Presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar një bllokim të dytë kombëtar, duke ndaluar udhëtimin midis rajoneve.
Macron tha se duke filluar të premten, njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpia vetëm për punë ose për arsye mjekësore, shkruan BBC.
Bizneset jo thelbësore, të tilla si restorantet dhe baret, do të mbyllen.
Vdekjet e përditshme kanë kaluar mbi 500 dhe zyrtarët thonë se bllokimi i dytë duhet bërë, që të mos mbingarkohet sistemi shëndetësor.
Më herët, kancelarja Angela Merkel tha se duke filluar nga 2 nëntori, Gjermania do hyjë sërish në karantinë.