Covid-19, paralajmërimi i Johnson: Në dimër mund të ketë 2 herë më shumë vdekje

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka paralajmëruar se vala e dytë e pandemisë së Covid-19, do të shkaktojë dy herë më shumë vdekje se sa vala e parë.

Në një deklaratë, ai tha se nuk ka asnjë alternativë pasi kërkon të fitojë mbështetje për bllokimin e planifikuar katër-javor në të gjithë Anglinë, shkruan BBC.

“Ekpsertët tanë sugjerojnë që nëse nuk veprojmë tani, ne mund të shohim vdekje gjatë dimrit që janë dy herë më të larta krahasuar me valën e parë. Përballë këtyre shifrave të fundit, nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme në një nivel kombëtar,” tha Johnson.

Laburistët kanë thënë se do të mbështesin bllokimin por kritikuan vonesën.

Johnson njoftoi në një konferencë shtypi në Downing Street të shtunën se masa të rrepta do të vendoseshin në të gjithë Anglinë nga e enjtja, duke mbyllur pub-et, restorantet, palestrat, dyqanet jo-thelbësore dhe vendet fetare.