Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Cooper: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të anëtarësohen sa më shpejt në BE

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Cooper: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të anëtarësohen sa më shpejt në BE

Gjatë një interviste me shërbimin maqedonas të “Zërit të Amerikës”, Zv. Ndihmës Sekretarja amerikane e Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Laura K. Cooper, tha se për Shtetet e Bashkuara, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duhet të përparojë me shpejtësi. Zonja Cooper vlerësoi rolin udhëheqës të Maqedonisë së Veriut për përqasjen e procesit të integrimit nëpërmjet bisedimeve ndërmjet Shkupit dhe Sofies, nga të cilat ka rezultuar një dialog i dobishëm diplomatik.

Ajo megjithatë paralajmëroi se Rusia do të përpiqet të shfrytëzojë ndasitë dhe të pengojë anëtarësimin në BE të këtyre dy vendeve, ashtu siç pati vepruar më parë me anëtarësimin në NATO.

Zonja Cooper tha se në këtë kuadër merr vlerë të veçantë lufta kundër dezinformimit, që do të jetë një sfidë e vazhdueshme për të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe më gjerë në mbarë globin. Ajo vlerësoi angazhimin e Maqedonisë së Veriut për t’u përballur me këtë sfidë, nëpërmjet krijimit të programeve konkrete, caktimit të burimeve të duhura, si dhe zhvillimit të një dialogu të drejtpërdrejtë me publikun dhe vendet aleate të NATO-s.

“Nuk mund të ndreqet çdo pjesë dezinformimi. Kjo nuk është një mënyrë frutdhënëse. Por, mund të jemi të qartë për drejtimin e duhur, si p.sh. të themi të vërtetën për atë që po ndodh në Ukrainë”, tha ajo.

E pyetur për pasojat që mund të kenë vende si Maqedonia e Veriut nga një reagim i mundshëm i Rusisë pas ndalimit të udhëtimit të ministrit të jashtëm rus drejt Beogradit, zonja Cooper vuri në dukje se pikërisht në këto momente, Rusia po përpiqet të rikthehet në pozita rëndësie në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Dhe realiteti është se Rusia është më e izoluar se kurrë më parë. E pamë këtë në votimet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. E pamë këtë në sanksionet masive ndaj Rusisë, përfshirë masën më të fundit të ndërmarrë nga evropianët për të kufizuar importet energjitike nga Rusia… Rusia mendoi se lufta në Ukrainë do të përçante NATO-n. Rusia mendoi se do ta ndihmonte të arrinte objektivat e politikës së saj të jashtme. Në fakt, ajo çfarë konstatoi Rusia është se ushtria e saj po turpërohet nga rezultatet e dobëta dhe metodat e vjetëruara”, tha zonja Cooper.

Zv. Ndihmës Sekretarja amerikane e Mbrojtjes përsëriti se në rajonin e Ballkanit mjetet që përdor më shumë Rusia janë në fushën e informacionit, ndërsa bën përpjekje të vazhdueshme për të ndikuar tek mediat që përgatisin lajmet dhe për të ndikuar tek mënyra se si njerëzit e perceptojnë politikën e jashtme të Rusisë, si dhe për të penguar punën e qeverive në rajon dhe për të mbjellë përçarje në popullatë. Fatmirësisht, tha zonja Cooper, edhe Perëndimi ka aftësi për të vënë në përdorim me vërtetësi informacionin dhe për t’iu kundërvënë mjeteve dezinformuese të Rusisë. /VOA

Tags: Laura K. CooperMaqedonia e veriutshqiperiaZv.Ndihmës Sekretarja amerikane e Mbrojtjes

TË LIDHURA

Kapen rreth 700 mijë euro drogë në kufirin greko-shqiptar, katër në pranga. Tentuan të arratiseshin
Rajoni

Kapen rreth 700 mijë euro drogë në kufirin greko-shqiptar, katër në pranga. Tentuan të arratiseshin

20:43 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe kryesindikalistit/ Shpërthen kryeministrja italiane
Rajoni

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe kryesindikalistit/ Shpërthen kryeministrja italiane

10:25 | 17/10/2025
Tragjike në Itali, modelja 29-vjeçare vritet me thikë nga ish-partneri 52-vjeçar
Rajoni

Tragjike në Itali, modelja 29-vjeçare vritet me thikë nga ish-partneri 52-vjeçar

10:47 | 15/10/2025
Next Post
I sëmurë me tumor e invalid, i vëllai i vjedh miliona lekë në bankë (VIDEO)

I sëmurë me tumor e invalid, i vëllai i vjedh miliona lekë në bankë (VIDEO)

Banka Botërore: 1.5 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Banka Botërore: 1.5 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Zbulohet ilaçi kundër kancerit?

Zbulohet ilaçi kundër kancerit?







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com