do të nisë së shpejti. Fancesca Masotti shkruan se “grisë dhe frikës së dhjetëvjeçarëve të regjimit komunist, Tirana i përgjigjet me ngjyra dhe shije të forta në rrugët e saj”.

Revolucion në Tiranë

Një fundvit me surpriza në kryeqytetin shqiptar – një qytet i ri dhe “loë cost” – që ndjek gjithë fantazi të ardhmen. Mes muzeve të rinj dhe rampave të ‘Skatebord-it” mbi simbolet e së shkuarës

Nga Fancesca Masotti

Sfida e radhës ka nisur: Prej nëntorit, Tirana është zyrtarisht kandidate për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2024. Vjen si mirënjohje për një nga qytetet më të reja, alternative dhe ‘loë cost’ e Europës së re, që udhëheq një vend që ka si moto turistike “Go your oën ëay”. Ndiq rrugën tënde. Udhëto sipas mënyrës tënde. Kryeqyteti shqiptar, ku mosha mesatare, siç e deklaron kryebashkiaku Erion Veliaj, është 27 vjeç, ka katërfishuar popullsinë në 20 vite, është në rritje ekonomike dhe po përjeton një revolucionin “e gjelbër”. Nga shtëpizat e vogla (të bukura prej druri, ngjyrë bakri dhe alabastre) përreth pemës së madhe në sheshin “Skënderbej”, tek ndriçimi i gjithpranishëm, bëjnë që atmosfera e Krishtlindjeve të ndihet më shumë se kudo. E kuptueshme për një vend të dalë nga diktatura komuniste vetëm në fillim të viteve ’90. Por, vlera e vërtetë e shtuar e një fundjave në qytet është të ndjesh “urinë e saj për të ardhmen”. Mes arkitekturës otomane, fashiste, komuniste, qiellgërvishtësve të rinj dhe gjelbërimit në zona dikur të braktisura.

Mes bunkerëve dhe aromave të forta

Për ta kuptuar vërtet Tiranën, duhet të kalosh nga Blloku. “Ish-lagjja e ndaluar, e rezervuar në atë kohë për elitat e regjimit, sot është mbretëria e të rinjve”, tregon Alice Ophelia Taylor, shkrimtare, gazetare dhe aktiviste angleze që prej një viti jeton këtu (blogu i saj thebalkanisto.com është ndër më të lexuarit në Ballkan). Atje ndodhet Galeria Fab, në pronësi të Fakultetit të Arteve, ku shpaloset krijueshmëria më e fundit, dhe më e mira e artit të rrugës në Shqipëri, e promovuar nga administrata lokale me projekte të tilla si MurAl, një bashkëpunim mes Bashkisë dhe laboratorit të Leçes “Rruga 167/B”, i cili në 2018 bëri bashkë mjeshtra të muraleve italianë, francezë, serbë dhe uruguaianë. E mandej bare, pub-e, galeri arti dhe studio arkitekturore, të hapura nga ata që kanë ndjekur kurse në Londër apo Milano, që kanë vendosur të kthehen.

Lufta kundër smogut

Prej qershorit, në qytet janë hedhur në qarkullim 4 mijë biçikleta të markës Mobike, përkrah biçikletave të EcoVolis, që ka startuar në 2011. Një ide e përkryer për një qytet të sheshtë dhe me dimër të butë. Projekti Tirana 2030-TR030 parashikon një brez pyjesh përreth qytetit. Studioja holandeze Mvrdv parashikon gjithashtu rikonstruksionin e Piramidës, mauzoleumit famëkeq, i ndërtuar nga familja e diktatorit Enver Hoxha në vitin 1988. Njëherë bazë e NATO-s për luftën në Kosovë, pastaj klub nate, dhe tani është një ri-gjetje për “skater” (patinazh).

“Do të mbetet një hapësirë për të rinjtë”, thekson kryebashkiaku 39-vjeçar. “Një qendër multifunksionale për edukimin teknologjik, me një teatër dhe një librari. Do të jetë gati për qershorin tjetër”.

Ndryshimi ndihet kudo në sheshin “Skënderbej”, zemra e qytetit është rikonstruktuar dhe është kthyer në pedonale, duke mirëpritur koncerte falas. Përreth janë mbjellë qindra pemë. Për gazetarin Stephen Burgen, të gazetës angleze “The Guardian”, e bukura e Tiranës qëndron në kaosin e saj, godina të viteve ’40, të suvatuara me suva fosforeshente, xhami dhe kisha ortodokse. Pasqyrë e një historie torture. Për të prenotuar turin “Communist Tirana” (Tirana komuniste) të “Good Albania”, do të thotë të vizitosh vendet që përdoreshin për t’i shpëtuar sulmeve, si BunkArt dhe BunkArt2, Shtëpia e Gjetheve, që rrëfejnë aktivitetin e ish policisë sekrete.

Grisë dhe frikës së atyre dhjetëvjeçarëve, Tirana i përgjigjet me ngjyra dhe shije të forta në rrugët e saj. Këto elemente ndeshen tek “Pazari i Ri”, një pazar i rikonstruktuar në vitin 2017, në verilindje të sheshit “Skënderbej”, ku gjen japrakë me oriz, të mbështjellë me gjethe, dhe speca me gjizë. Po kështu, zbulohen shije të reja edhe në lokalet e tjera, si Mullixhiu, apo në vendet ku gjithçka është bio dhe me prodhime lokale, si në Fishtë, një orë larg nga Tirana. Këtu, agroturizmi, si tek Mrizi i Zanave, bën që lënda e prodhuesve të vegjël të kthehet në një kryevepër duke shoqëruar vreshtarinë autoktone, si Kallmet Prestigj. Niset nga tradita antike, shpesh e varfër, për të kaluar tek tendencat e reja. Pak a shumë, si ky qytet.

Tags: “Corriere della Sera”kryeqytetitreportazhrevolucionshqiptartirane

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Arrestohet një shtetas në kërkim ndërkombëtar

Merr fund arratia e të riut, i dënuar me 10 vjet burg

Del fotoja/ Kush është i riu, si i shtyu policët dhe u arratis nga komisariati

Del fotoja/ Kush është i riu, si i shtyu policët dhe u arratis nga komisariati

Emri/Si i ka ndryshuar në 13 vite pasuria prokurorit të Krimeve të Rënda

Probleme me pasurinë, jep dorëheqjen ish-kreu i Gjykatës së Apelit Tiranë

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com