Kurba e Covid-19 në vend ka pësuar sërish një rritje të lehtë në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë informon se 510 persona rezultuan pozitivë.
Rezultatet e të infektuarve vijnë nga kryerja e 2.210 testimeve, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta.
Ndërkohë, 8 qytetarë nuk arritën ta fitonin betejën me virusin.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 346 pacientë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
224 raste në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Durrës, 22 në Shkodër, 21 në Vlorë, 16 në Mirditë, nga 12 raste në Elbasan, Lezhë, nga 10 raste në Kamëz, Peqin, nga 9 raste në Kavajë, Berat, Kuçovë, 8 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 6 raste në Librazhd, Sarandë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Pogradec, Dibër, nga 3 raste në Kukës, Tropojë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Përmet, Shijak, nga 1 rast në Korçë, Has, Mallakastër, Delvinë, Prrenjas, Klos, Patos, Cerrik.
Viktima – Nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetar nga Tropoja, të moshave 57-78 vjeç.
Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 477 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,276 që nga fillimi i epidemisë.
Të shtruar në spitale – Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 346 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (24 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 510
Të shëruar në 24 orë 477
Të shtruar në spitale 346
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2198
Testime totale 247,451
Raste pozitive 54,827
Raste të shëruara 30,276
Raste Aktive 23,426
Humbje jete 1125
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13089
Fier 1597
Shkodër 1313
Durrës 1288
Vlorë 1062
Korçë 964
Elbasan 925
Berat 886
Lezhë 878
Gjirokastër 506
Kukës 488
Dibër 430