Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Covid-19, Shqipëria do të marrë vaksinën kineze Coronavac

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Covid-19, Shqipëria do të marrë vaksinën kineze Coronavac

Shqipëria do të furnizohet dhe me vaksinën kineze Coronavac, ose e njohur ndryshe dhe si Sinovac, emri i kompanisë që e ka prodhuar. Qeveria shqiptare ka miratuar një Akt të posaçm Normativ, i publikuar të martën në Fletoren Zyrtare, ku bëhet e ditur marrëveshja e arritur me “distributorin e autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”A.Ş., për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”.

Teksti i marrëveshjes megjithatë do të mbahet i fshehtë. “Marrëveshja për furnizimin ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe “Keymen Ilaç Sanayi veticaret” A.Ş., për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Keymen Ilaç Sanayi veticaret”, nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare”, saktësohet në Aktin Normative të Qeverisë.

Që prej disa javësh autoritetet shqiptare kishin lënë të kuptohej se dhe vaksinat ruse apo kineze do të ishin një alternativë në përpjekjet për të siguruar sasirat e nevojshme. Parlamenti miratoi sot Aktin Normativ që i kishte hapur rrugë bisedimeve për vaksinat e tjera, përtej kontratës me Pfizer-in apo atyre që vendi ka nisur të marrë përmes instrumentit COVAX. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, u shpreh në Parlament, se miratimi i Aktit, i lejonte ata të përmbyllnin bisedimet e nisura.

Ndonëse në formën e një dhurate nga Emiratet e Bashkuara, mbërritja të hënën, e 10 mijë dozave të vaksinës ruse Sputnik V, ishte shenja e qartë se Shqipëria po hapej dhe ndaj vaksinave të tjera në qarkullim, qasja ndaj të cilave mund të rezultojë më e lehtë sesa ndaj atyre që janë miratuar tanimë nga Agjensitë amerikane dhe europiane. “Tashmë që kemi mjaftueshëm evidenca, të dhëna dhe publikime shkencore, sa I përket vaksinave që qarkullojnë në botë, është e nevojshme të kemi mundësi që të diversifikojmë portolin e vaksinave, në mënyrë që të kemi akses të shpejtë e të vijojmë me vaksinimin e popullatës”, shpjegoi zonja Manastirliu.

Deri më tani kontratat me Pfizer-in apo ajo përmes instrumentit COVAX, lejojnë një furnizim të kufizuar prej disa dhjetra mijëra dozash. Ndërkohë që sipas ministres Manastirliu janë marrë masat që strukturat shëndetësore të jenë gati që “në momentin që të nisë vaksinimi masiv ne të kemi mundësi të aplikojmë deri në 10-12 apo 15 mijë vaksinime në ditë”.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur se sa është sasia e vaksinave që parashikohen të vijnë, sipas marrëveshjes së lidhur me distributorin turk, dhe as kalendarin e përafërt të mbërritjes së tyre, Sipas burimeve një sasi e parë e madhe e vaksinës kineze pritet të vijë në ditët e ardhshme për t’u pasuar me një tjetër furnizim po në nivelet e disa qindra mijëra dozave në muajin Prill. Deri më tani Coronavac, është përdorur në disa vende të ndryshme të botës. Bëhet fjalë për afro 70 milion doza të kryera. Ruajtja e saj nuk kërkon kushte specifike dhe aplikohet me një dozë të vetme. Deri më tani në vend kanë mbërritur 90 mijë doza vaksinash, prej të cilave janë përdorur mbi 50 mijë, në një proces që ka përfshirë personelin shëndetësor, të moshuarit mbi 80 vjeç, mësuesit apo dhe pedagogët e universiteteve.

Vaksinimit shihet si përgjigja më e efektshme kundër koronavirusit. Në javën e fundit (16 Mars – 22 Mars), situata ka njohur një përmirësim të dukshëm me një ulje të rasteve të reja, viktimave apo dhe shtrimeve në spitale.

Shqipëri, përmirësohet situata e Koronavirusit në javën e fundit

Edhe në 24 orët e fundit, numri i rasteve mbeti i ulët, në kuotën e 303 të infektuarve, një shifër që nuk ishte parë që nga mesi i muajit Janar. Ministria e Sëhndetësisë, njoftoi ndërkaq se 11 persona kishin humbur jetën: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, dhe 1 qytetar nga Shkodra, moshave 48-91 vjeç./Armand Mero/ VOA

Tags: COVID-19shqiperiavaksine kineze

TË LIDHURA

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë
Aktualitet

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin
Aktualitet

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

19:30 | 11/02/2026
106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë
Politikë

106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë

19:27 | 11/02/2026
Next Post
Sondazhi për Tiranën/ PS merr 48% të votave, PD dhe LSI marrin 50%

Sondazhi për Tiranën/ PS merr 48% të votave, PD dhe LSI marrin 50%

“Propaganda Due”, lozha masonike që e kontrolloi Italinë për dekada me radhë

“Propaganda Due”, lozha masonike që e kontrolloi Italinë për dekada me radhë

Evropë, të tjera vende ndalin përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s

A shkakton AstraZeneca trombozë?







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës
Kosovo

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës

by mirseda
22:25 | 11/02/2026
0

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti ka prezantuar kabinetin qeveritar para deputetëve të legjislaturës...

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

21:49 | 11/02/2026
Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com