Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

I çmenduri Donald Trump

8 vjet ago
in Të Gjitha
I çmenduri Donald Trump

Nga Bandy Lee “The Guardian”/Tetë muaj më parë, një grup prej nesh, i prezantuan shqetësimet tona në një libër “Rasti i rrezikshëm Donald Trump: 27 psikiatër dhe ekspertë të shëndetit mendor, vlerësojnë një president”.

Ai u bë një bestseller i menjëhershëm, duke boshatisur libraritë brenda pak ditësh. Kështu ne zbuluam se përpjekjet tona, rezonuan me ato të publikut.

Ndërsa vazhdojmë të qëndrojmë brenda normave të rregullit të Goldwater, që i ndalon psikiatrit të diagnostikojnë figurat publike pa një kontroll personal, dhe pa pëlqimin e personit në fjalë, ka shumë gjëra që profesionistët e shëndetit mendor, mund të tregojnë para se të mbërrihet tek ndërgjegjësimi i publikut.

Këto vijnë nga vëzhgimet e modeleve të përgjigjeve të një personi, nga paraqitjet e tij mediatike me kalimin e kohës, dhe nga raportet e atyre që janë pranë tij. Në fakt, ne dimë më shumë për Trump në këtë drejtim se sa për shumë të tjerë, në mos shumicën e pacientëve tanë.

Megjithatë, shëndeti personal i një figure publike, është një çështje e tij private – deri kur ajo shndërrohet në një kërcënim për shëndetin publik.

Për të bërë një diagnozë, nevojitet i gjithë informacioni përkatës – duke përfshirë, besoj unë, edhe një intervistë personale.

Por për të vlerësuar rrezikshmërinë, një ekspert ka nevojë vetëm për informacion të mjaftueshëm për të ngritur alarmin. Bëhet fjalë për situatën dhe jo për personin.

I njëjti person nuk mund të përbëjë një rrezik në një situatë tjetër, ndërsa diagnoza qëndron tek ai person.

Është Trump, ai që paraqet rrezik në zyrën e presidencës amerikane. Pse? Dhuna e shkuar është parashikuesi më i mirë i dhunës në të ardhmen, dhe ai e ka dëshmuar këtë: agresivitet verbal, autolëvdata për sulmet seksuale, nxitje të dhunës tek të tjerët, tërheqje ndaj dhunës dhe armëve të fuqishme, si dhe përndjekje e vazhdueshme e një kombi armiqësor me energji bërthamore.

Tiparet specifike që lidhen me dhunën përfshijnë: impulsivitetin, pavetëdijen, paranojën, një humbje e lehtë të ndjenjës së realitetit me një kuptim të dobët të pasojave, reagime nervoze, mungesë ndjeshmërie, të qenit luftarak ndaj të tjerëve, dhe nevojës së vazhdueshme për të demonstruar fuqinë.

Ekziston një model tjetër, me të cilin ai është i rrezikshëm. Funksioni i tij njohës, ose aftësia e tij për të përpunuar njohuritë dhe mendimet, ka filluar të vihet gjerësisht në pikëpyetje. Shumë njerëz kanë vënë re një rënie të dallueshme në aftësinë e tij të jashtme për të formuar fjali të plota, për t’i qëndruar një mendimi, për të përdorur fjalë komplekse, dhe për të mos bërë lidhje faktesh të menduar mirë.

Dhe kjo është diçka e rrezikshme, për shkak të rëndësisë kritike të kapacitetit vendimmarrës në postin që ai mban.

Rënia njohëse, mund të rezultojë nga çdo numër shkaqesh – psikiatrike, neurologjike, mjekësore ose të shkaktuara nga barnat – dhe prandaj duhet të hetohet.

Po kështu, ne nuk e dimë nëse simptomat psikiatrike janë për shkak të një çrregullimi mendor, ilaçeve ose gjendjes fizike, të cilat mund t’i vetëm zbulojë një ekzaminim i plotë.

Një diagnozë në vetvete, po aq sa ndihmon në përcaktimin e kursit, prognozës dhe trajtimit, është një çështje private e Trumpit, por ajo që është çështja jonë, është nëse presidenti dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë amerikane, ka aftësinë për të funksionuar në zyrën e tij. Sëmundja mendore, madje edhe aftësia e kufizuar fizike, nuk e pengon detyrimisht presidentin të kryejë funksionin e tij.

Përkundrazi, pikëpyetjet në lidhje mbi këtë kapacitet, na mobilizuan për të folur për shqetësimet tona, me synimin që të paralajmërojmë dhe edukojmë publikun, dhe ta ndihmojmë në mbrojtjen e sigurisë dhe mirëqenies së tij. Përparimi i hetimeve të prokurorit special Robert Mueller, ishte shqetësues për ne, për efektet që do të kishte në stabilitetin e presidentit.

Ne parashikuam që Trump, i cili ka treguar shenja të ndjeshme të brishtësisë psikologjike në rrethana të zakonshme, mezi është në gjendje të përballojë kritikat themelore apo lajmet negative për të, do të fillonte të degradonte me akuza banale.

Dhe nëse do të stabiliteti i tij mendor do të pësonte një krizë, po kështu do ndodhte edhe me sigurinë publike dhe atë ndërkombëtare.  Fjalimi i ri i Kim Jong-un me rastin e Vitit të Ri, shtoi tensionet rreth asaj se kush e ka butonin më të madh bërthamor. Në fakt, kjo është ajo që filloi të shpaloset: Trump u bë më shumë paranojak, duke përkrahur edhe një herë teoritë e konspiracionit, që i kishte lënë pas dore për një fare kohe.

Ai dukej se mund të humbasë më tej kontrollin e tij mbi realitetin, duke mohuar zërin e vet në kasetën e skandalit  “Access Hollywood”. Gjithashtu, shpeshtësia e dukshme e postimeve të tij në Twitter, dukej se reflektonte një gjendje mendore të trazuar, dhe ripostimi i disa videove të dhunshme antimyslimane, tregoi prirjen e tij për të përdorur dhunë kur ndodhet nën presion.

Trump e sheh dhunën si një zgjidhje, kur është i stresuar, dhe dëshiron të rivendosë fuqinë e tij. Paranoja dhe ndjenjat dërrmuese të dobësisë dhe të pamjaftueshmërisë, e bëjnë dhunën shumë tërheqëse, dhe armët e fuqishme janë shumë joshëse për t’u përdorur – aq më tepër për fuqinë e tyre.

Gara e tij me liderin e Koresë së Veriut rreth madhësisë së butonave të tyre bërthamore, është një shembull i kësaj, dhe tregon mundësinë e një rreziku të madh, në sajë të fuqisë së pozitës së tij.

S’ka nevojë të jesh një profesionist i shëndetit mendor, për të parë se një person me problemet e Trump, në zyrën e presidencës, është një rrezik për të gjithë ne.

Ajo çfarë mund të ofrojnë ekspertët e shëndetit mendor, është pohimi se këto shenja janë reale, se ato mund të jenë më të këqija se sa dyshojnë personat jokompetentë, dhe se ka mënyra më produktive për t’i trajtuar ato, sesa shmangia apo mohimi.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Donald TrumpI çmenduripresidentRobert MuellerSHBATrump

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Rama si Babagjysh/Mustafaj: Një plehrë në kazanin e tij mediatik  

Rama si Babagjysh/Mustafaj: Një plehrë në kazanin e tij mediatik  

Lezhë/Rama: Drejtorët janë në provë, tepsia do shkojë për skrap

Lezhë/Rama: Drejtorët janë në provë, tepsia do shkojë për skrap

Lazio “bllokon” De Vrij, Interi huazon një supermbrojtës

Lazio "bllokon" De Vrij, Interi huazon një supermbrojtës







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë me makinën e ambasadorit të SHBA në Shqipëri
Aktualitet

Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë me makinën e ambasadorit të SHBA në Shqipëri

by mirseda
18:05 | 22/01/2026
0

Pas qëndrimit prej një ditë në Vlorë, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, është shfaqur...

Shtyhet më 29 janar seanca në GJKKO për Ilir Metën, avokati Cakrani: Beteja mbetet e hapur

Shtyhet më 29 janar seanca në GJKKO për Ilir Metën, avokati Cakrani: Beteja mbetet e hapur

17:48 | 22/01/2026
Shkon në 45 numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Shkon në 45 numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

17:44 | 22/01/2026
Çfarë po ndodh mes Krusitës dhe Kristit? Mikeshja: Ajo është e hapur për lidhje

Çfarë po ndodh mes Krusitës dhe Kristit? Mikeshja: Ajo është e hapur për lidhje

17:17 | 22/01/2026
Qumështi “NAN 1 OPTIPRO” i Nestlé, me bakterë, hiqet nga tregu nga AKU

Qumështi “NAN 1 OPTIPRO” i Nestlé, me bakterë, hiqet nga tregu nga AKU

17:01 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com