Lojtari i Bayern Munich, Franck Ribery ndodhet në telashe të mëdha, pasi është përfshirë në një incident, duke goditur me grusht një gazetar.
Thuhet se 35-vjeçar goditi tre herë me grusht një gazetar pas humbjes së Bavarezëve ndaj Dortmund dhe mund të përballet me një dënim.
Bild raporton se francezi ishte zemëruar me një analizë të gazetarit Patrick Guilloi, pas humbjes dramatike të Bayernit 3-2 ndaj Dortmundit.
Mësohet se në analizën e publikuar nga gazetari, Ribery cilësohej fajtor për dy nga golat e ekipit të Dormundit.