Olti Curri nuk ia përton askujt, qoftë personazh publik ose jo për çdo lloj tematike që duan të trajtojnë. Në mjaft raste kanë qenë ndjekësit e tij, të cilët kanë shpërthyer në një mori kometesh fyese, por kjo ka pak rëndësi për Olti Currin.
Së fundmi, një ndjekëse i ka shkruajtur blogerit në Instagram duke i vënë në dukje se e urren. Ky koment ka ardhur pasi Olti Curri vuri në lojë Jonida Maliqin, lidhur me anglishten e saj, e cila linte për të dëshiruar.
Por sigurisht që e gjitha kjo ishte në kuadrin e një shakaje, e cila nuk është kapërdirë nga të gjithë. Ishte vetë këngëtarja Jonida Maliqi, e cila ua ktheu me të njëjtën monedhë të gjithë kritikëve, me anë të një videoje në Instagram. Por në lidhje me videon e Olti Currit, një komentuese ka shpërthyer në vrer. Ja se çfarë i shkruan:
“Nuk e ke idenë ça urrejtje ndjej ndaj teje, sa herë më hapen videot e tua përzotin e madh je njeri i pështirë. Merresh vetëm me të tjera, a thua se ti je perfekt, cop mishi pa sy fare. O nuk e ke idenë sa të urrej. Surrati jot krijon vetëm negativitet, asgjë më shumë! Edhe njëherë, të urrej në maksimum.. Rob i pështirë”, i shkruan ndjekësja Oltit, ndërsa ky i fundit i ka publikuar bisedën në Instastory.
“Sa gjatë i paske ra! Vk”, i përgjigjet blogeri.