Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

CNN: 20 qytetet më të bukura europiane me pothuajse asnjë turist

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
CNN: 20 qytetet më të bukura europiane me pothuajse asnjë turist

Nuk ka asnjë dyshim që në Europë janë disa nga vendet më të bukura të botës. Ndaj qytete të mëdha apo atraksione të shumta, vizitohen në çdo moment të vitit. Ndaj nuk është aspak çudi t’i shohësh të tejmbushura me turistë.

Nëse doni të vizitoni destinacione të mrekullueshme, por jeni të lodhur nga turmat e mëdha të njerëzve; ne kemi zgjidhjen e duhur për ju. Më poshtë po ju sjellim disa nga vendet më të bukura në Europë, ka zor se do të gjeni turistë.

Orange, Francë

Ndërsa Avignon tërheq mijëra turistë nëpërmjet festivalit të saj të verës, qyteti Orange është lënë shumë pas dore. Atraksioni më i veçantë i qytetit është teatri i shquar romak, i cili daton i ndërtuar në shekullin e parë. Ndërkohë ‘Muzeu Portokalli’, i vendosur në një rezidencë të bukur të shekullit të 17-të, është gjithashtu i vlefshëm për një vizitë.

Norwich, Angli

Thuhet se Norwich ka një bar për çdo ditë të vitit dhe një kishë për çdo të diel. Njihet ndryshe si shtëpia e disa prej arkitekturave më mahnitëse mesjetare në Angli. Katedralja e Norwich dhe rrugët e Kolegatit e Elm Hill, janë shtëpitë më piktoreske dhe shekullore. Ky qytet ka gjithashtu pijetoren Adam dhe Eva, e cila njihet si pijetorja më e vjetër që daton në 1249.

Aarhus, Danimarkë

Qyteti më madhështor i Danimarkës, sigurisht që njihet nga të gjithë dhe është Kopenhagën. Por, ndodhet edhe një tjetër qytet po aq i mrekullueshëm. Aarhus është alternativa e përkryer për një fundjavë të gjatë daneze afër plazheve të bukura. Atje mund të provoni edhe kuzhinën nordike më të mirë, me një buxhet mesatar.

Antwerp, Belgjikë

“Katedralja e Zonjës”  është e mbrojtur nga UNESCO dominon horizontin e Antwerpit.  Po ashtu mund të shihni edhe muzeun Red Star Line, i vendosur në portet e vjetra të Antwerp. Ai zbulon të kaluarën e qytetit si një qendër për migrimin në Shtetet e Bashkuara në fund të shekullit të 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të.

Hagë, Holandë

Haga është një alternativë e mrekullueshme dhe me kosto të ulët për këdo që do të vizitojë Holandën. Qyteti mburret me disa prej arkitekturave më unike. Gjithashtu është vetëm 15 minuta larg nga vendpushimi i mrekullueshëm i plazhit në Sheveningen.

Sarajevë, Bosnje

Sarajeva është një qytet i mbushur me kulturë dhe histori. Në zemër të saj është Baščaršija, lagja e vjetër e tregut, e cila njihet për xhaminë interesante të Gazi Husrev-beg. Vizitorët mund të mësojnë rreth rrethimit katërvjeçar të Sarajevës, gjatë luftës civile të viteve ’90 në Tunelin e Shpresës dhe Muzeun e Fëmijërisë së Luftës. Pista e çliruar nga Lojërat Olimpike Dimërore 1984 është gjithashtu një atraksion shumë i bukur. Ndërsa hoteli aty pranë ‘Pino Nature’ ofron pamje të mrekullueshme dhe ushqim boshnjak më të mirë.

Prishtina, Kosovë

Kryeqyteti i Kosovës nuk është zakonisht në krye të listës së destinacioneve që zgjedhin disa turistë. Por kjo nuk është arsye për të mos vizituar këtë qytet interesant. Muzeu etnografik i shkëlqyeshëm “Emin Gjiku” vlen për t’u eksploruar. Biblioteka unike e Universitetit të Prishtinës do të magjepsë arkitektët. Ndërsa ata që dëshirojnë të qetësohen, mund të zgjedhin në pishinën e madhe të vendosur në Parkun e Gërmisë, që gjendet në veri të qytetit.

Malmo, Suedi

“Moderna Museet Malmo” është një nga galeritë më të mira të artit bashkëkohor në Evropë. Ndërsa adhuruesit e kulturës mund të shijojnë Kështjellën e Malmöhus, si dhe shtëpitë muze që ndodhen në zonë. Ndërkohë plazhi Ribersborg, i gjendur vetëm një shëtitje të shkurtër nga qendra e qytetit, është një strehë e mrekullueshme për të përballuar të nxehtin e verës.

Aberdeen, Skoci

Arkitektura e mahnitshme e qytetit ka bërë që t’i vendoset pseudonimi “Granite City”, me ndërtesa interesante në çdo hap. Galeria kryesore e artit të Aberdeen-it është rihapur në fund të shtatorit 2019. Ndërsa ata që dëshirojnë të provojnë kulturën lokale, mund të shkojnë në afërsi të Speyside-it për një turne.

Bern, Zvicër

Ndërkohë që shumë turistë thjesht kalojnë në kryeqytetin zviceran, për të shkuar në Zyrih ose Gjenevë, Berni është padyshim i denjë për disa ditë shtesë të udhëtimit tuaj. Dhe nëse bën shumë vapë, mund të pushoni në lumin Aare për një freskim. Muzeu i Arteve të Bukura përmban veprat e Picasso dhe Klee, po ashtu mund të shkoni në majë të Gurtenit, malit prej ku sheh qytetin e vjetër.

Wroclaw, Poloni

Pak qytete të vogla në Evropë kanë atraksione kulturore sa Wroclaw. Ky qytet perëndimor polak, në brigjet e lumit Oder, shërbeu si Kryeqyteti Europian i Kulturës në 2016 dhe ka mjaft atraksione arti dhe arkitekture. Vendasit janë fanatikë të historisë.

Tbilisi, Gjeorgji

Kryeqyteti i Gjeorgjisë është i pozicionuar në mes të Azisë dhe Evropës. Banjot e saj me ujëra termike janë si një magnet për vizitorët dhe Tbilisi e vesh historinë multietnike me krenari. Kisha e famshme Metekhi, e cila daton në shekullin e 13-të, ulet pranë Kështjellës Narikala, e ndërtuar nga persët pushtues në shekullin e katërt. Ndërkohë, rrugët e rrëmujshme dhe dyqanet e vogla të qytetit të vjetër, janë të duhurat për të kaluar disa orë të këndshme.

Minsk, Bjellorusi

Pasi u shkatërrua pothuajse gjatë Luftës së Dytë Botërore, kryeqyteti i Bjellorusisë u bë tokë pjellore për ri-zhvillimin sovjetik. Sot, ndërtesat e qytetit ofrojnë një paraqitje interesante në një epokë të vjetër të ndërtesave brutaliste. Udhëtarët mund të enden rreth Sheshit të Pavarësisë prej shtatë hektarësh, para se të arrijnë në Muzeun e Luftës së Madhe Patriotike, e cila tregon se si Bjellorusia mposhti okupimin nazist.

Yerevan, Armenia

Pozicioni i kryeqytetit Armen në vendet e largëta lindore të Europës, është një nga vende që nuk vizitohet nga shumë turistë. Por me një histori më shumë se 2.800 vjet. Në qendër të qytetit është një përzierje e ndërtesave të Beaux Arts dhe blloqeve të epokës sovjetike. Vizitorët mund të vizitojnë Kishën Apostolike dhe të mësojnë rreth historisë së qytetit në “Erebuni Muzeu Historik & Arkeologjik-Rezervë”, një vend që daton në 782 p.e.s.

Cluj-Napoca, Rumani

Qyteti i dytë më i madh i Rumanisë shihet shpesh si një ndalesë, për turistët që shkojnë në malet Apuseni. Ose ata që dëshirojnë të shohin pamjet historike të Transilvanisë. Por kisha e madhe gotike e Shën Michael dhe Fabrica de Pensule, janë dy atraksione që të bëjnë të qëndrosh më gjatë. Cluj-Napoca ka të gjitha atraksionet e destinacionit ideal të pushimeve.

Debrecen, Hungari

Debrecen është një mundësi e shkëlqyer për ata që kërkojnë të eksplorojnë Hungarinë. Kossuth tér, sheshi kryesor, është shtëpia e Kishës madhështore Kalviniste dhe Grand Hotel Aranybika. Qyteti i Vjetër i shpërblen ata që dëshirojnë të shijojnë një kafe të shkëlqyer. Zgjidhni hotele të vogla me spa, për t’u zhytur në ujërat termale para se të shkoni në Great Plains.

Ankara, Turqi

Kur bëhet fjalë për Turqinë, vëmendjen më të madhe e merr Stambolli. Por kryeqyteti, Ankaraja është shumë më tepër se një ndalesë në rrugën drejt Kapadokisë dhe bukurive të tjera të Anadollit. Anitkabiri, mauzoleumi i themeluesit të Turqisë, Ataturk, është një pikë shumë e bukur, së bashku me Muzeun e Luftës së Pavarësisë. Xhamitë Kocatepe dhe Hacı Bayram janë gjithashtu atraksione kryesore, ndërsa kafenetë e Kızılay janë stacionet ​​ideale për të kaluar disa çaste të bukura.

Plovdiv, Bulgaria

Plovdivi është qyteti më i gjatë i banuar në Europë. Si rezultat, është i mbushur me një ndjenjë të pashmangshme të historisë, veçanërisht në Qytetin e Vjetër. Një tjetër atraksion janë rrënojat trakane të Eumolpias, të vendosura vetëm jashtë qytetit dhe që datojnë 5.000 vjet më parë.

Trondheim, Norvegji

Trondheim është qyteti i tretë më i madh i Norvegjisë. Megjithatë, me më pak se 200,000 banorë, është i lehtë për t’u eksploruar i gjithi. Katedralja e famshme gotike ndoshta është pamja më e njohur e saj. Por peizazhet përgjatë ujit dhe rreth portit të saj të gjallë, janë po aq mbresëlënëse.

Torino, Itali

Venecia është një nga vendet që gjithmonë është e mbipopulluar me turistë. Por shumë pranë ndodhet Torino. I cili edhe pse nuk bën ende pjesë në destinacionin e preferuar të turistëve, duhet vizituar me patjetër.  Udhëtarët thjesht mund të pinë një kafe në trotuar, të kënaqen duke shijuar kuzhinën vendase. Ose të shijojnë bukuritë natyrore të zonës./ Burimi: CNN Përshtati: Tirana Today

Tags: atraksionedestinacioneeuropepakqyteteturiste

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
“Do t’i sekuestrojmë ‘Range Rover’-in”/ Babai i “Zogut”: Ai s’ka patentë

“Do t’i sekuestrojmë ‘Range Rover’-in”/ Babai i “Zogut”: Ai s’ka patentë

Meghan dhe Princ Harry largohen nga familja mbretërore/ Reagon Mbretëresha

Meghan dhe Princ Harry largohen nga familja mbretërore/ Reagon Mbretëresha

Ish-e dashura e deputetit zbulon detaje të reja për “Zogun e Tiranës”

Ish-e dashura e deputetit zbulon detaje të reja për “Zogun e Tiranës”

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

by mirseda
23:42 | 17/05/2025
0

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të...

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

22:57 | 17/05/2025
Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

22:45 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

22:40 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com