Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Çmimet në stratosferë, ja pse po rriten qiratë e shtëpive!

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT

Të blesh apo të marrësh një shtëpi me qira në kryeqytet nuk është shumë e lehtë për familjet shqiptare. Edhe pse sipas projeksioneve të Divizionit të Popullsisë së OKB, në Tiranë vijnë për të jetuar 70 persona çdo ditë. Dhe në vit janë rreth 30 mijë shqiptarë që lëvizin nga fshati drejt kryeqytetit. Duke ndikuar në këtë mënyrë edhe në rritjen e çmimeve. Fatjon Hysenbelliu, drejtuesi i agjencisë imobiliare ‘Future Home’ tregon për Tirana Today arsyet e ngritjes së çmimeve.

“Kemi faktorin e tatimeve dhe taksave që praktikisht po ndikojnë drejtpërdrejtë te ndërtuesi. Edhe tregu si edhe kërkesa në zona respektive të qytetit ka pasur dyndje.

Qendra është më e preferuara për të gjithë, por në fund vendosen në periferi. Ndërkoha zona më e preferuar është ajo e Bllokut. Qiraja është në trend rritës. Një qira 1+1 me nivele mobilimi normal brenda Unazës së Vogël, shkon rreth 300€. Jashtë kësaj zone si Unaza e Re apo Freskut arrin rreth 300 mijë lek.

Por, edhe këto çmime kanë një tendencë rritje, sepse masa është e predispozuar në këto zona.”

Sipas Hysenbelliut ngritja e më shumë pallateve në zona të caktuara, mund të sjellë edhe uljen e çmimit.

“Në Unazën e Re apo në Fresk ka kërkesa të cilat vetë zonat nuk i mbulojnë. Në momentin që do të hapet pjesa e ndërtimeve në këto zona, mendoj që do të ketë edhe pak ulje të çmimeve.”

Paga të ulëta, çmime të larta

Teksa shqiptarët kryesisht janë të drejtuar drejt shtëpive me qira, ata ankohen për çmimet e shtrenjta.

“Në krahasim me rrogat, janë çmime të kripura. Një që e ka shtëpinë me qira e ka të vështirë ta përballojë. Gjithandej janë çmime të shtrenjta.”

“Me gjendjen tonë ekonomike janë shumë të shtrenjta. Djali im ka krijuar familje dhe është duke hequr më keq se unë. Kjo sepse nuk e blen dot shtëpinë. Unë habitem pse i ngrenë kaq lartë këto qiratë, kur ai person as nuk e merr rrogën aq sa kërkohet.”

Një i ri thotë për Tirana Today se shumë njerëzve i duhet të sakrifikojnë në mënyrë që të përballojnë qiranë.

“Unë paguaj qiranë rreth 300 mijë lek. Nuk është shumë shtrenjtë, por as rroga minimale nuk është se e përballon lehtë. Më duhet të sakrifikoj jetën personale, që të punoj gjithë kohën. Veç kështu mund ta përballoj qiranë. Por, kjo nuk është vetëm për mua. Kështu janë shumë të rinj apo dhe familjarë.” TIRANA TODAY

Tags: banesatçmime të shtrenjtanuk e përballojnëqiratërrogatshtëpitëstratosferë

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

‘Të frikësuar’ mos largohen, Zvicra ‘blindon’ Xhakën dhe Shaqirin

Kapen 115 kg drogë në Igumenicë, policia: Vinte nga Shqipëria

Xhafaj krahasohet me Bashën, kohë kur demokrati ishte ministër i Brendshëm







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com